Tuesday, April 26, 2011

Valentina Markaj në X-Factor të Hollandës - Videoja


    Në edicionin e ri të "X-Factor" në Holland, midis pjesmarrësve konkurues, gjendej dhe Valentina Markaj, një shqiptare nga Kosova e cila momentalisht banon në Hollandë. Ajo u prezantua përpara jurisë duke kënduar "I Have Nothing" të Whitney Huston, por e vërteta është ndryshe, pasi Valentina ka gjithçka që premton për një karrierë të suksesshme në muzikë. Ajo filloi interpretimin e saj në mënyrë perfekte, me një vokal që impresionoi si publikun ashtu edhe jurinë, por fatkeqësisht në pjesën më kulminante të këngës, ajo stonoi. E pyetur më pas nga një prej anëtarëve të jurisë, Valentina bëri të ditur se ishte muzika që e ngatërroi dhe krijoi këtë moment, e më pas e këndoi refrenin në versionin akapella (pa muzikë) duke vërtetuar dëshirën e gjyqtarëve se ajo është me të vërtet një talent dhe se meritonte të kalonte në seleksionimin e rradhës. Tashmë Valentina shihet si një prej pretendenteve kryesore dhe ne do ju informojmë më tepër rreth garës së saj në "X-Factor" gjatë javëve të ardhshme.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Eliza Dushku do vizitojë Shtëpinë e bardhë




    Eliza Dushku do vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, si e ftuar në "Darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë". Së bashku me David Arquette, ajo do të jetë e ftuar e gazetës "USA Today" në këtë event të përvitshëm organizuar nga kjo shoqatë në të cilin marrin pjesë emrat më të njohur të gazetarisë amerikane dhe presidenti Obama. Ajo do të shoqërohet në këtë darkë, nga i fejuari Rick Fox.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Busta Rhymes, mbërrin në Kosovë - Videoja


    Busta Rhymes, mbërrin në Kosovë. Koncerti i planifikuar për dje, nuk ka ndodhur për shkak të një problemi me avionin,çka ka bërë që shumë prej biletablerësve të shqetësohen se mos po ndodh e njëjta gjë si dhe me koncertin e Eros Ramazzotit, por sot mbërritja e Busta në Prishtinë ka konfirmuar të kundërtën. Busta ka zbritur nga avioni, pa i folur askujt por duke biseduar me dikë në telefon ku ka përmendur emrin e Big Rick duke kërkuar të binte në kontakt me të.Më poshtë do keni mundësinë të ndiqni një tjetër video xhiruar teksa rreperi i njohur largohej nga aeroporti për në hotel ku ka premtuar një natë super. Si gjithmonë do dali dhe ndonjë i zgjuar që të bëj pyetje pa vend (drejtuesi i emisionit të mëngjesit në RTV21 më duket) , duke e pyetur rreperin se "Interpretimet në vendet e pasluftës gjithmonë paragjykohen (eh?), çfarë dini ju për publikun e Kosovës?" HAHAHHAHAHAHHA! Seriozisht e kishte ky? Me një shikim të irrituar, Busta i ka thënë "Nuk e di! Kjo është hera ime e parë këtu", po gazetari vazhdoi "Për sa kohë do interpretoni?" të cilës Busta i përgjigjet "Nuk e di. Do ju duhet ta shikoni në koncert!" hahhahahaha! Po pse pushonte ai? "Çfarë ore do filloni të këndoni sot?" Hahahahahaha! Në shtatë pa pesë! Po te reklama e ke o vëlla se kur e sesa do këndoj në koncert nga cila deri në cilën orë. Ai është paguar të këndoj e ka ardh, s'ka ardh as për propagandë e as për bamirësi. I ngatërrojnë gjërat kot. Për një moment thashë, boooo ju kthye e goditi hahahahhaa.




    Videoja: Lum Kelmendi
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, April 25, 2011

Një shqiptare në programin "Gratë e mafjozëve" - Video


    SKanali televiziv muzikor "VH1" ka filluar transmetimet e një programi të ri të tipit Vërtet Tv i cili titullohet "Mob wives" (Gratë e mafjozëve). Në këtë program tregohet jeta e katër grave, bashkshorte dhe vajza, të disa prej mafjozëve më të njohur në Amerikë, njëra prej të cilave është dhe një shqiptare. Ajo quhet Drita D'avanzo, gruaja e Lee D'avanzo, drejtuesi i skuadrës "zbatuese" të familjeve të krimit Bonanno dhe Colombo. Momentalisht ai gjendet në burg për vjedhje banke duke lënë Dritën të rrisi e vetme dy vajzat e saja Aleeya dhe Gizelle. Me flokët e gjata bjonde,makiazhin perfekt (e ka në profesion) e bukur dhe seksi, Drita prezantohet si një femër që bën gjithçka për ty, por po i shkele në "këmbë" (100% shqiptare pra!!!) nuk të lë pa e paguar një qind fish. Në prezantimin e saj të parë ajo shfaqet cool, flet sinqerisht për problemet që ka familja e saj dhe tregon sesi po mundohet ti kapërcej ato. Në tre fjalë ajo e përshkruan veten si miqësore, besnike dhe padyshim të "çmendur"! Ne po i marrim këto tre fjalë si një parashikim se ç'do të presim në seritë e ardhëshme, të cilat ende pa filluar të transmetohen, vetëm nga reklamat, kanë krijuar zhurmë në shtyp. Mbi të gjitha, Drita duket se ka një sens humori të hollë. E pyetur nëse është e ndjeshme si femër ajo përgjigjet: "Nuk jam shumë e ndjeshme...jo nuk duhet të them që s'jam e ndjeshme, sepse kur ndokush më lëndon ndaj i gjuaj me grusht në fytyrë...kjo është ndjeshmëri!"



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Bisedë moderrne midis kësaj të Top Channel dhe Noizy-Video


    Bisedë moderrne midis kësaj të Top Channel dhe Noizy. Pasi i shpjegon pse merret me boks ajo e pyet se cila është arsyeja që ti ke filluar të ushtrosh këtë sport...Shikoni pak Noizy si e bën fytyrën si me thënë "Prapë ta them moj?" Hahahaha! E kujt mund ti kishte shkuar në mendje që hobet e Noizy ishin UJITJA E LULEVE dhe gatimi. Mos deshi të thoshte pemtaria ajo? Jo për gjë, por të kesh hob ujitjen e luleve sikur...HAHAHHAHAHAHAHAHAHAHA. Po në dimër si ja bën ky për ujitjen e luleve? Lule artificiale ndoshta! Oj shoqja moderatore, jo ti mos vdeksh kurrë. Ene Noizy që tu vdek tu qesh. Të paktën këndoi të preferuarën time "My Lady"... ndiqeni se ja vlen.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ardian Bujupi - Performancat nw DSDS 2011


    Ardian Bujupi vazhdon suksesshëm prezantimin në programin gjerman "DSDS" ku talentet e reja muzikore kërkojnë të fitojnë çmimin e madh për të siguruar një kontratë muzikore. Ky është pak a shumë versioni i "American Idol", "Ethet e të premtes mbrëma" etj etj të këtyre llojeve në mbarë botën, që njëkohësisht janë dhe prej programeve më të ndjekura në mbarë botën. Ardian është një prej të preferuarve të jurisë dhe publikut dhe më poshtë ne po ju sjellim linkun ku mund të ndiqni disa prej performancave të tij më të mira nga episodi në episod. KLIKONI KETU
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Big D feat Dafina Zeqiri- City Life- Shiko videon këtu


    Ne parashikojmë që deri në fund të vitit 2011 Dafina Zeqiri do ketë bashkëpunuar me të gjithë artistat profesionistë (!) në Shqipe. Bashkëpunimi i rradhës i përket atij me Big D, të cilin e keni parë të këndoj me Bertan Asllanin, Lindën dhe Nora Istrefin tek "Kënga Magjike", apo me Dj Blunt dhe Real 1 në "Pump Up the Jam". Kënga titullohet "City Life" dhe faktikisht është cool, neve na pëlqen. Ka një ritëm të qetë dhe old school, diçka ndryshe nga ç'shohim momentalisht në skenën tonë të hip-hopit...ok ok ok kthim mbrapa, se kënga është anglisht dhe Big D nuk është shqiptar, por duke qënë se aktivizohet në Shqipe, po e quajmë tonin. Ndiqni videon më poshtë dhe gjykoni vetë. We likey!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Stinë publikon "Besoja" dhe "Relaks" - Videot



    Stinë është rikthyer këtë muaj me dy këngë/video. Së pari ka publikuar "Besoja" e më pas "Relax " në bashkëpunim me Ingrid Gjonin. Së pari...asnjë nga këngët s'ka për tu bërë hit,sepse janë aq të stërrdëgjuara saqë do harrohen pa u mbyllur muaji. Mua më pëlqen "Besoja" (influencuar nga One republic), por "Relax" është stres, biles stres bullgar. Ingridi...ëOë! Çfarë ka ngrënë kjo muajt e fundit byrek me mish? Ok! Ok! E di që kur vjen puna tek pesha, femrat nuk duhen ngacmuar, por Ingridi zë nuk ka, këngët kohët e fundit nuk i ka më të bukura si më parë, tani që dhe po shëndoshet...kush do i kushtoj vëmendje? Thjesht po e paralajmëroj. Ajo ka qënë hot, ndërkohë që këtu duket sikur do e haj Stinë...relaksohuuuuuu, mmmm ham ham ham ham për darkë hahahahaha. Ok se bëj shaka,po sinqerisht e them që duhet të humbi peshë, se ka qënë si kukull, apo e ka pas këngë atë...barbi silikon? Oiii sa të thella i ka dhe kjo më bëri konfuz.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Irva Stefa sjell Dubstep në Shqipëri - video


    Motra e vogël e Rovena Stefës,sapo ka shënuar javën që shkoi debutimin e saj të parë solo në publik. Kënga "Tregom" është shoqëruar dhe me një videoklip të lezetshëm të realizuar nga "Urban Graphics". Ajo çka e bën interesante këtë këngë është futja e elementëve DubStep, që është një "e parë" për skenën dance-pop shqiptare, pavarsisht se në Europë, Dubstep tashmë po gëzon popullaritet. Përsa i përket këngës, neve po na pëlqen. Një këngë e këndshme dance e cila do të kishte qënë perfekte sikur të kishte pasur fillimin pak më ndryshe (jo ritmin,por strofkën). Videoja është cool dhe na pëlqen që nuk është e mbushur me egzagjerimet e panevojshme që i hasim në videot e muzikës dance të kohëve të fundit. Problemi i vetëm? Irva dhe motra e saj Rovena, ngjasojnë shumë si në zë ashtu edhe pamje, e shpesh herë ngatërrojnë publikun. Teksa muzikisht, duket se Irva po i distancohet Rovenës, do të ishte mirë që të pësonte dhe një ndryshim total në look, në mënyrë që një apo dy vjet më pas Irva...të eci vetëm. Ps. Pamja me flokët e kuqe e kaçurrela, fiksim! Shiko videon ketu



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, April 24, 2011

Albaniac në Tribeca Film Festival


    Javën që shkoi filloi në Nju Jork, festivali më i rëndësishëm i filmit në zonën lindore të Amerikës - Tribeca Film Festival. Ne të Albaniac, jemi prezent në këtë festival si përfaqsues të shtypit, paarsisht se prej vitesh asnjë regjizor shqiptar nuk ka marrë pjesë në konkurim. Sidoqoftë...Tribeca vazhdon të mbledh regjizorë,aktorë dhe prodhime nga mbarë bota duke shpërndarë çmime të shumta si dhe ndihmuar në shit-blerjen e filmave ndërkombëtarë. Ne do të veçonim filmin spanjoll "Neon Flesh" i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe është një ndër pretendentët kryesorë të këtij festivali. Një raportim më të plotë rreth Tribeca, për të gjithë fansat e filmit ne do jua sjellim në përfundim të këtij festivali.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Të martën në Nju Jork premiera e "Dreaming American"



    Ditën e martë në nju Jork zhvillohet premiera e filmit "Dreaming American" në të cilin interpreton aktori shqiptar Praq Rado, me regji të Lee Percy (Amelia,Boys Don't Cry,A Home at the End of the ëorld, Murder by Numbers etj). Albaniac është i ftuar në këtë premierë dhe ne do ju raportojmë javën e ardhëshme në lidhje me përshtyojet tona mbi premierën dhe filmin. Na lexoni!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

LiNa - arrin sukses në Austri me "Key Robot" - Videoja




    Më në fund dhe shqiptarët e Austrisë kanë një pjestare të komunitetit të tyre për tu krenuar. Një vajzë shqiptare me emrin LiNa, muajin e fundit po fiton sukses në skenën muzikore austriake, duke u renditur në hitparejdin muzikor austriak si një prej këngëtareve më të dëgjuara të momentit. Kompania "JMC" kishte shpallur një konkurs online, në të cilin morën pjesë me qindra këngëtare nga mbarë vendi, e që pas një seleksionimi bazuar në vokal,paraqitje dhe karizma, LiNa arriti të shpallej fituese dhe ti thoshtë "pushim" për pak kohë studimeve në mjeksi. Pas një bashkëpunimi të ngushtë me Josef Mantl (JMC) LiNa do të debutonte në tregun austriak me këngën "Key Robot" e cila është pritur shumë mirë, duke u klasifikuar menjëherë në vendin e 35 të hitparejdit vendas. Një miksim muzikor midis Lady Gaga,David Guetta dhe Kylie Minogue, përfaqsuesit e JMC premtojnë se LiNa do të jetë princesha e muzikës së klubeve dance në Austri.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Mc Kresha flet keq për Bleron në "VipShpija"


    Duke gjykuar nga bashkëpunimet e shumta të Mc Kresha dhe Bleros, të jepet përshtypja se ata janë miq, por në programin VipShpija ku rreperi Mc Kresha është konkurent (u largua javen e shkuar), një tjetër anë e "miqësisë" së tyre ka filluar të shpaloset. Rreperi i njohur nga Kosova, gjatë një bisede me banorët e tjerë ka folur disa herë negativisht kundrejt Bleros, duke treguar se ka disa punë të pambaruara me të, e më pas duke e akuzuar se ai është i pabesë dhe është munduar t'ja hedh në disa raste.Bisedën Mc Kresha e ka vazhduar deri aty sa të flasë se Blero është një parazit që mundohet të krijoj karrierë duke "i hypur" në shpinë njerëzve të tjerë. Ndërkohë vetë Blero ka postuar një mesazh si kundërpërgjigje ndaj Mc Kreshës në Facebook, të cilin e ka fshirë minuta më pas. Mesaduket, arsyeja për këtë "armiqësi" midis dy artistëve, është zënka e Bleros dhe Noizyt gjatë vitit të shkuar, ku Blero ka implikuar dhe Mc Kreshën. Kush tha që çudia më e madhe tre ditë zgjat?
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kroacia kërkon një yll - Mark Marku


    Teksa "Ethet e të premtes..." duket se nuk do ti rikthehen më ekranit shqiptar, talentet vendase kanë vendosur ti kapërcejnë kufijtë dhe të provojnë veten diku tjetër. Këtë herë...në Kroaci. Një djalosh shqiptar nëntëmbëdhjetë vjeçar me emrin Mark Marku, ka marrë pjesë dhe është kualifikuar për në raundet finale të programit "Kroacia kërkon një yll" ku qëllimi është të zbulohen talentet e reja muzikore. Juria është impresionuar me interpretimin e tij, që shoqërohej me kitarë (ai gjithashtu luan dhe në violinë) dhe e ka vlersuar maksimalisht duke i hapur dyert për një karrierë të mundshme në vendin fqinj. Të njëjtin mendim me jurinë duket se ka pasur dhe publiku, çka ka bërë që programi "Eskluziv" në kanalin RTL ti kushtonte dhe një kronikë të veçantë.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Nuk dinë të këndojnë as me superpozim


    Nga viti në vit fjala për të shprehuar interpretimin me regjistrim të një këngëtareje/i në skenë ka ndryshuar gërmat dhe burimin, sipas drejtuesit televiziv apo këngëtarit "profesionist" që ftohet për tu ankuar në emisionet e paradites. Dikur quhej me superpozim,pastaj live apo jo live, e tani playback. E vërteta është, se nuk ka NJë këngëtar të skenës shqiptare, i/e cili/cila nuk ka pasur rastin të këndoj me superpozim e sërisht të gjithë ankohen, sepse nuk ju jepet mundësia të këndojnë LIVE, që të tregojnë sesa këngëtarë të mirë janë. Shumë prej tyre po justifikojnë dhe pjesmarrjen në TopFest me mundësinë e interpretimit të drejtpërdrejtë me orkestër etj etj. Po si dhe shumë ankesa të tjera dhe kjo e playback është mëse qesharake, të paktën për ata që kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër koncertet e këngëtarëve tanë. Shumë prej tyre nuk dinë të këndojnë me playback, si do të këndojnë ata live? Para disa ditësh, në një program televiziv ishte e ftuar një këngëtare e cila i ra skenës rreth e qark (saqë na mori mendjen) dhe jo vetëm që shpesh herë e mbante mikrofonin në anën e kundërt, por dhe këndonte efektet muzikore eee eee eee. Nuk kishte gjë më qesharake! E ajo këngëtare nuk është e vetme. Pothuajse në çdo koncert të rastis një skenë e tillë. Ajo që më çudit më tepër është dhe fakti se, mirë që këndojnë me superpozim, po përse nuk mendojnë ndonjë koreografi të paktën? Kështu kemi mundësi të shijojmë diçka nga performanCCCa e tyre, e jo vërdallosjen pa asnjë lidhje. Imagjinoni të këndojnë live! Pas këngës së dytë frymëmarrja e rënduar gati i mbulon ritmet e këngës. Ne e dimë, që tregu dhe skena muzikore në Shqipe, kanë problemet e tyre, por nëse ju kërkoni që publiku të ju marrë seriozisht dhe të vij në koncerte për të dëgjuar cd tuaj (se zërin nuk po jua dëgjojmë që jo), të paktën ofrojini ndonjë performancë mbresëlënëse. Nëse ja arrini të visheni me fustane 500 euro, patjetër do mundni të përballoni dhe një koreograf e dy valltarë, ose të paktën...mos u ankoni, sepse në vend të pajtohemi me ankesat tuaja, thjesht po na bëni të qeshim. E kjo miqtë e mi të dashur artistë, është arsyeja përse shumica juaj nuk ka arritur në karrirën disa vjeçare të realizoj një turne të mirëfillt,sepse publiku jua fal që nuk këndoni dot live, por që të mos dini të këndoni as me superpozim...ajo nuk shtyhet as me verë.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Viti është 2011 dhe Alban Skënderaj ka nevoj për ndryshim -Videoja


    Alban Skënderaj mund të jetë një prej këngëtarëve më të preferuar në Shqipe, por gjashtë vjet më vonë nga debutimi i tij në TopFest, mendojmë se ka ardhur koha për një ndryshim i cili duket mëse i nevojshëm. E themi këtë, pasi ai sapo ka publikuar videon e re "Për ty" e cila të kujton "Larg dhe afër" dhe prezantohet me po të njëjtin look që e kemi parë...pothuajse kudo?! Jelek,shall, xhinse të ngushta...eh, dhe veshjet e folklorit ndryshojnë nga dekada në dekadë e jo më ditëve të sotme! E meqë jemi tek folklori...Teksti i këngës "Për ty" është aq limonatë dhe i stërrdëgjuar saqë të duket sikur është marrë nga ndonjë këngë "popullore" e Ponit,Lindës,Sinanit,Ariolës,Marsidës etj etj. "Do të vij dhe do të gjej/lule e fshehur në lëndinë/unë aromën ty ta ndjej/je ushqim për shpirtin tim/" Çfarë po ndodh me këngëtarët tanë? Përse nuk bazohen në moshën e tyre kur kompozojnë apo interpretojnë, por sillen sikur janë dyfishi i moshës që kanë. Seriozisht lëndinë? Sa cool që është! Super rrok! Kënga është e bukur, por është kaq Made in Alban Skënderaj, saqë dhe një i shurdhët do ta gjente se kush e këndon. Duket sikur këngëtari po përsërit veten, pa dashur të rrezikoj, por duke u bërë disi monoton, sepse në fund të fundit muzika rrok i ka rezistuar kohërave pikërisht për mënyrën sesi evulon nga viti në vit, ndërkohë që Albani ka mbetur ende në ritmet e 2005.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

"Origjinale" -Kënga më e mirë shqiptare në Balkan Awards


    Shtetet konkuruese në "Balkan Awards" kanë përzgjedhur fituesit e tyre dhe Shqipëria ka shpallur si këngën më të mirë të 2010 atë me titull "Origjinale" të kënduar prej Aurela Gaçes,Dr. Florit dhe Marsel. Ky sukses i rradhës prej Gaçes (e cila momentalisht po promovon nëpër Europë këngën e saj konkuruese në Eurovision), ishte mëse i pritur, duke pasur parasysh që "Origjinale" përveçse një prej këngëve më të dëgjuara të vitit që shkoi, është dhe videoja më e shikuar shqiptare në YouTube. Ndërkohë për të dytin vit rradhazi, një kompozim i Flori Mumajesit shpallet si kënga më e mirë e vitit në Bullgari. Bëhet fjalë për këngën "Tvoya Totalno" të kënduar prej Alisia. Sidoqoftë gara ende nuk ka mbaruar, pasi në datën katër qershor në Sofje të Bullgarisë përveç përformancave fituese nga seicili shtet ballkanik, do të shpallen dhe çmimet për këngëtarin,këngëtaren,duetin,grupin,këngë dhe projektin më të mirë në Ballkan. Po ashtu si edhe vjet, asnjë nga këngët shqiptare nuk është përzgjedhur kandidate për këto kategori, megjithëse Flori është pretendent për çmimin "Best Balkan Project" me Alisia.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Gerta dhe Klejti Mahmutaj sukses dhe në Ballkan


    Kandidimi i tyre në "Balkan Awards" na surprizoi disi, duke qënë se kënga nuk kishte as videoklip, por Gerta dhe Klejti, duket se e kanë arritur kandidaturën me të drejtë gjykuar nga suksesi në Ballkan i këngës së tyre "Një ditar një dashuri". Stacioni televiziv Balkanika TV i cili transmeton muzikë nga mbarë Ballkani, në klasifikimin e dhjetë këngëve më të kërkuara nga teleshikuesit e këtij stacioni për javën që shkoi (hitparejdin), ka rënditur në vendin e dhjetë me 1102 vota duetin e dy shqiptarëve. Në vend të parë renditej Dino Merlin me këngën "Love In Rewind" e cila ishte votuar 1329 herë.Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Aurela triumfon në Hollandë


    Në datën nëntë prill në Amsterdam të Hollandës u mbajt për të tretin vit rradhazi një prej koncerteve më promovues të konkurentëve në "Festivalin Europian të Këngës", i cili njihet si "Eurovision in Concert". Po ashtu për të tretin vit rradhazi, Shqipëria do të merrte pjesë me përfaqsuesen e saj dhe si gjithmonë është pritur me mjaft sukses. Ishte pikërisht ky koncert që bëri Juliana Pashën të fitonte më tepër besim në vetvete, si dhe të drejtonte vëmendjen e medias europiane drejt saj duke e ndihmuar që të kalonte në klasifikimin final, e Zoti e dhashtë, e njëjta gjë shpresohet të ndodh dhe me Aurela Gaçen. Që në momentet e para të takimit me shtypin, grupi përfaqsues shqiptar i përbërë nga Aurela Gaçe,Shpëtim Sahraçi dhe Dhurata Bejzade ka qënë në qëndër të vëmendjes duke dhënë intervista për shtypin dhe televizionet hollandeze e të huaja. Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit dukej qartë se RTVSH ishte përgatitur shpirtërisht dhe materialisht për tu prezantuar dhe për të prezantuar këngën e këngëtaren, sa më mirë përpara publikut të huaj. Materiali promovues ishte perfekt dhe i cilësisë bashkohore. Me një anglishte të shkathët dhe gjithmonë e qeshur Aurela është shfaqur shkëlqyeshëm nga intervista në intervistë duke marrë opinionet dhe vlersimet më të mira nga gazetarët dhe kritikët. Midis të tjerash Aurela ka zbuluar se në numrin natën finale të Eurovision ajo do të shoqërohet në skenë nga tre vokaliste,një kitarist dhe një baterist, teksa ka shtuar me humor se Aurela e vetme në skenë mjafton. E pyetur nga një gazetar sesi do ndihet kur të këndoj përpara miliona teleshikuesve ajo u përgjigj
    "E di...publiku është publik,gjithmonë, qoftë kur ke vetëm 100 njerëz përpara teje, qoftë kur ke miliona.Nëse je e sinqertë me ta, publiku do të kuptojë,nëse vërtet do t'ja rikthesh atë që ke në zemër, ata do ta ndjejnë.



    Të gjithë artistët, pasi janë njohur me njëri-tjetrin, kanë udhëtuar dhe vizituar qytetin dhe pikat turistike ku janë njohur me historinë dhe ushqimin tradicional vendas, teksa kanë vazhduar intervistat dhe kanë dhënë autografe e fotografi për fansat.
    Në mbrëmje, artstët përfaqsues të 21 shteteve pjesmarrëse në Eurovision, janë ngjitur në skenë për të kënduar këngët e tyre, përpara një publiku të mrekullueshëm dhe të madh në numër. Aurela u paraqit e pesta në rradhë dhe u prezantua nga drejtuesit e programit si një këngëtare pasionante, fjalë të cilat ajo i vërtetoi në sekondat e para të ngjitjes në skenë ku ndezi atmosferën, duke qënë një ndër të paktët artistë që kënduan live në këtë koncert dhe e vetmja që këndoi dy këngë. E veshur me një fustan të bardhë, me një stilim flokëzh dhe makiazh të përkryer,përveçse interpretimit të "Feel The Passion", këngëtarja shqiptare kishte rezervuar dhe një surprizë për publikun hollandez. Ajo do të këndonte dhe "Ding-A-Dong", këngën me të cilën Hollanda fitoi "Eurovision" në vitin1975, duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme si në skenë ashtu edhe në sallë.
    Pas performancës, prezantuesi i njohur hollandez Cornal Maes e vlersoi Aurelën si një këngëtare të shkëlqyer me një performancë shumë energjike. Të njëjtin vlersim ajo do të merrte edhe nga shtypi, i cili e përshkroi si moderrne,fashionista,me një zë të thellë dhe të veçantë.
    Kënga gjithashtu u vlersua pozitivisht nga kritikët dhe gazetarët, duke dhënë shpresa se do të ketë të njëjtin sukses dhe në Dusselorf të Gjermanisë (ku zhvillohet Eurovision) në muajin maj.



    Informuan: Gafurr Sahiti/Elbino




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Liberta Spahiu: Drejtoresha e ardhëshme e Klan Kosova


    Kur Blero dëshiroi që ti trgonte publikut shqiptar rreth dasmës së tij,ai e bëri këtë duke ftuar në ceremonine martesore kamerat e "Prive",po ashtu dhe Dafina Zeqiri, kur deshi të fliste për operacionet e saja plastike, sërisht ftoi kamerat e "Prive" (kuptimi: private,jashtë syrit të publikut,personale). Ndërkohë që programet me informacione rreth personazheve të njohur publik kanë mbirë nga kanali në kanal si kërpudhat pas shiut,dikush nuk mund të rri pa pyetur veten, se cili është ndryshimi i "Prive" nga programet e tjerë dhe si ja arrijnë ti bëjnë për vete vipat që të rrëfehen. Përveçse një stafi fantastik, një meritë të madhe për këtë sukses e ka drejtuesja e tij Liberta Spahiu, e cila gjithmonë e veshur shik,me nje fytyrë serioze dhe nëj intonacion që të tërheq vëmendjen, përcjell çdo javë nëpërmjet "Klan Kosova" kuriozitetet dhe informacionet më të reja rreth vipave shqiptarë. Ne u takuam me të javën që shkoi dhe ja se çfarë biseduam.



    Liberta përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë?

    - Në vendin e punës, bëj punën time të përditshme. Gazetare në "Klan Kosova". Më mjafton që të jem e përmbushur për momentin.


    "Prive" është një ndër programet më të ndjekur në televizionet e Kosovës, çfarë të reja do kemi kësaj jave?

    - Nuk e di a është më e ndjekura por nga reagimet që vijnë e di që po plotëson një koncept programor të munguar. Ndihem mirë nëse është kshtu siç thoni Ju. Që "Prive" është shumë e shikuar.Këtë javë do flasim për ardhjen e Busta Rhymes në Kosovë,koncertin e grupit Marigona, pjesmarrjen e Vesa Lumës në "Dancing ëith The Stars Albania" dhe qëndrimin e saj në Tiranë etj.

    Kanë deklaruar se Shakira do vij në gusht për të dhënë një koncert humanitar, a është e vërtetë?

    Po. Shakira do mbaj një koncert humanitar në parkun e Germisë (Prishtinë) gjatë verës. E Prive natyrisht se do sjell atë çfarë tjerët nuk do mundin dot :)

    Po në lidhje me Eurovision...përse kaq e vonuar pjesmarrja e Kosovës?

    - Kjo punë është politike. RTK-ja dhe Kosova nuk pranohen si anëtare të barabarta në EBU, që nenkupton edhe pjesmarrjen e Kosovës në Eurosong.

    Në "Prive" ju kryeni vetëm rolin e prezantueses apo njëkohësisht dhe të gazetares ?

    -Priveja ka nje staf prej pesë personash, producent: Alaudin Hamiti, gazetare: Saranda Fejzullahu, Irma Xhema, Kaltrina Haziri dhe unë, i cili gjithnjë është gati të bashkëpunoj dhe të solidarizohet me njëri-tjetrin vetëm e vetëm të sjell atë që publiku tashmë e pret nga ky emision. E në raste të veçanta luaj rolin e gazetares gjithashtu.

    Jeni një ndër prezantueset me stilin më të mirë të veshjes (për të mos thënë më e mira). Cilat janë preferencat tuaja në stil dhe kush ju ndihmon për tu përgatitur?

    - Eshtë një dëshirë e imja që të përkushtohem. Nuk ka të bëj me stilin. Eshtë përmbajtje stili. Eshtë mënyrë e lirshme e veshjes që përkushtohet me dëshirë dhe me sensin e kombinimit. Kaq ka veshja dhe stili.

    Cili mendoni se është personazhi më popullor për momentin në Shqipe, bazuar në kërkesat për informacion të teleshikuesit tuaj?

    - Varësisht se çka preferon shikuesi,sSecili ka vlerat e veta për pjesën e shikuesve të tij... mendoi se unë jam pjesë e atyre që më adhurojnë. Prandaj punoj, vishem dhe dukem për ta. Eshtë përcaktim ky...

    Shumë shpesh në "Prive" shquheni për vlersimet dhe kritikat direkte. Si i presin artistët tanë vlersimet negative? A ju kanë krijuar probleme apo pas një komenti negativ a ju kanë refuzuar intervistat etj?

    Si koncept më i drejtperdrejt disa e kanë mirëprit e disa jo. Shumë shpesh kërcenimet drejtohen tek ne, por edhe këto janë kaluese. Refuzime direkte nuk ka pasur veçse disa nga fytyrat tona kane agjendë shumë të ngjeshur saqë për një intervistë që nuk ka të bëjë me promovimin e klipeve të tyre, gjenden jashtë vendit.


    Jeni bërë e njohur fillimisht si modele, por tashmë keni fituar sukses dhe në prezantim. Si ndodhi ky kalim nga një fushë në tjetrën dhe cilës karrierë do vazhdoni ti përkushtoheni më tepër?

    - Eshtë me moshën dhe me kuptimin e jetës. Vjen një moment që e kupton se trupi dhe mendja ndahen për t'i dh\ëne një kuptim jetës. Jam në funskion të dijes dhe trurit këto vite...


    Ju shikoj në foto me një vajzë të vogël, a është e juaja?

    Vajza e vogël është Roma, vajza e vëllaut tim, sepse unë mami ende nuk e kam ndërmend të bëhem.Ajo kur e sheh hallën e vet në televizor - çmendet fare.

    Keni menduar të drejtoni një program në në filialin e Klanit në Shqipëri?

    - Ide e mirë kjo. Pse jo.

    Me një portofol modelimi si i juaji, ju shumë mirë mund të kishit arritur sukses në botën e modës në Europë,përse vendosët të qëndronit në Kosovë?


    -Suksesi kupton mënyrën e të jetuarit. Edhe ky sukses imi ma jep shijen e jetës. Pra jeta është ku ndihesh mirë. Mund të jesh diku tjetër në botë por të lë shije të keqe jeta...

    Modele prezantuese,menaxhuese e një biznesi...Si dhe ku e shihni veten në të ardhmen?

    Drejtoreshë e Përgjithshme e Televizionit, hhahahahaha.



    Përgatiti/intervistoi: Elbino

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, April 16, 2011

Genta Ismajli së shpejti publikon "Poison"




    Këngëtarja Genta Ismajli, nëpërmjet një videoje në internet ka paralajmëruar të gjithë fansat e saj, se së shpejti do të publikojë një videokëngë të re e cila mban titullin "Poison" dhe nga vargjet të cilat ajo prezantoi ,duket se kënga do të jetë në gjuhën angleze. Teksa këndon "They call me poison (më thonë helm...)" këngëtarja vazhdon të tregojë, se këtë herë premierën e videos ka vendosur ta bëj jo në televizion, por në faqen e internetit YouTube ku ka hapur dhe kanalin e saj me emër GentaOfficial. Vitin e fundit, shumë këngëtarë, porsi Genta, kanë preferuar të publikojnë së pari këngët në YouTube apo në faqet zyrtare të internetit pasi kjo metodë ka provuar të jetë më efikase sesa promovimi në televizione.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Eni Koçi dhe Noizy prezantojnë: "So Hot"


    Javën që shkoi Noizy prezantoi videokëngën e tij të re "So Hot", një bashkëpunim me Eni Koçi. Le të themi që kënga vërtet është "So Hot" dhe Eni me Noizyn shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, si në këngë ashtu dhe në video. Ndërsa Noizy vazhdon të sjellë hit mbas hiti, "So Hot" është padyshim kënga më e mirë nga Eni Koçit, një këngë e destinuar për tu bërë hit.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Dëgjo: 7Saraqi


    Talentet e reja deri tani, kanë qënë të rralla këtë vit, por neve na zuri syrin kënga "Mos shko" prej 7Saraqit. Ai është një djalë i ri nga Kosova, i cili vjen përpara publikut me një këngë të Enis Preshevës dhe McKreshës. "Mos shko" të kujton pak ritmet e Justin Timberlake, por gjithsesi është realizuar dhe përcillet mjaft mirë prej Saraqit. Suksesi i kësaj këngë ka qënë i mjaftueshëm për t'ju rikthyer studios dhe filluar realizimin e një tjetër kënge e cila mban titullin "vajzafatale" dhe pritet të hidhet në tregu përgjat sezonit veror. Aktivizimi i Saraqit në muzikë, duket se nuk është i rastësishëm, pasi të dy prindrit e tij gjithashtu janë këngëtarë të muzikës popullore.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ju prezantojmë - Adhurim Deari


    Duket se kohët e fundit, talentet e reja në muzikë, po preferojnë më së tepërmi të sjellin në skenë rrymën pop-rrok. Në përgjithësi, disa prej talenteve më të mira të viteve të fundit në muzikë i përkasin kësaj rryme. Ndoshta,sepse kombinimi është i pavdekshëm dhe pranohet nga një publik më i gjërë, por dhe sepse këngëtarët e kësaj rryme janë më të shumtët që këndojnë live dhe vlersohen si në publik po ashtu dhe nga kritikët. Pas suksesit të Alban Skënderaj,Vedat Ademi,Besës,XXL Band,Shpat Deda etj, një tjetër artist po tenton suksesin e tyre. Ai quhet Adhurim Deari dhe prezantohet përpara publikut me këngën "Të kërkoj në ëndërr". Me një look pop-rrok të viteve '80, dhe një zë të lehtë, Adhurimi lehtësisht veçohet nga prurjet e reja në muzikë, me një këngë që po të ketë promovimin e duhur mund që shumë mirë të shndërrohet në hit. Në përgjithësi është një prezantim i thjeshtë, me ritme të thjeshta pa efekte speciale te lodhura që na vrasin veshët në çdo këngë që dëgjojmë së fundmi e ndoshta kjo është dhe arsyeja përse ne na pëlqeu e shpresojmë që më tepër të dëgjojmë prej tij në të ardhmen.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ka filluar edicioni i dytë i "Dancing With The Stars Albania"


    Oh! Kurrë nuk do ta kisha menduar se do më kishte rënë rasti të shikoja Mimoza Ahmetin në një fustan të shkurtër me xixa e frutulla...por...ja që ndodhi edhe HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!
    Po të paktën imazhi i saj nuk kish të krahasuar me atë të ballukeve të Amit që sa herë dilte në skenë më kujtonte Anjelia Huston tek "Adam's Family".

    Ky ishte dhe interpretimi i çiftit BAM!BAM!BAM! Verbim ballukesh! AAAAAAAA! Vrite parukieren dhe ble një të re!


    Siç mund ta keni kuptuar...Ka filluar edicioni i dytë i "Dancing With The Stars Albania", e në pamje të parë...duket se ky edicion ka kërcimtarë më të mirë se ai i vitit të shkuar. Në përgjithësi nata kaloi bukur e në përfundim juria vlersoi me pikët më të larta aktorin Enver Petrovci i cili kishte më të drejtë kur tha me humor se "Çka po kërkojnë këta fëmij me lujt me mua? Po nuk luhet me babën!" (ps. dikush ti thojë asaj të lajmeve se ndërkombtarisht nuk është fjalë, se na hapën barkun). Personalisht mua më tepër më pëlqeu Mimoza Ahmeti e cila dukej qartë që kishte ardhur aty për të dëfryer e jo për të fituar...e kërcimi i saj ndoshta nuk ishte perfekt po mua më kënaqi,sepse prisja nga momenti në moment ose të rrëzohej ose të godiste atë balerinin, e duke qënë se nuk ndodhi...URRRAAA! teksa Enveri mund të ketë fituar natën e parë, ai nuk besoj se do ta ketë këtë shans në netët e ardhëshme kur temat e kërcimit dhe ritmet do fillojnë të anojnë më tepër nga ritmikja, megjithëse me tërë ato të ngritura që i bëri balerinës...nuk i dihet, nuk i dihet. Femrat kërcyen shumë mirë të gjitha.Eloise më pëlqeu për elegancën e saj, po ashtu dhe Agnesa Vuthaj,Otla dukej shumë HOT! Vesa për qejf dhe Çiljeta ...elegante, më në fund! Përsa i përket meshkujve...tango dhe vals janë vallzime ku kërkohet që mashkulli Të DREJTOJ femrën e jo anasjelltas, e në vend që ti ngrinin këta djemtë e rinj balerinat nga 20 herë, i ngriti Enveri...nah! Më pëlqeu interpretimi i Big Bastës, që më kujtoi ato filmat me luftë ku kapoja i bandës tundohet në kërcim nga një agjente e "fshehur" e policisë. Fantazia ime i kalon caqet.

    Përsa i përket jurisë, na pëlqen që është po e njëjta vetëm do donim që Çani për një moment të mendonte ato që nxjerr nga goja. Teksa vlersonte Vesën, ai veçoi ëmbëlsinë, të cilën e kishte më të mirë se të Genta Ismajlit që gjithashtu është nga Kosova dhe ..."Janë kosovare të dyja po ndryshojnë?" Çfarë do të thotë? Që kosovaret nuk janë të ëmbla dhe Vesa bën përjashtim? Ç'lidhje ka një herë? Mua mu duk ofenduese dhe Vesa duhej të kishte thënë diçka.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Masiela....WOW



    Teksa ne jemi nw pritje tw dy filmave mw tw rinj tw Masielws "The Science of Cool" dhe "Of silence", aktorja nw faqen e saj zyrtare, publikoi njw foto tw re pwr fansat, shkrepur gjatw xhirimeve tw njw projekti tw ri kinematografik. Ashtu si dhe fansat e saj, ne mbetwm pafjalw nga format e mrekullueshme dhe eleganca e trupi tw Masielws. E vetwm mund tw themi WOW! Tani e kuptojmw sesa domethwnwse janw vargjet e kwngws "Don't Cha" tw The Pussycat Dolls.Seriozisht...a nuk do donit qw dhe e dashura juaj tw dukej kwshtu? Po...po...dhe ne ende jemi duke kundruar fotografinw...wow.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kush e fiton Top Fest - Flori apo Elvana?


    Ne e kuptojme pjesmarrjen e Flori Mumajesit dhe Elva Gjatws nw TopFest. Ata ka shumw mundwsi tw jenw fituesit e edicionit tw tetw tw kwtij festivali.Ajo çka ne nuk kuptojmw wshtw se pwrse i janw larguar "Kwngws Magjike"? Pwr vite me rradhw, tw dy kwngwtarwt i kanw qwndruar besnik pjesmarrjes nw tw, qoftw me kwngw, qoftw me kompozime. Se çfarw ndodhi...askush nuk e di, por qw do ta zbulojmw, do tw zbulojmw hahahahaha. Nw lidhje me prezantimin e tyre nw TopFest, tw dy kwngwtarwt mbyllwn ditwn e fundit tw konkurimit fillestar nw kwtw festival dhe u duk qart qw kwngwt e tyre janw pretendentet kryesore pwr tw fituar aq mw tepwr kur ky ka qwnw dhe edicioni mw i dobwt i TopFest nw lidhje me prurjen artistike. Elvana Gjata u prezantua me baladwn " Me ty", njw baladw e thjeshte por mjaftw e kwndwshme, ndwrsa Flori me " Tallava" qw tw kujton pak "Origjinale" por qw mua mw pwlqen mw shumw se ajo. Finalja e Top Fest do tw mbahet nw muajin maj.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, April 14, 2011

Shakira koncert në Kosovë


    LOCA! Ne e presim në Shqipëri,kjo shkon në Kosovë! Ka ngatërruar adresë ylli! Javën që shkoi në Prishtinë filloi të flitej se këngëtarja e njohur kolumbiane, ka shumë mundësi të japi një koncert gjatë verës në kryeqytetin kosovar dhe pse në faqen e saj zyrtare një gjë e tillë nuk është njoftuar. Në fakt, duket se ardhja e saj në Kosovë është mëse e vërtetë,por koncerti nuk është pjesë e turneut artistik të këngëtares, më tepër sesa një koncert humanitar i organizuar në bashkëpunim me organizatën UNICEF. Lajmi është dhënë së pari në shtypin turk nga "IHA (iHlas Haber Ajansi) i cili ka cituar Rudolf Keller , menaxher i "Poëer Company" dhe organizator i këtij koncerti. Ai ka treguar se koncerti do të mbahet në muajin gusht dhe të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar fëmijët e traumatizuar nga lufta. Gjatë vizitës, Shakira gjithashtu, do të vizitojë dhe spitalet e fëmijëve në vend.Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Aurela ka stil

Dafina Rexhepi vjen me video të re



    Këngëtarja Dafina Rexhepi ka ndërprerë për pak pjesmarrjet në koncerte, që ti dedikohet xhirimeve për videoklipin e saj të ri. E pyetur nga SH2, Dafina nuk mundi të hyj në detaje në lidhje me xhirimet e reja apo këngën e re, veç ne mësuam se bëhet fjalë për një duet me një artist të njohur e se kënga duhet të jetë gati për publikim në muajin maj. Gjithashtu ne arritëm që të siguronim një foto prej këtyre xhirimeve, të cilën po jua sjellim për herë të parë këtu në SH2.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Praq Rado - Vitin tjeter ne "Oskar" me "Dreaming American"




    Elbino: Ku jeni në këto momente dhe me çfarë po merreni?

    Këto ditë jam duke jetuar/punuar midis nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, pasi po përgatitemi për premierën e filmit "Dreaming American" në të qyja qytetet.

    Vura re që në këtë film ju keni punuar së bashku me disa emra të njohur dhe të talentuar në Hollivud si Barbet Schroeder,Lee Percy,Giancarlo Esposito etj. Si ja arrite kësaj?

    Me Lee Percy, unë kam bashkëpunuar edhe më përpara dhe jemi takuar disa herë rreth projekteve në të cilat të dy kemi pasur interes. Së bashku na lindi ideja për "Dreaming American", historia e të ciit është bazuar ne jetën time personale dhe tregon për një aktor shqiptar i cili lufton për të mbajtur gjallë ëndrrën e tij teksa përpiqet ti mbijetoj realitetit të ështirë të jetës në Nju Jork. E teksa ai arrin të gjej suksesin, përballet me nje tjetër realitet të pamëshirshëm i cili është sistemi i imigracionit. "Dreaming American" ndonjëherë është plot humor,ndonjëherë i trishtueshëm, por gjithmonë synon të tregoj historinë prekse, të mbijetesës në Amerikë (për një imigrant). Më pas Barbet Schroeder vendosi të merrte pjesë në këtë projekt e shumë artistë të talentuar gjithashtu, ndoshta sepse po realizonim një film bazuar në fakte reale rreth emigracionit. Koha është perfekte për këtë film,pasi momentalisht në amerikë ka miliona emigrantë pa letra dhe qeveria amerikane nuk po bën asgjë rreth këtij problemi. Besoj se shumë prej miqve tanë besuan në këtë histori dhe erdhën me dëshirën për të përcjellë një mesazh në ndryshim të këtij sistemi. Ka shumë të rinj emigrantë me dëshira e ëndrra të cilat nuk mund ti realizojnë sepse i janë mohuar të drejtat në këtë vend. Shpresoj që ky film do sjelli vëmendjen e shikuesit në sistemin e emigracionit. Ka shumë njerëz ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar prej tij.

    Nëse nuk jam gabim, ku është debutimi juaj në film dhe ju po punoni me artistë të cilët janë pjesë e disa prej filmave më të njohur të repertorit hollivudian si "Single ëhite Female",:Murder by NUmbers","The Usual Suspects"."Do The Right Thing","Boys Don't Cry"...duhet të ndiheni vërtet me fat që jeni pjesë e një stafi të tillë...

    "Dreaming American" është shkruar dhe drejtuar nga Lee Percy, bazuar në historinë e jetës sime, i cili ka një karrierë të larmishme dhe e konsideroj vetën jashtëzakonisht me fat dhe të nderuar që jam pjesë e kësaj eksperience të mahnitshme. Barbet Schroeder është një producent egzekutiv që ka punuar me yjet më të njohur të Hollivudit dhe është nominuar si regjizor i vitit për çmimin "Oskar" me 'Reversal of Fortune' ku interpreton Glenn Close dhe Jeremy Irons, gjithashtu ka bërë 'Single ëhite Female' me Bridget Fonda, Jennifer Jason Leigh ,Steven ëeber, 'Murder by Numbers' me Sandra Bullock, Ben Chaplin, Ryan Gosling) dhe Lee Percy, i cili është vlersuar për 'Boys Don't Cry' me Hilary Sëank, 'Grey Gardens' me Dreë Barrymore , Jessica Lange, "Taking Chance" me Kevin Bacon dhe 'Salt' me Angelina Jolie. E përsëris që jam shumë me fat, që kam rastin të punoj me artistë të tillë.

    Si ka qënë reagimi i njerzve që kanë parë filmin deri tani ?

    Filmi ende nuk ka përfunduar së edituari.

    Kur do të jetë premiera e filmit dhe a do të marrë pjesë në festivale këtu në Amerikë e jashtë?

    Filmi do të përfundojë në mes të shkurtit dhe do të ketë premierën në Nju Jork dhe Los Anxheles. Do të marrë pjesë në shumë festivale si dhe do të çohet për konkurim për çmimet "Oskar" të 2012.

    Po publiku shqiptar a do ketë mundësi që ta shikoj në kinematë vendase?

    Me gjithë dashuri do ta shfaqnim në Shqipëri. Mëse e paevitueshme!

    E ndërkohë që filmi po përfundon së edituari, si po e shikoni të ardhmen?

    E ardhmja duket pozitive.Unë jam shumë i lumtur momentalisht. Jam duke jetuar ëndërrën time dhe po përpiqem të përfshihem në të tjera projekte filmike, ndërsa ende vazhdoj klasat e aktrimit.

    Filmi flet për një emigrant shqiptar ilegal në Amerikë i cili përpiqet për një jetë më të mirë në Nju Jork.Besoj se shumë shqiptarë do gjejnë veten e tyre në këtë histori....

    Si aktor, gjithmon mundohesh të bësh një lidhje midis teje dhe publikut qe dhe ata të përfshihen,tërhiqen nga historia. Një histori rreth emigracionit është pak e vështirë pasi jo të gjithë janë emigrarntë dhe nuk e kanë të lehtë të kuptojnë atë dhimbje që ne kemi jetuar.Të lësh gjithçka pas dhe të vish këtu për një jetë më të mirë, e të mos gjesh dot punë,larg familjes, pa askënd që të përkrah...Të gjitha këto ndjenja të bëjnë të ndihesh si i mbyllur në kuti, por me kalimin e kohës dhe me punë gjithçka arrihet.

    Cili është mesazhi juaj për të rinjtë emigrantë?

    Të jesh emigrant nuk është e lehtë, por të bën që të mësosh më shumë nga jeta e të bën një njeri më të fortë.Mos lë asgjë dhe askënd të ju lëndoj. Një ditë do të mbërrini aty ku dëshironi, veç asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari.

    Suksese Praq dhe arritje të mëtejshme! Shihemi në premierë!

    Dhe unë të falenderoj Elbino për intervistën dhe mbështetjen në çdo hap të karrierës sime. Ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë!

    Intervistoi/Përgatiti: Elbino





    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/04/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive