Tuesday, September 28, 2010

Fallon & Felisha - Lights Out


    Kete te shtune ne numrine ri te SH2 (Suplementi i gazetes "Shekulli") do te lexoni nje interviste eskluzive te Aris Golemit i cili drejton nje prej pese agjensive me te mira te kercimit ne Amerike. Projekti i tij i fundit, ka te bej me menaxhimin e karrieres muzikore te motrave Fallon dhe Felisha, te cilat per publikun kane qene te njohura fale hiteve "Killa" dhe "Do it To it" publikuar nen emrin e grupit "Cherish". Pervecse ne treg, suplementin do keni mundesi ta lexoni gjate javes se ardheshme dhe ketu ne www.RevistaAlbaniac.com nen seksionin PDF. Nderkohe po ne www.RevistaAlbaniac.com ju keni mundesi te degjoni dhe kengen e tyre te re "Lights out" premiere boterore ne Albaniac si dhe nje pershendetje nga vajzat per lexuesit tane
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, September 13, 2010

BESA DHE JEHONA-NUK JAM AJO - PREMIERE NE ALBANIAC

Saturday, September 11, 2010

Eva Pepaj (Lauren) ne filmin "The Hand Off"

Selena Gomez - A Year Without Rain

Saturday, August 14, 2010

Genta Ismajli - Shkune tune

    OZM! Kjo video eshte shume shume hot.Me ne fund GENTAAAAAAA! Hallall videoja! me pelqen gjithçka ne te sidomos e veshur me te bardha-super hot! Kengen nuk e kam dhe aq qejf perveçse ritmit beep-beep :) gjithsesi mendoj qe do behet hit fale videos dhe riperseritjes ne ekrane.Shume cool! Une e ♥
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Friday, August 13, 2010

Flo i tregon vendin Perez Hilton_it lol

    Perez Hilton filloi te ofendoj pothuajse te gjitha vajzat ne episodin e permbledhjes.Njeren e quajti kurve e tjetres i tha se ne fakt po shikonte pucrrat e saj ne faqe etj etj. Keto ishin aq "bad girls" saqe nuk ja mbajti me i kthy nje pergjigje tamam.Kur erdhi puna qe ti kundervirej Florianes...oh sa gabim beri shoku PeRRRREEEZZ HILLLTOOON! Hahahaha! Shikoni se çfare ndodh. Flo i thote atij "Ndaj te gjuajti me grusht Will.I.am se ti je kurve!" Hahahhahaa! ♥ her!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

The Bad Girls Club - Permbledhja

Flo (Bad Girls Club) feat. KofI Black - "Tear It Up"

    Kjo eshte nje prej kengeve te Florines prej "Bad Girls Club" shkrimin rreth te ciles mund ta lexoni ne suplementin "SH2" te gazetes Shekulli ne Shqiperi. Kenga shoqerohet me fotografi nga programi dhe aktivitete te ndryshme ne te cilat ajo ka marre pjese. Ne na pelqen kenga...po ju si mendoni?

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Bad Girls Club Season 4 : Amber vs. Florina(Flo)

Thursday, August 5, 2010

Elvana Gjata feat. Fugaa - Mamani nejen - VIDEOJA E RE SHIKOJE KETU

Tuesday, August 3, 2010

A mund ta shpëtoj Tingulli 3nt Ermal Fejzullahun? + Videokënga e "I Kom"


    Këngët e fundit të Ermalit e pranojmë që nuk ka qënë kryevepra dhe besojmë se dhe vetë këngëtari duhet ta ketë kuptuar këtë pasi jo më kot ka vendosur që në këngën e re të bashkëpunoj me Tingullin e 3nt. Geti shpesh ka shërbyer si komardare shpëtimi për disa këngëtarë të cilët i ka nxjerrë nga situata duke i rikthyer suksesin. Po me Ermalin? Duket se ka funksionuar! Kënga "I kom" është e lezetshme dhe ne na pëlqen, ka pak si shumë "autotune" por sërisht ka shanse për tu bërë hit. Le të shpresojmë që kjo këngë të jetë një rifillim i mbarë për Ermalin. Më poshtë keni mundësi të ndiqni dhe videokëngën...bytha me shumicë, paska pas ulje tek Çamët hahahaha Marr Ermal se je ene i martum, tu tu hedh ato lejzbijkat n'qaf ashtu medet! hahahhaaha sa kom qesh lol

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, August 2, 2010

Shiko Videon nga koncerti i INNA ne Shqiperi

3 hitet e fundit nga Elvana -Flori-Fuga

Foto nga videoja e re e Elvanes - MAMANI NEJEN - VETEM NE ALBANIAC!!!



    Nese ju shpetoi pa lexuar intervista e Elvanes te shtunen...(prisni dhe disa dite se do e publikojme ketu.) atehere po ju tregojme se ne te ajo paralajmeronte per nje video te re shume cool qe do publikoj se shpejti. Videoja eshte nje bashkepunim me nje prej rrepereve me te mire ne Kosove - FUGA dhe titullohet MAMANI NEJEN qe une nuk e di se cfare do te thote, por do kerkoj te ma perkthejne dhe ju a bej te ditur hihihihihi. Muzika...Flori Mumajesi, Teksti FUGA, Zonja dhe zoterinj kendon...ELVANAAAA GJATAAAA! O sa me kishte marre malli per ato prezantimet e festivaleve. Najzzz! Ne po ju sjellim dy foto eskluzive nga videoklipi (njeren po e mbajme sekret per me vone) dhe sic mund te shikoni dhe vete, Elvana ka pesuar nje ndryshim total. Se shpejti do publikojme dhe disa sekuenca vizive, por per momentin kenaquni me fotot.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, August 1, 2010

Këngëtarja më seksi në Shqipe 2010! - së shpejti rezultatet


    O kukuuuuu! Kjo foto është marrë gjatë interpretimit të Zanfinës në një koncert në Kosovë paraqitja e të cilës i ka shtangur spektatorët. Harroje pamjen shumë shumë cool, por shikojini trupin! Me duar në zjarrë Zanfina Ismaili është këngëtarja me trupin më të mirë në Estradën shqiptare. Hot Hot Hot!
    Jo më kot ne e kemi shpallur para disa vjetësh si "Këngëtarja më seksi e vitit në Shqipe"! Kjo është një rubrikë të cilën ne e publikojmë çdo vit prej mëse gjashtë vjetësh, dhe rezultatet për këtë vit do i shpallim në fillim të muajit gusht me një intervistë dhe sesion fotografik të këngëtares fituese. Mos harroni të na lexoni!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kënga e javës - Dafina Rexhepi dhe Etnon (ish Etno Engjujt) - Ti mi then kufijtë


    Fiksim! Fiksim kjo këngë! Një tjetër Dafinë shfaqet në skenë. Këtë muaj këngëtarja e re ka publikuar dy këngë me dy prej emrave më të njohur të hip-hopit në Kosovë (Etnon dhe Mc Kresha). Të dyja këngët janë cool por "Ti mi then kufijtë" është më e destinuar për tu bërë hit. Pavarsisht se ndryshon nga klipi në klip dhe luan me pamjen e saj, personalisht mendoj se ka nevoj për një stil pak më të detajuar sepse duket pak si rrëmujë.E njëjta gjë vlen dhe për kërcimet...Duket që videoja është bërë pak shpejt e shpejt dhe nuk ka pasur një numër koreografik, por sërisht jo keq. Shumë po më pëlqen Dafina mua dhe kënga ajjjjjj s'po më largohet nga mëndja! Diçka tjetër në lidhje me video...nuk dua ti pres hovin,sepse është ende në fillimet e saja, por fillimi i videos është kopjuar si ide nga videokënga e Esmeè Denters dhe Justin Timberlake " Love Dealer". Të paktën merrini idetë nga ndonjë video e vjetër apo ndonjë këngëtar i panjohur, po shkoni dhe kopjoni Justin Timberlake lol. Nejse...ja kena fal hahahhaha! Vizitoni ëëë.RevistaAlbaniac.com për të ndjekur këngën. ♥♥♥

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Çiljeta publikon "Pse të dua ty" - Shiko Videon Këtu

    Më në fund e pamë dhe videon e re të Çiljetës. Sa dëshiroja të mos thoja diçka negative,sepse po duket sikur po e bëj qëllimisht, por dush në mes të detit me çizme deri në gju? Sinqerisht! Ja ju më thoni mua...ç'të shkruaj! Hahahaha! Videoklipi nuk ishte i keq, biles ka shumë sekuenca të bukura, por që fatkeqsisht nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nga indiane tek dushi në plazh, nga një pozicion super nën dritat lazer tek një video amatore nga lokali që ka sponsorizuar videon (po pra po ma e lexum emrin). Nejse...të paktën kënga është e bukur. Plot ritëm dhe me një refren të këndshëm. Ka disa vende ku vokali i Çiljetës lë për të dëshiruar, por në përgjithësi është super! Ne na pëlqen dhe padyshim një ndër hitet e kësaj vere.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, July 31, 2010

Seldi ♥ Sinanin dhe Sinani ♥ Seldin


    Shprehja eshte "Kerko femren" po ne kete rast le te themi "Kerko Sinanin". Shoqja Domenika e BigBrother i eshte drejtuar shtypit dhe ka vjelle te gjitha sekretet mbi lidhjen e Seldit dhe Sinanit. Ajo biles i ka dhene dhe foto intime gazetes "Panorama" e cila ka publikuar intervisten,per te provuar vertetesine e fotove te saj. Po sic mund ta shikoni dhe nga fotoja qe po ju sjellim...Seldi nuk po ben gje, eshte Sinanin ai qe e ka ngacmuar seksualisht hahahhaaha. Amon sinqerisht kush do me ja dit, po e cuditshme pse kjo uli veten (hhhaha uli veten hahahha) dhe u be pjese e ketij skandali, kur vete ne interviste tregon se Seldi i ka treguar qe ai ♥ Sinanin. Tani shih kur me dal Seldi me foto te Domenikes lol.Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Friday, July 23, 2010

Une e kam ♥ ket video!!!


    Fiksim videokengen e re tw NewPorn dhe Lyrical Son - "Shihemi prap"! Kenga,teksti,ritmi, historia, humori...shume shume fiksim! Me pelqen qe dhe artistet tane po dalin nga kufijte e normales dhe po mundohen te sjellin dicka te guximshme dhe provokuese. Ndiqeni me poshte videon. Zuper Zuper!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Një tjetër festë për "Eagle View"


    Fadil Berisha javën që shkoi organizoi një tjetër festë për të promovuar revistën e tij "Eagle Vieë" dhe këtë herë ne ishim prezent. Ajo u zhvillua në klubin "La Pomme" në Manhatan ku ishin të ftuar shumë shqiptarë të njohur midis të cilëve Aurela Gaçe, Anxhela Martini,Blerim Destani,Alma G etj. Në ekrane ishin ekspozuar faqet e revistës te cilat sigurisht shfaqin punën e mrekullueshme të Fadilit dhe bukurinë e natyrës dhe rracës shqipëtare etj etj etj Shumë krenar domethënë! Blerim Destani ishte prezent dhe unë desha ta takoja për të bërë një intervistë, por kishte shumë njerëz dhe ai ishte gjithmonë në shoqërinë e dikujt dhe ndërrova mendje. Në fakt përveç disa miqve të mi nuk takova asnjë tjetër (dhe pse miqtë e mi i takuan të gjithë lol), nuk di pse, por sikur nuk isha në qejf. Megjithatë bëra goxha muhabet me menaxheren e lokalit! Hahahaha! I premtova që për dy vjet lokalin do e ketë ajo në pronësi ( Ti kujtoj vetes të mos pijë më Vodka Fusion!) Fadili po takohej e po fliste me të gjithë, Aurela gjithashtu, ndërsa Anxhela...unë nuk e vura re fare, vetëm kur ma treguan se ku ishte. Në fakt party ishte cool , të gjithë dukeshin të gëzuar dhe personalisht mendoj se të tilla takime duhet të ndodhin më shpesh. Le të shpresojmë! Në një moment një mikja ime më fton të takoj një producent shqiptar i cili banon në Amerikë emrin e të cilit nuk e mora dot vesh, por po më tregonte sesi do xhironte një film në Shqipëri me një producent të huaj që kishte bërë një film të njohur titullin e të cilit prapë nuk e mora vesh (kishte shumë zhurmë helloooo!) I them shokut producent, më jep kartën e biznesit dhe e kontaktoj më vonë, pasi në klub nuk mund të bisedojmë, kur më thotë "Më kërko në Google se më gjen e i mëson të gjitha për mua." E pashë një herë...o shoku producent pa kartë biznesi. Unë të kam këtu ti më thua më kërko në Google? Hahahaha! OK! Pastaj më tregoi sesi një gazetare e cila është më e mira në Shqipëri i kishte bërë një shkrim dhe se ajo punonte për "Shekullin".I them se nuk e njoh. Më shikon i habitur. Ja po kërkoj falje publike që nuk e njoh gazetaren! Hmmm...në rregull. Pastaj më pyet nëse njoh Adi Krastën. Ajo pyetje si me pyet një shqiptar a ke ngrën ndonjëherë byrek hahahha. I them që Adi është në Amerikë (e kisha parë në një restorant, lexo shkrimin tjetër). Shoku producent më shikon një herë pastaj më thotë "Ti vëllai më duket qënke kshu si high (nuk po i gjente dot fjalën në shqip që do të thotë sikur ke pirë drogë). E pashë dhe i them "Me që ma kujtove, po iki të marrë dhe një pije.Shnet!". Mikja ime më tërheq prej krahu më pyet pse po iki dhe i përgjigjem "Ti e gjete ti mbaje!" Sa Çufo ka bota, pse për të gjithë ata do shkruaj unë lol! Si përfundim, revista do dalë së shpejti dhe është cool. Unë u largva pa përfunduar festa akoma, e pas meje pashë të largohej dhe Blerim Destani...me një femër, e cila nuk ishte e njohura e tij. E di, e di...po ja fus kot dhe unë! Për një moment ashtu mendova, derisa filluan të përqafoheshin, e përqafoheshin...e përqafoheshi...ka ndonjëri kokoshka?
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Seksi dhe qyteti - Filmat sipas komshijes sime


    Hajde më thotë Qazimi (im shoq) se do shkojmë të shikojmë "Seksin dhe Qytetin". E pashë një herë ti bie thashë me vet a mos ti bie. Një herë që bëjnë një film komplet për ne femrat do të vij ky, po pastaj nuk ja prisha. Normale, ja do filloj kampionati botëror i futbollit dhe unë bashkë me atë tek klubi "Birraria e komunitetit shqipëtar". Filloi filmi dolën katër gra me katër ngjyra të ndryshme flokësh të veshura shumë bukur. "Ku jetojnë në Nju Jork këto moj?" më thotë ky i imi...e pashë nuk ju përgjigja. "Moj se mos ka ndonjë Nju Jork tjetër e na kanë gënjyer jetojmë kot këtu" më thotë prapë. Nuk i bëra zë. Në fakt kishte pak të drejtë, si vishen këto me motër sikur jetojnë në pasarela tërë ditën. pale që njëra më gatuante dhe me fustan firmato sikur të ishte nuse prej Korçe! Aman gatim i thënçin, vendoste krem mbi bukë. Më zuri një e qeshur e madhe mua nuk pushoja. Gatuante ajo! Të gjitha më shikonin si të çmendur.Pastaj kur goca e asaj ja vuri duart me krem në fustan...mua të fikët! E kam sharë atë kalama mistrec që ja prishi fustanin firmato...kur shikoj rreth e qark këto amerikankat qeshnin. Pikaaaaa! Ç'kishte për të qeshur aty? 5000 dollarë fustan në plera! E hëngëëëërt! Mesa kuptova unë, këto femrat, pasi ja nxorrën namin e keq vetes në Nju Jork, i çuan në Arabi për ti treguar sesi sillen femrat e mira. Ene shkuan këto atje dhe ju pëlqeu Arabia saaa o Zot ja re bir! Arabi kështu Arabi ashtu! Pastaj nga fundi kur e morën vesh që Arabia e kishte 20.000 dollarë natën apo katër fustane firmato në gjuhën e këtyre, ja futën vrapit ikën për një orë. Shkoi tjetra në mes të shkretëtirës me taka e me fustan nga ato të ballos edhe thoshtë nuk e dija unë që do dilnim në shkretëtirë. Po Arabia e tërë shkretëtirë është moj derëbardhë ku presje të shkoje ti. Pika!!! pasi i bënë një orë reklam hotelit i futën një xhiro nga tregu ku do blinin shoshka dhe çfarë koeçidence moj motër, në mes të arabëve pa ish të dashurin e pastaj pesë minuta më vonë u puthën. Sa u trishtuaaaa ajo kaçurrelsja sa u trishtua! Kjo ka puthur gjysmën e Nju Jorkut more, u bë keq se puthi ish të dashurin...aman na mbushi mëndjen. Po kur i tha burri vetë që të bënin dy ditë në javë pushim! Ja ta provoj Qazimi ti kërkoj ato dy ditët se e di ku i gjen. Turni i tretë roje godine të paguhet ekstra atë më gjen. Andej nga fundi bënë ç'bënë, duruan arabët dhe deshën ti kthenin mbrapsh ndaj, u menduan u menduan dhe si çfarë bënë? Çojnë atë Samantën të bëj seks në publik gjë që në Arabi dënohet me ligj. Kur e panë që dhe atë ja falën, i futën një kile me prezervativë në çantë dhe e degjeneruan në mes të pazarit. Po ku degjenerohej Samanta! Ajo ishte krejzi mo krejzi fare! I thoshte atyre sesi e bënte. Ja të iki ndonjëra ta provojë atë punë me të vërtetë se kur ta mbulojnë me gurë. Pikaaaaaaaa! Me tërmend kjo? Dhe kështu mbaroi filmi u kthyen këto të lumtura në Amerikë. Më mirë të dali nami sesa pa ...atë nishanin ishte kuptimi i këtij filmi. Kur po dilnim Qazimit i qeshte buza vesh më vesh. Atëherë me erdhi inat, se dhe një film që e bëjnë për neve e bëjnë sikur u përgjëruam për budalliqe, e të qesh ky me filmat e mi?! Bam! Ja kërrcita një herë të vinte në realitetë se shkojmë në shtëpi e kushedi ç'e gënjen mëndja, po më blen ndonjë fustan 5000 dollarësh e po kërkon ti gatuaj me atë veshur.Ja më la mendja mua!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Neser (e shtune) se bashku me gazeten Shekulli dhe numri i ri i SH2

Çiljeta bohet indione





    Çiljeta se shpejti do tw publikoj videon e saj te re e cila siç mund ta shikoni dhe ne videon e meposhtme eshte nje bashkepunim me grupin e "Bizeleve"? Mesaduket mashurkat nuk paskan qene te disponueshme kete vere hahahahaha. Pas ciganes,boksieres,francezes,dhe ruses tani Çiljeta ka vendosur te jete indiane. I shkon i shkon...po na pelqen. Sa per kengen, do ju duhet te prisni edhe pak, por per momentin mjaftoheni me reklamen. Ndiqeni...

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, June 27, 2010

Chamillionaire në Kosovë si pjesmarrës në Freedom Festival

Friday, June 25, 2010

BLERO - Nuk Mundem Pa Ty (Official Video 2010)

Saturday, June 19, 2010

Alban Skenderaj - Si me pare -SHIKO VIDEON E RE KETU!


    Alban Skënderaj publikon videon e re " Si më parë"

    Atëherë, është një këngë pop-rrok baladë romantike....e cila është kompozim i vetë Albanit dhe është regjistruar e përpunuar në Gjermani. Do të publikohet në dy versione : shqip dhe italisht. Versioni shqip është publikuar këtë javë, ndërsa versioni italian do të publikohet në Itali diku nga muajt shtator-tetor. Albani që prej lidhjes me Miriam Canin jo vetëm që po qëndron në Gjermani, por dhe ka filluar karrierën artistike atje, ku ka publikuar një videoklip " This Is Your Day" si dhe ka qënë i ftuar në disa programe televizive në stacionet gjermane së bashku me Miriamin. Nuk kemi për momentin ndonjë info rreth publikimit të "Si më parë" në tregun italian, por sigurisht që do ju njoftojmë sapo të mësojmë diçka.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, June 13, 2010

Eliza & Rosela - Rruga e zemres - Official Music Video

Saturday, June 12, 2010

Edona - Romanca

Dj Blunt ft Real 1 & Noizy - Sen Tjeter Nuk Vyn ( Official Video ) HD

Wednesday, June 9, 2010

Videokenga e re e Dafina Zeqirit-Rock This Club - Shikoje ketu

OneRepublic - Stop and stare (live in tirana).3gp

Thursday, May 20, 2010

Juliana Pasha gjate provave ne Eurovision

Wednesday, May 19, 2010

ZAIMINA VASJARI - VIDEO KENGA E RE "PROBLEM"

Friday, May 14, 2010

SH2 dhe Albaniac neser ne treg me gazeten SHEKULLI.


    Nuk e keni marre SH2 me gazeten SHEKULLI akoma? Atehere nuk jeni cool se vetem ata qe jane cool lexojne SH2_shin hahhahahhahaaha Alma G,Fadil Berisha i ndryshon imazhin Miss Amerikes-Eskluzive-,Lorika Cana me te dashuren e re re angleze,Shiko Seldin e Big Brother me breke, CNN emision per Shqiperine?,Eliza Dushku nder me seksit ne Amerike,Stresi got a gun,Aurela Gace e qan Celine Dion, Tuna pas martese dhe nje foto eskluzive per SH2 nga sesioni i Anabel. NESER NE TREG! BE COOL! BE SH2!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, May 12, 2010

Flori Ft. Evi Reci- I ngjan asaj

Shpat Kasapi - Depresive

Edita Sopjani - Koleksioner (Official Video 2010)

Sunday, May 9, 2010

Kënga më e mirë në Bullgari...një këngë shqipëtare- SHIKO VIDEON

    Oh ironia...ironia! Kënga "Fluturimi 3470" , kompozuar dhe kënduar nga Flori Mumajesi & Soni Malaj, ndoshta nuk ishte aq e mirë për të fituar çmimin e parë në festivalin "Kënga Magjike", por ka qënë e mirë mjaftueshëm sa të korri sukses të madh në Bullgari dhe të nominohet në "Ballkan Aëards" si kënga më e mirë prezantuese nga Bullgaria. Pra Flori në këtë ceremoni çmimesh të Ballkanit, është vlersuar me dy çmime. Në versionin bullgar kënga mban titullin "Nishto Ne Znaesh" dhe këndohet nga Emanuela & Krum. Versioni bullgar (i kanë blerë të drejtat e këngës, nuk është vjedhur) është po aq i mirë sa versioni shqiptar. Emanuela më pëlqen shumë, ndërsa Krum...eh, ok!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Rita Ora në videon "Over" të Drake - SHIKOJE VIDEON



    Ne ju treguam javë më parë që shqipëtarja Rita Ora do shfaqej në videon e re "Over" të rrepistit të njohur Drake dhe tani po ju sjellim fotot e Ritës nga kjo video. Kënga është bërë hit në Amerikë dhe është hapi i parë që Rita hedh në tregun Amerikan të muzikës. Ajo ka lidhur kontratë me RocNation të Jay Z, kompani e cila po përgatit dhe albumin e saj muzikor. Ndërkohë ne kemi mësuar që Rita është duke xhiruar një videoklip të sajin dhe mezi presim të shohim se ç'farë do të sjellë, apo nëse do të transmetohet në kanalet muzikore etj. Më duket se më në fund do e kemi dhe ne një shqipe në MTV. Hajdeeeee!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Tirana Fashion Week - Veshje, modele dhe sëmundje lëkure

    Për një vënd që nuk ka një linjë veshjesh "Made in Albania" dy evente mode "Fashion ëeeks" duken si të tepruara. Megjithatë, duhen përuruar,sepse tregojnë që dhe në vendin tonë po bëhet një përpjekje për të vënë në lëvizje dhe për të krijuar një treg mode. Fatkeqësisht, gjithkush e ka vënë re se java e modës ka qënë një përpjekje e guximshme...e suksesshme, por sërisht pa mundur të tregojë një profesionalizëm aq të kërkuar dhe Të detyruar për aktivitete të tilla. Për të patur një ide të përgjithshme, po ju tregoj se javët e modës në mbarë botën nuk janë thjesht sfilata rrobash që mund ti blesh të nesërmen në dyqane, por një shfaqje e cila i paraprin modës që do të shihet në muajt e ardhëshëm, në sezonin e ardhshëm. Një event ku shkëmbehen dhe lidhen kontratat e mundshme për biznes. P.Sh. nëse një kompanie të caktuar i pëlqejne veshjet e një stilisti, atëhere lidhin kontratën me të për të prodhuar dhe shitur këto veshje në dyqanet e tyre. Gjithashtu, veshjet e prezantuara nga një stilist në pasarelë, gjithmonë kanë një ide të përbashkët,një element të përbashkët, një ngjyrë e cila vihet më në dukje e cila do të jetë dhe ngjyra dominuese e sezonit për krijimet e atij stilisti. E njejta gjë vlen dhe për pamjen e modeleve etj etj.Tek "Tirana Fashion ëeek" është e vështirë të kuptohet nëse veshjet janë për pranverë, verë apo vjeshtë. Shumica e stilistëve kishin krijime të bukura aty tek tuk, por nuk të binte në sy asgjë origjinale, thjesht fustane të bukura. Thuaj...nëse do i përzjenin veshjet e disa stilistëve së bashku, nuk do mund të dalloje dot punën dhe stilin e njërit nga tjetri. Stilistët veç ishin gjysma e së keqes! Fol për modelet!!! Të bukura, por shumica e tyre aspak elegante apo fisnike çka janë dhe pjesët kryesore të bukurise që duhet të ketë një modele. Për më teper, lexuesit aq të apasionuar pas modës i ka shtangur fotoja e një modeleje e cila kishte lekurën e kurrizit të infektuar. Nuk ndodh në botën e modës (që është një botë SHUMë SHUMë sipërfaqësore, dua të them...flitet për bukurinë apo jo?) që të ngjitet në pasarelë një modele me infeksion në lëkurë dhe për më tepër, një modele kurrë nuk ja lejon vetes të shihet në atë gjëndje. Faktkeqësisht, në atë fotografi të sajën publikuar prej Reuters, "Tirana Fashion ëeek" tregoi se zhvillohet thjesht nga entuziazmi dhe pasioni i organizatorëve, duke bërë që të anashkalohen shumë gjëra të cilat në botën e modës janë të pafalshme dhe më tepër se kushdo, stilistët pjesmarrës duhet ta dinë këtë.Ndoshta më mirë vitin e ardhshëm.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Capital T publikon "Come Around"- SHIKO VIDEON

    Ne e vlerësuam si talentin e ri më të mirë të vitit 2009 falë hitit "Supersëeet". Tashmë Capital T po na provon që kishim mëse të drejtë duke nxjerrë më një maj një tjetër këngë e cila mendojmë se do jetë një prej më të mirave të këtij sezoni. Titullohet "Come Around" dhe videon e saj do ta shihni javën që vjen në të gjitha kanalet muzikore. Ai mund të jetë vetëm 17 vjeç, por ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të muzikës në Shqipe si Don Arbas,Dafina Zeqiri, Flori Mumajesi etj dhe me shumë siguri e themi që është ndër të paktët artistë të rinj që premton një të ardhme të suksesshme. Për më tepër videoja e tij "Supersëeet" ka arritur te vizitohet mbi 650.000 herë në YouTube, një rekord për një artist të ri.





    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ish-e dashura e Tiger Woods e fiksuar me UÇK



    Këtë gocën do ta marrim ushtare!
    Kur shpërtheu skandali Tiger ëoods, në të gjithë shtypin Amerikan u publikuan fotot e Rachel Uchitel - vajza e cila akuzohej se ishte e dashura e tij dhe arsyeja e prishjes së martesës së golfistit më të mirë në botë. Ne shqipëtarët nuk e kemi dhe aq për zemër golfin ndaj normale që nuk na interesoi si shumë kjo mesele, por kur vumë re se Rachel ishte fotografuar duke mbajtur në kokë një kapele me stemen e UÇK-së u shtangëm. Opo sinqerisht u shtangëm, se nuk gjenden dhe aq kollaj në Manhatan ore jo! Me stemën e flamurit shqiptarë edhe ndoshta, por me shenjën e UÇK?! Bah! Fillimisht kujtuam se ishte thjeshtë një koeçidencë, por jo jo jo! Ajo shpesh herë është fotografuar nga paparacët me kapelen e UÇK-së në kokë, biles dhe gjatë një vizite në Australi. Shikoni fotot dhe binduni vetë. Tani...ajo çka duam të dimë ne, është sesi i ka rënë në dorë kapelja! Nëse dikush ka ndonjë informacion të na e dërgojë! Jo se kushedi çfarë ore jo, por kështu si tipa kurioz që jemi, po vdesim për ta marrë vesh.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ermal fejzullahu publikon videokëngën "Ti Dua Sytë" + videoja ketu

    Mund të mendosh se kur dikush martohet, bëhet me fëmijë, ka një karrierë të suksesshme dhe është ende në moshë të re, mund të jetë njeriu më i lumtur në botë, por nëse do ta gjykonim Ermalin bazuar në repertorin e tij të fundit...largqoftë nuk dimë ç'të mendojmë. Këngëtari duket i fiksuar mbas aksidenteve me makinë. Pas "Ti Prit dhe Pak" ai sapo ka publikuar videokëngën e re "Ti Dua Sytë" që i dedikohet një vajze e cila ka humbur shikimin gjatë një aksidenti me makinë me të dashurin. Hmmm...ok! E kuptoni? Telenovelë spanjolle, Rubi Rubi Ruuubiiii hahahahaha. E marr vesh që është një temë e trishtuar e nuk është për të qeshur, por nëse e keni parë videoklipin do të më kuptoni shumë mirë. Tani...kjo vajza është e verbër, megjithatë del vetëm në mes të natës...eh? Ene, ecën kjo vajza në mes të rruges, në mes të natës, në një vend të shkretuar, dhe e sulmojnë disa rrugeçër. Uaaaa sa frikëëë! Po ti mos u frikëso se Ermali di karate dhe vjen ai i rref këta çunat e këqinj. Ndërkohë kënga vazhdon "Ti dua sytë edhe kur qan/ Shikimin tënd që më s'e kam/merri sytë e mi kur të merr malli /vetëm një sekond bota do ndali/". Anormale! Kënga është ok, asgjë speciale e ne po shpresojmë se videokënga që ai do publikoj në muajin qershor në mos speciale, të paktën të ketë pak kuptim.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Parashqevi Simaku i "largohet skenës"

    Duket se lindja e fëmijës e ka bërë Parashqevi Simakun që ti largohet skenës. Këngëtarja tashmë po bën disa vite që jo vetëm nuk ka publikuar ndonjë material të ri, por as nuk ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet muzikor të rëndësishëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fansat e kanë harruar, pasi vazhdimisht në profilet e tyre në Facebook,YouTube apo MySpace ata vendosin klipe të këngëtares në koncerte e festivale të ndryshme. Ne po shpresojmë që ky largim të mos zgjas më tepër, sepse vërtet na ka marrë malli për zërin dhe prezencën e saj në skenë.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Juliana - E sigurtë në finale!

    Pasi ka marrë vetëm vlersime pozitive nga interpretimet e saj, Juliana duket se e ka të siguruar dhe pjesmarrjen në finalen e Eurosong. Në natën e parë skualifikuese ajo do të ngjitet për të konkuruar në skenë e dymbëdhjeta, mbas Maltës dhe përpara Greqisë. Të dyja shtetet kanë këngë shumë të dobta. Malta prezantohet me një baladë që të vë në gjumë, ndërsa Greqia me një këngë që thotë rreth pesëdhjetë herë Opa! Dobësia e këtyre këngëve do e ndihmojë më shumë Julianën duke e nxjerrë më në pah interpretimin e saj të shkëlqyer.Ne i hodhëm një sy shtatëmbëdhjetë këngëve konkuruese të natës së parë dhe vetëm nëse ngrin ferri, do të ndodh që Juliana të mos kualifikohet. Nata e parë finale do të zhvillohet më 25 maj dhe vetëm dhjetë nga shtatëmbëdhjetë vendet konkuruese do të kualifikohen për në finale.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Genta nuk fiton...+ videoja e shpalljes se cmimit final

    Ndërsa ne i urojmë suksese Oni Pustinës për fitoren, nuk mund të mos e themi ashtu siç e kanë thënë dhe shumë e shumë shikues këto ditë se; fitoren e meritonte Genta Ismajli. Po hyj drejtë e në temë, pasi rezultati i votimit këtë herë tregoi se në të vërtetë të gjitha ato mesazhet-vota të dërguara nga shikuesit nga mbarë Shqipja, nuk kanë aspak vlerë. Për të vërtetuar këtë që thashë. Javën e shkuar Genta mori vlersimin më të ulët nga juria, çka e renditi të fundit në klasifikimin e jurisë.Gjithsesi "votat" e publikut e mbajtën Gentën dhe nisën në shtëpi Julin. Domethënë Genta perveç Arian Çanit ka pasur vlersimin më të mirë të jurisë dhe publikut, por nuk fitoi? Gjithashtu javën që shkoi në spektakël u lëshuan disa komente psh. Arjani pa patur lidhje me numrin e kërcimit i tregoi Gentës se ishte veshur kuq e zi me marr votat e patriotëve ( po re po dhe votat e partizanëve pffff) dhe se nuk i pëlqente që ajo po kishte kaq shumë siguri që do të fitonte. Na fal byrazer, po aty të gjithë kujtonin se do fitonin, çka më sjell ndërmend Julin. Boooooo! Si qau ai? Po këto janë programe zbavitëse, aq më tepër kur konkurentë janë artistët...njerëzit duhet të bëjnë qejf e jo ti marrin kaq seriozisht. U bë DëTS Albania si me qënë lojrat olimpike.Humbe konkursin e kërcimit amon gjë e madhe! Më pas, shkoi dhe i tha Ilirit se po shkonte kundra publikut shqipëtar. ALLOOOOO! Për mendimin tim Iliri shumë ju ka bërë qejfin, se të gjithë përfshirë dhe Genta i keni ngatërruar dhe në finale ritmet e numrat e të gjitha. Të kishte filluar kritikën profesionalisht siç duhet nuk do kishte kohë Juli të bënte më shaka. Së bashku me Arjanin, ata kërkuan të krijonin përshtypjen tek publiku se Genta e kishte të sigurtë apo të premtuar fitoren që ndoshta kjo të ndikonte negativisht në publik. Kështu ndodhi. "Publiku" votoi per Oni Pustinën, por fatkeqësisht askush nuk u bind për votimin, pasi kur u shpallën fituesit shumica e njerëzve nuk shkuan të përqafonin çiftin fitues, por Gentën dhe partnerin e saj Dionin, biles nëse e vutë re ishte një moment kur fituesit ngelën vetëm ndërsa Genta dhe Dioni ishin të rrethuar nga një turmë njerzish. Çka mendoi Genta për humbjen? Nuk e di vallaj, por veç pash që kur në një moment Alketa e kapi për dore për ta mbajtur në skenë ajo as nuk ndaloi fare, por shkoi të takoj dikë në sallë. Organizatorët u përgatitën për më të keqen dhe vazhdimisht jepnin pamjen e sallës nga lartë, ndoshta për të mos treguar zhgënjimin që shfaqej hapur në fytyrën e personave prezent. Kjo u duk më së miri në minutat e fundit, kur Alketa tha se nuk kishin mbaruar akoma, dhe i kërkoi njerëzve të largoheshin nga skena...askush nuk e dëgjoi dhe regjia pa asnjë lajmërim të mëtejshëm vendosi titrat dhe "Shihemi vitin tjetër!"



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, April 15, 2010

Mirsa Kerceli videoja e re "Status Quo"




    Fiksim e kam Mirsa Kercelin por kjo kenga eshte shuuuuuuuuuuuuuume perturp! Nuk e ka meritu nje video. Ne video Mirsa ndonjehere duket super ndonjehere duket kot.Cfare po ndodh me te eh? Po aty me floket me onde qe kujtova se ishte Vesa Luma hahahaha! Thashe paksan bere duet lol. Komplet pa lidhje! Kengetarja ka nje prej zerave me te vecante ne Shqipe dhe nje kenge RnB do ti shkonte shume pershat. Besoj se eshte koha ti japi fund ketyre kengeve,sepse nuk eshte me 1999. Hajde Mirsa ti je shume here me mire se kaq!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Noizy- Oh My Most Wanted - VIDEOJA E RE

Saturday, April 10, 2010

VIDEOJA E SHERRIT MIDIS ROZANES-BIG MAMES- REZARTA SHKURTES


    Pasi mikja e saj Vita eshte larguar nga shtepia dhe Rezarta ka vendosur qe te largohet. Ajo ka treguar kete vendim te sajin ne dhomen e nominimeve.Direkt mbas Rezartes ne dhome eshte futur Rozana Radi e cila dukej haptazi qe ishte e shqetesuar. Pastaj une shkova te pi nje cigare sepse nuk kisha interes per nominimette tjera dhe u ktheva kur hyri ne dhome Big Mama e cila kerkoi falje per fjalorin e saj te paster si kristali, por per sjelljen ndaj Rezartes nuk kerkoi falje perkundrazi tha qe i kish folur pak. Ajo cka Big Mama nuk di eshte se Rezarta ne tera anketat ka qene femra me e votuar ne shtepi per te qendruar. (Big Mama e akuzoi Rezarten se po ngacmohet pasi e zuri frika se mos ka humb vota). Me poshte ju kemi sjelle videon ne te cilen tregohet sherri midis Rozanes Big Mames dhe Rezartes. Kur pashe videon e vetmja gje qe me erdhi ne mendje ishte: hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha
    hahahahhahahhahahahahahhhhhhhahahahhahahaahahahhahahaahhaaaaaaaaaaaaahahahhahahaha



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Albaniac + Shekulli = SH2

Thursday, March 25, 2010

Asgje Sikur Dielli - fotoja e pare se bashku

    Pas largimit te Alban Nimanit, pjestaret e grupit Asgje Sikur Dielli nuk kane humbur kohe te gjejne nje kengetar te ri (Kushtrim Hoxha) dhe ti rikthehen skenes. Ata do jene ne Sharm Bar-Peyton te Prishtines me 27 mars, per ti treguar fansave se cdo gja kalon ne jete... lol Nderkohe fotoja e pare zyrtare e formacionit eshte publikuar dhe ne po e sjellim ketu per te gjithe fansat e grupit. Kenga e tyre e fundit "Ma lehte pa dhimbje" eshte bere super hit ne Kosove.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Blerim Destani debuton me "Get Low" ne Festivalin e Filmit Te Trajbekes (Tribeca Film festival)

    Vitin qe shkoi ne ju sollem foto eskluzive te Blerim Destanit nga sheshi i xhirimit te filmit "Get Low" tani po ju sjellim reklamen e filmit, i cili do te debutoj me 27 prill ne "Festivalin e Filmit te Trajbekes" (Tribeca Film Festival). Ky eshte nje sukses shume i madh per Blerimin pasi emri tij eshte vendosur dhe ne kreditet e filmit, plus qe interpreton perkrah disa prej aktoreve me te mire te Hollivudit si Sissy Spacek,Robert Duvall,Bill Murray,Lucas Black etj. Vlersimet e kritikeve rreth "Get Low" ende nuk jane publikuar por parashikimet jane te mira. Zyrtarisht ne kinemate amerikane filmi do filloj te shfaqet me 30 korrik.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Jetmiri godet me grusht Klodin +Video

    Pas gerricjesh te vazhdueshme situata ka dale disi jashte kotrollit kur Miri me pretekstin qe Klodi i ka "futur" duart, i ka gjuajtur atij me grusht. Sigurisht Miri njihet per zotesine qe ka kur vjen puna per te acaruar apo vene ne prove nervat e banoreve dhe preja e tij me e fundit ka qene Klodi.Pasi prej ditesh i eshte ngjitur mbrapa duke ju futur dhe ne krevat, situata eshte nxehur pak si shume dhe kldi ka gjetur rastin lol. A kishte faj Klodi? Shikoni videon dhe gjykoni vete, por toleranca nga ana e Big Brother eshte disi e papranueshme. Keta kane perjashtuar banore nga shtepia per gjera me te vogla, sepse ne fund te fundit duke qene se flasin pa fund per emancipim, duhet te kene parasysh qe veprimi i Mirit ndeshkohet me ligj. Persa i perket Klodit, besoj se tashme nje sens realiteti po i rrotullihet brenda shtepise per te kuptuar qe ai emancipimi qe flasin ata filozofet ne studio, ne Shqiperi eshte utopik.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, March 24, 2010

Juliana Pasha -VIDEOKLIPI i "It's All About You"

    Degjoni...deri nga mesi i kenges e kafshova gjuhen dhe thashe nuk do e kritikoj, por kur pashe ate derr divani ne mes te pyllit qe kolovitej si lisharese ueeeeeeeeee me dolen fjalet vete nuk u permbajta dote. Ju thashe qe klipi do realizohej nga Pali Kuke dhe nuk prisja ndonje rezultat, por gjithmone me shpresat se Gjebrea nuk do e lejonte nje gje te tille.Sidoqofte pervec disa sekuencave shume te bukura ( perqafimi me ate djalin,disa skena nga pylli dhe ai krevati lundrues ne liqen) pjesa tjeter skandal. Videoja duket sikur eshte realizuar per kenge tjeter. Ritmi i "It's All About You" eshte i shpejte, ndersa imazhet e videos jane te ngadalta. Floket bjonde te Julianes duken qe jane paruke qe ketu pertej Atlantikut dhe e tregojne ate te shendoshe. Nga tere ajo pamje cool qe ne ju treguam ne videon e mepareshme shkojne dhe e shnderrojne alla elfe e "Mbretit te unazes" hahahaa. Po ato rrobat e vendosura ne livadh dhe kjo qe si manjake i perkedhelte hahahhaa! O njerez!!! Kjo ishte kenge perfekte per te realizuar nje klip nga jeta e nates ne Tirane. Eshte Eurovision, perfaqsohet muzika shqiptare, pse jo mos te prezantohet dhe pak ndryshimi ne Shqiperi per ti mbyllur gojen atyre gazetareve andej nga Anglidhia qe vec ofendojne sa here del Shqiperia ne Eurovision?
    Psh. mund te kish qene fillimi i Julianes duke ecur neper bllok kombinuar me nje koreografi te thjeshte qe ajo e realizon me kalimtaret me pas hyn ne nje klub dhe me veshje skenike del ne skenen e klubit kendon pjese te kenges per tu larguar serisht etj etj derisa ne fund hyn ne nje dhome e nje djal e pret ne karrige. Ajo i afrohet dhe ne vesh i peshperit "It's All About You". lol E gjitha kjo ide me erdhi ne kete moment eh, thjesht po jap nje shembull. Dua te them! Eshte kenge ritmike, kenge per te rinj, kenge e gezueshme, kengetarja flet per dashurine ne nota te gezuar e jo te dhimbshme...nejse! Suksese!

    ps. Ne lajme te mira. Kenga eshte pelqyer shume ne anglisht dhe duke pasur parasysh interpretimin live te Julianes, ka shance qe te pozicionohet mjaft mire ne finale.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Fergie e Black Eyed Peas "kopjon" Alketa Vejsiun

    Ua mi mami Top Albania Radio! Hahahahaha! Kjo Fergi pa pike turpi more ka shkuar dhe ka bere nje kenge qe eshte pike dhe presje kenga qe Alketa Vejsiu kendon ne hapjen e spektaklit "Dancing With the Stars Albania". Normalisht fjalet ndryshojne...psh Alketa thote /Yjet vallezojne/ ndersa Fergie thote /Be Italian ( ji italian)/ Nuk mu besua vesheve kur ma treguan! Uaaaaa! Biles Fergie pa pike turpi ka kenduar kete kenge dhe ne filmin "Nine" nen titullin "Be Italian" i cili doli vjet ne kinemate boterore biles pati dhe kandidatura per cmimin "Oskar"...oh nje sekonde...Po nese Fergie e ka kenduar vjet, dhe Alketa kete vit i bie qe Alketa ta kete kopjuar? Oops! Jo mer jo se ne nuk kopjojme hahahhaa.
    Ji shqiptar/
    Ji shqiptar/
    pse kopjon e dy nota nuk i krijoooooooooon/
    Ji shqiptar/
    Ji shqiptar/
    late name e perdhoset artin tooooooooneee/

    Krahasojini vete:




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, March 21, 2010

RITA ORA ne "Over" - videoklipi i ri i DRAKE

    Ju mbahet mend Rita Ora? Ajo eshte nga Kosova dhe ka pas kenduar me Craig David ne kengen "Where's Your Love" e cila ka qene dhe shoqeruar me videoklip... Kenga nuk pati dhe aq sukses, gjithsesi duket se Rita eshte shperngulur nga Anglia per ne Amerike ku ne kemi mesuar se ka marre pjese ne xhirimet e videos me te fundit te Drake. Yep! Yep! DRAKE! Rita nuk kendon ne video por ka rolin e femres kryesore dhe mesojme se shfaqet e veshur me nje kostume maceje lol. mjaaaauuuuu! Mezi po presim te shikojme klipin ndersa kengen mund ta degjoni me poshte, po ngordhim nga kurioziteti lol. Nderkohe ne foto mund te shikoni Oren me mikeshat e saja dhe yep yep Jay Z dora vete. Suksese!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

UFO ne Shqiperi!!!!

    Sic e dini Klodi i "Big Brother" shkaktoi dramen me te madhe ne spektakel qe prej kohes se Adelajdes duke i treguar te gjitheve qe eshte gei. Menjehere pas kesaj deklarate u cuan nje grup nga Lezha dhe protestuan kundra Klodit duke thene qe ai nuk eshte Lezhjan. Po mire Klodi nuk ishte lezhjan, po ai djali tjeter po gei qe nuk e lane te hynte ne Big Brother? lol S'ka drita...eme varja,s'ka uje...eme varja, s'ka pune....eme varja,s'ka qetesi publike....eme varja, doli nje gei ne tv ueeeeeeee plasi lufta ahahhahaha. E filluan shkrimet e psikologeve te shpjegojne ne revista e gazeta mbi seksualitetin e kopertinat e suplementeve javore me femra duke u puthur, rubrikat pyetje-pergjigje etj etj. Klodi e solli homoseksualizmin ne mode lol. Megjithate asgje nuk ja kalon fjaleve te drejtuesit te LGBT ne Shqiperi. Gjate nje interviste per "Shekullin" ai thote se

    " Ne jetojme te rrethuar nga homoseksualte,madje shume shpesh ata na drejtojne gjate punes se perditeshme! Ata apo ato mund te jene shume me te zotet apo te zonjat se ne! Dhe ne kete e dime! E dime fare mire!"

    Ky sikur ishte tu fol per UFO_t. Hahahahahahah! Po njerez jane mo byrazer! Ka njerez te talentuar ka njerez jo te talentuar e si njerez qe jane me njerzit do rrine lol. Kjo qe tha ky duket sikur eshte shkeputur nga ndonje dokumentar i kanalit te "Historise" apo si fillimi i ndonje filmi horror!

    "Ne jetojme te rrethuar nga UFO_t, madje shume shpesh ata na drejtojne gjate punes se perditeshme! UFO_t jane shume me te zotet apo te zonjat se ne! Dhe ne kete e dime! E dime fare mire!"

    tatatattattata disqe fluturuese lol


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2010/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive