Saturday, July 30, 2011

Skëndërbeu ishte fans i madh i Sinan Hoxhës - Ja prova!

Soni Malaj- Nën lëkurën tënde - Shiko Videon Këtu!

Genta Ismajli - MOS E BLINI ALBUMIN TIM


    Ditë pasi hodhi në treg albumin e ri "Guximi", Genta Ismajli ju ka kërkuar fansave të saj që mos ta blejnë këtë album. Arsyeja? Sipas Gentës, ky album ka dalë në treg pa lejen e saj dhe ajo do hedhi në gjyq "Arbonin". Ok! nji sekondë aman. Kush është Arboni, pse duhet me i marr leje Gentës, kush ja dha këngët këtij, çfarë lëmshi e çfarë tmerri!!!!!!! Hajde Shqipe hajde! Po normale, kur duan ti bëjnë të gjitha vetë arrrrrtistët. Po të paktën vendos një mesazh normal. Lajmëroj të gjithë fansat e mi, se albumi "Guximi" i hedhur në shitje prej "Arbonit" është publikuar në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e grupit realizues të këtij albumi (se shtëpi diskografike s'ka e s'ka aty). Për këtë veprim ne kemi nisur një proçes gjyqsor dhe ju lutemi që të sabotoni këtë prodhim dhe mos të bleni këtë album.

    E shikon mi? Kollaj fare! Kriminela, shkon shkruan tjetra. Jo mi jo ata s'janë kriminela, por normale kur gjejnë shesh do bëjnë përshesh. lol

    ps.Po këto këngëtaret nuk e dinë që nuk blen më njeri albume, se të gjithë në Shqipe i shkarkojnë online dhe ata që faktikisht i blejnë nuk kanë Facebook se nuk dinë të përdorin kompjuterin hahahhaha.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Zajmina Vasjari na përshëndet - Foto

Antre dhe Gena parashikojnë motin. Këtë natë do bjeri shi


    Së pari, kënga është shumë e bukur, e më pëlqen që videoklipi është i thjeshtë dhe pa femra melankolike e gjysëm të zhveshura etj etj. Më pëlqen. Gjithashtu më pëlqen sesa pastër dhe sesa mirë i kuptohen fjalët Antre kur këndon. Në anën tjetër...ky Gena është fiksim kur interpreton. Më falni, se ai interpreton me gjithë shpirt, por mua më bën me qesh nuk e di pse hahahahaha. Ah dhe diçka!

    Si ishte ajo pjesa e tekstit / zgjata dorën n'errësirë por ti the që s'më njihje/ si s'më vrave më mirë mos të ndjeja kaq dhimbje/

    Po mirë o burrë a ishte errësirë? Ti pse shqetsohesh kot, ndoshta s'të ka pa mirë. Tiranë hesapi, po të zgjati dorën njeri në errësirë futja vrapit se nuk e ka nga dashuria byrazeri po të vrau hahahhahaha.Më duket janë mundu e i bën një këngë të tërë kot ma si koti ajo e shkreta o tremb s'ka kuptu gjë hahahhahaha.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Rovi, Pro Band dhe Gold AG - Dëgjo Rovin - Shiko videon


    Domethënë Rovena Stefa tani, ka ndryshuar emrin dhe do duhet ta thërrasim Rovi? E di çka? Më mirë kështu hahahahaha. Më pëlqen më shumë Rovi. Sa për këngën, nuk di ç'të them se nuk është nga ato lloj ëmbëlsirash që preferoj dhe pse do thoja që nuk i kuptoj këto përzjerjet rrep-folk. Ndonjëherë tek-tuk, por kur bëhen të shpeshta...eh, nuk di. Një gjë tjetër që unë nuk kuptoj është se përse kompozitorët tanë e kanë kaq të lehtë të influencohen nga ritmet e huaja ndërkohë që kanë një arkivë të pafundme dhe të jashtëzakonshme me ritme të folklorit shqiptar. Kaq shumë përtojnë? Gjithsesi për fansat e kësaj rryme muzikore ju e dini që kjo do të jet hit dhe jashaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Toni dhe Shpat Kasapi - Si diamant - Shiko videon


    Nuk e di unë si i vendosin titujt e këngëve këta, por mendoj se ti vendosësh tituj kaq superlativ këngëve duhet të thuash 100 herë marshalla mbrapa se i marrin në sysh dhe këngët dalin kot. Bashkëpunimi më i fundit i Shpat Kasapit nuk është diamant, por mund të jetë një mësim, që këngëtari të mos merret më me këto gjërat, që s'di si ti quaj, për tu munduar dhe ti mbushi mendjen të tjerëve se është i kohës e se mund të bëj muzikë si këta të jashtmit a ku di unë. Shpati duhet ti kthehet Valles kosovare, Fisnikes e Axhamiut, këngë të cilat e bën jo vetëm të njohur,por të veçantë dhe të dashur për publikun. Përndryshe...ku je ku je? O ëndërr e bekuar.....


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, July 27, 2011

Çfarë nuk shkon me këtë foto?...Ah Top Albania Radio


    Ja çfarë xhevahiri gjetëm teksa po kotrollonim në faqen zyrtare të Shakirës, për të parë nëse kish vendosur ndonjë njoftim për koncertin në Tiranë apo jo (përgjigjia është jo!). Marjana nga Top Albania Radio, ka lënë një mesazh në faqen e Shakirës ku ka kërkuar të "conect" (ndoshta ka dash të thojë "contact", mirë s'ka gjë) me menaxherin e Shakirës ose ndonjë tjetër (e ke parasysh...nonji tjetër më s'ka aty? lol). Ajo do të "conect" me një N, me menaxherin, sepse është nga Top Albania Radio...kupton ti? Ene Top Albania Radio është Radioja kombëtare e Shqipërisë...hmmm është radio kombëtare PO, por jo RADIOJA kombëtare, sepse ajo është Radio Tirana. Qysh pa! S'ka problem. Ene pastaj thonë që gazetarët nuk janë profesional. Kot kështu për të ndihmuar ndonji që i nevojitet. Së pari Shakira menaxhohet nga Nexus Managment Group Inc (zyrat i ka në NY), menaxhere e saja është Ceci Kurzman. Telefonojini kompanisë dhe kërkoni znj.Kurzman, sekretarja e saj do ju marri mesazhin etj etj etj etj. Boll latë nam me forume. Për të tjerë artistë. E hapi fletpalosjen e albumit? Shikoje me cilën shtëpi diskografike e ka publikuar. Telefonoji shtëpisë diskografike, prezantohu dhe kërko kontakt info për menaxheren/in e artistit që dëshiron etj etj etj. Ene kshu!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Don Omar më 14 gusht,koncert në Shqipëri


    Epo që kishte dhe Cavalli Beach (jo plazh po beach eh!) në Shqipëri s'do më kishte shkuar në mëndje.Jo për gjë se me kafe Obama e Bill Klinton, u mësuam e u mësuam tani nga moda. Nejse...po flasim për Cavalli Beach, sepse aty më 14 gusht do të mbaj koncert i famshmi Don Omar (shikoni videon më poshtë). Ju do thoni po mirë mo, po ku është ky Beach_i? Mesa mësova është në gjirin e Lalezit.Po mirë do thoni juve, po gjiri i Lalezit ku është? Po unë ta dija o burrë i bija shkurt nuk i bija kaq larg e larg.Sa gjire janë bo tani, gjire të reja, gjire të vjetra,gjire Dolce Gabbana...seriozisht!!! A s'ka emra shqip? Biletat mund ti blini tek pikat e kompanisë Abissnet e cila sponsorizon koncertin e aty mund të pyesni dhe për vendodhjen e gjirit ose google map. Opa! Kudurooooo!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Këngëtarët koreanë përshëndesin fansat shqiptarë!


    Nëse nuk e dinit, po ju themi që ne jemi pak të fiksuar pas K-Pop (Muzikë Pop nga Koreja). Mënyra sesi vishen,ritmet,realizimi i veçantë i videove,efektet speciale e të tjera elementë që ndryshojnë shumë nga skena europiane dhe amerikane e kësaj muzike, na kanë bërë për vete. Mesaduket,falë YouTube, K-Pop ka arritur të krijojë fansa të shumtë dhe në Europë, ku para pak kohësh disa prej artistëve më të njohur korean dhe kanë dhënë një koncert (në Francë). Për më tepër, ata kanë realizuar dhe një video ku falenderojnë të gjithë fansat europian për mbështetjen artistike. Në video, artistë të ndryshem shfaqen duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhet faleminderit në disa gjuhë europiane dhe gjithashtu...në shqip (shiko foton mësipër). Yeeeaaah! Më poshtë ne po ju sjellim një video remiks të disa prej grupeve dhe këngëve më të mira të K-Pop gjatë fundvitit të shkuar.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Leonora Jakupi publikon "Iluzion"


    Lajmi i keq është se fillimisht njerzit nuk do ta pëlqejnë këtë këngë,lajmi i mirë është se pas shumë të dëgjuarash kjo do mbahet mend si një prej këngëve më të mira të Leonorës.Tani sikur të thoshim të njëjtën gjë dhe për kordhelet, mirë do ishte por nuk e themi dot. Thjeshtë janë një fashion faux pas.

    ps. Ma kapni pak atë fluturën...shumë reklamë e lezetshme e operatorit Vala lol

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Miss Albania Universe 2011 në kopertinën e "Jeta"


    Kjo është kopertina e re e revistës "Jeta" në të cilën Miss Universe Albania 2011 duket e mrekullueshme. Këtë vit si Shqipëria edhe Kosova përfaqsohen nga dy bukuri perfekte të cilat kanë marrë menjëherë votat e fansave të këtij konkursi bukurie të cilët i kanë renditur Xhesikën dhe Afërditën në dhjetshen e pretendenteve kryesore. Miss Universe 2011 këtë vit mbahet në Brazil.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Zajmina ... WTF!


    Kur sapo na u mbush mendja se Zajmina ish kthyer në rrugën e duhur dhe po sillte disa këngë të lezetshme në tregun muzikor, ajo shkon dhe bën një këngë që na bëri të na këndoj truri "Hey Loca! WTF!" Seriozisht, kthehu tek këngët dance dhe kërcimet se me këngë të tilla o bo bo edhe disa muaj dhe të harruan. Pale që se ku mi kanë gjetur këto veshjet nga arkiva e shtetit e më janë kombinuar me jeshile...boooo! Një mik që ju do të mirën!

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Tuesday, July 26, 2011

Bleona kundra Eliza Dushkut


    Oh kay! Kjo është pak e çuditshme dhe ne nuk dimë si ta kuptojmë apo ta shpjegojmë, por disa ditë pasi Eliza Dushku ka postuar në Facebook dhe Tëitter një status "Jam krenare që jam shqiptare!", Bleona Qereti ka postuar gjithashtu një mesazh në Facebook dhe Tëitter ( në faqen e Elizës, shiko foton) i cili i drejtohet aktores me origjinë shqiptare. Në këto mesazhe Bleona shkruan

    "Kush është shqiptare tani?'Si një shqiptare e vërtetë siç pretendon të jesh' duhet ta dish se nëse sulmon një shqiptar,përgjigjia do të jetë më e madhe sesa mund ta parashikoje! Do ishte madhështore sikur faktikisht DO ISHTE VENDI YT! Dhe ti do kishe lindur atje! Çfarë ke bërë për Shqipërinë së fundmi? Më vjen mirë që shikoj se ke Shkruar në 'koktejet' e mia për pak publicitet më shumë për të thënë se 'je shumë patriote' rreth të qënit shqiptare! "

    Nuk e dimë egzaktësisht se ç'ka ndodhur midis Elizës dhe Bleonës, por mendojmë që ka të bëj me atë thashethemin idiot rreth mohimit të gjuhës shqipe nga Bleona. Pfff! Mesaduket Eliza ka lënë ndonjë mesazh që ka nxehur këngëtaren shqiptare dhe si rezultat...këto që po lexoni. Gjithsesi, këto shkëmbimet e Bleonës na duken pa vend dhe aq më tepër në një rrjet shoqëror kaq publik DHE midis dy personazhesh shqiptare. Përgjigjia e Elizës ...me modeste dhe më cool. Ajo ka postuar një lidhje në Tëitterin e saj ku shkruan " Paralajmërim: Këtu akuzohem,sepse flas gjuhën time...Kënaquni!

    Kush është më shqiptare nga këto të dyja? Goca e Qazimit! Nuk e njihni gocën e Qazimit? Ajo që ka çliru Pezën dhe dha mendimin që fusha pranë Pezës të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë dhe ti vendosej emri Tiranë. Nga ta dinte e shkreta sesa punë ju hapi shqiptarëve që plasën kush me qënë më shumë Tirons e tani që dolën prej Fushë-Peze të gjithë , kaluan në trrrrredin e ri kush me qënë më shumë shqiptar. Po lijeni rehat Shqipërinë,se Shqipëria s'ka lidhje as me njërën as me tjetrën. Po pini o goca kafe e bëni pazar për qejf se jua ka lejuar jeta,pse ziheni kot. Po ikni e këndoni ndonjë këngë së bashku, ç'o ky muhabet, pse mërziteni! Po qetsohuni amon se veten stresoni, ju dalin rrudhat kot! Eeee shenela! Sa për vete! Unë jam tajlojndinez e nuk e lun topi!





    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

A po merrte drogë Ledri në "Prive"?


    Kush nga ju e pa intervistën e Skillz në "Prive" (Klan Kosova Tv) të shtunën që shkoi? Që thoni ju unë e pashë, kur papritur në ekranë del një shigjetë e kuqe drejtuar nga Ledri (teksa Visari po intervistohej). Ueee thashë difekt teknik! Pastaj mendova se ishte ndonjë efekt viziv, po pse ikte shigjeta?!!! Kur shikoj unë Ledri seç o i bënte hundës. Fillimisht, kujtova se po i shfrynte, por nuk pashë ndonjë shami apo picetë, e tani ai me duar nuk po pastronte hunndët në tv, se është gjithë ai çun! Pastaj më tha njëra këtu "Po merrë drogë ore, po thith!" Eeeeeee! Nuk merr Ledri drogë i thashë! Ajo vazhdonte, derisa në fund u dorëzua e më tha "Po hë pra çfarë po bënte?". "Ja po bën news", i përgjigjem. Nuk më besoi ajo mua, po sheh ti që u bë news? Thuaj që s'jam i zgjutë!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Soni Malaj publikon videon e re "Nën lëkurën tënde"


    Soni dhe Mirko do jenë në Sardenja këtë javë, ku pas një viti të tejmbushur me punë, kanë vendosur të pushojnë për pak kohë, aq më tepër që Soni është në pritje për tu bërë nënë së shpejti. Megjithatë duket se dhe në pushime, nuk do mund ti qëndrojnë dot larg skenës (të paktën asaj televizive) pasi Soni Malaj sot lançoi videoklipin e saj të ri për këngën "Nën lëkurën tënde" (pjesë e albumit "Unik" i cili është publikuar në fillim të vitit të shkuar). Pasi kënga rezultoi e suksesshme në radio, Soni mori vendimin që ti bënte dhe një videoklip, biles po ju sjellim dhe një kuriozitet të vogël, gjatë xhirimeve të klipit ajo ka qënë në muajt e parë të shtatëzanisë. "Nën lëkurën tënde" është një kompozim i Flori Mumajesit, me tekst të Zhakut (Inida Gjata) dhe ne do ta publikojmë këtu në Albaniac së shpejti ndaj vazhdoni të na lexoni.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Elvana Gjata publikon videokëngën " Afër dhe larg"


    Ne mund të themi çfarë të duam e ju mund të shtoni edhe më tepër, por në këtë videoklip Elvana flet vetë dhe thjesht tregon se ndoshta nuk është e para, por baby është ende numri Një! Zyrtarisht ajo ka ngritur standartin përsa i përket prodhimeve muzikore në Shqipe, e kujt ja ka inati të shkoj të bëj muzikë më të mirë e të mos harxhoj energjitë me fjalë boshe. Përsa i përket videos,skenat me kostum në pishinë (min 2:05) janë skenat më HOT të prodhuar ndonjëherë në videoklipet shqiptare sipas mendimit tonë dhe provojnë sërisht se të jesh seksi nuk do të thotë të zhvishesh, megjithëse...ene me i pat heq e ke parasysh hahahhaha. Gallatë! lol Fiksim ato skena!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Big Basta së shpejti me "Bounce with the Star"


    Ju ndoshta e keni ndjekur premierën e kësaj këngë tek "Miss Shqipëria 2011", themi ndoshta sepse RTVSH ma mo...kullerat nuk e shohna RTVSH. Ene kshu! Nejse! Që thoni juve...Big Basta pas disa bashkëpunimesh sjell një videokëngë të re e cila titullohet "Bounce with thë Star" që mesaduket duhet ta ketë shkruar kur merrte pjesë në "Dancing with the Stars Albania". Jo se jena kundra, në fakt pasi pamë reklamën na u duk këngë interesante dhe thjesht deshëm të tregonim se jemi në pritje të videokëngës se na thanë do dilte që javën e shkuar ene hiç. Eeeee djellë i modh kneja, s'durojm dot, jena bo mistreca! Tu na premtu të gjithë këngë në fundjvë ene shtyje,shtyje!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Rozana vjen me një këngë të re


    Ok! Kjo video pritej të publikohej javën që shkoi, por mesaduket është shtyrë dhe është publikuar vetëm reklama. Tani ju do thoni, po mirë pse keq për reklamën neve? Po o shoku, u bë një vit gati, që sa herë përmendet emri i Rozanës, pasohet veç me lajme rrahje,zhveshje, lidhjesh etj, aq sa harruam fare që Rozi pikë së pari është këngëtare, ndaj nuk duruam dot dhe vendosëm reklamën. Videoklipi është bërë nga Aleksandri i Maqedonisë (jo ai i madhi jo lol) dhe të paktën në ato nanosekonda duket se do kemi një video Hot. Mezi po presim!

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Mentor Haziri publikon videokëngën "Engjëll" - Shikoje këtu!


    FIKSIM! FIKSIM kjo këngë! Një ndër këngët më të bukura dhe më të veçanta të vitit. Frrrreski! Shumë më pëlqejnë ato momentet kur zëri humbet...videoja gjithashtu! Interpretim shumë i mirë nga vajzat. Klip i thjeshtë, por i lezetshëm. Një ndër këngët më të mira të vitit dhe për këtë e vendos dorën në zjarr. FIKSIM!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Tuesday, July 19, 2011

Hajdut news "Millioneri" kundra "Adrenalinës



    Ku e kena dëgju,ku e kena dëgju opo që do ta gjejmë se ku e kena dëgju kët këngë do ta gjejmë, po pse të na lidhi xhamën. Një tjetër hit shqiptar marrë nga bullgarët. Opo ne dhe bullgarët dolëm vëllezër ç'është kjo punë! Një herr merr këta një herë marrim ne.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Elvana Gjata - "Me ty" - videoja


    Kënga fituese e edicionit të fundit të TopFest "Me ty" tashmë është realizuar dhe në video nga këngëtarja Elvana Gjata. Videoja është e thjeshtë, por ne na pëlqen, pasi na kujton ato çastet në jetë, kur të gjithë të humbur e kemi pasur dikë, e ecnim rrugëve me shpresën se do na shfaqej imazhi i tyre sërisht. I vetmi ndryshim është se kemi pas qënë e pak të dehur ene me cigare në dorë lol. OZM! Sa serioz u bëmë! Thjesht donim të shtonim se Elvana na pëlqen më shumë me flokët me onde se të drejta. Nuk duhet ta kishte hequr modelin nga klipi i fundit. Super! Me ty :)
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Miss Shqipëria 2011 në kopertinën e revistës "Klan"


    Revista "Klan" mesaduket nuk ka dëgjuar ndonjëherë për Fotoshop, pasi ka kopertinën më të "paprekur" në treg.Siç jaka çuar fotografi foton, i kanë vënë shkronjat sipër ene , në shtypshkronjë. Kejdi Jashari, duket shumë bukur dhe pse jemi kundra idesë së një 17 vjeçare me rriba banje në kopertinën e një reviste si "Klan". Plus...me një trup perfekt sa të sajin, si ja arriti fotografi me i nxjerr në pah dhe atë pikë barku që ka? Amon, Klan thuaj! Ne na pëlqen Kejdi dhe mendojmë se do jetë e suksesshme në fushën e modës, pasi nga fotografitë që i kemi parë ajo si një kameleon, ndryshon komplet nga fotoja në foto.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Çfarë nuk shkon me këtë foto?

Sunday, July 17, 2011

Adelina Emini dhe Gentz - Tipsy


    Kjo është videokënga e re e Adelina Eminit në bashkëpunim me Gentz (Etnon). Mesaduket Gentz, pas suksesit të Dafina Rexhepit ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë dhe me Adelinën. Suksese! Kënga është ok, videoja gjithashtu. Asgjë e jashtëzakonshme, por e lezetshme.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Antoinette Nikprelaj rol kryesor në filmin "Scar 23"


    Më në fund pas roleve figurante në disa prej prodhimeve më të mëdhaja të Hollivudit si dhe realizimin e një reklame për M&M's. Antoinette Nikprelaj ka arritur të siguroj dhe rolin e parë protagonist në një film. Kjo është një arritje e madhe për aktoren 24 vjeçare me origjinë shqiptare e cila ka vetëm një vit që i ka hyrë rrugës së kinematografisë. .Filmi është një triller fantastiko-shkencor, ku Antoinette interpreton në rolin e shencëtares Dr. Scar e cila ka aftësinë të udhëtoj në kohë dhe përpiqet për të shpëtuar botën. Ai titullohet "Scar 23" me regji të Philippe Martinez, ka një buxhet prej 16,5 milion dollarësh e pritet të shfaqet në ekranet amerikane në vitin 2012.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Genta: Foto nga promovimi i albumit "Guximi"


    Genta Ismajli ka promovuar në Kosovë albumin e saj të ri "Guximi" në klubin "Platon" nga ku janë marrë dhe fotografitë e mëposhte. Albumi i saj i ri përmban 16 këngë nga të cilaj 6 në gjuhën angleze, e momentalisht prezantohet në treg me videoklipin "Guximi" të cilin ne jua sollë këtu në Albaniac ditë më parë, ndërkohë që Genta ka treguar se këtë verë do të publikojë dhe një vjdeoklip tjetër. Ore u bënë të gjithë me nga dhjetë videoklipe, a është ul çmimi i klipeve a si?











    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kështjella Pepshi ndalesa e ardhëshme...kinematografi


    Gjatë një interviste dhënë gazetarit Dashnim Hebibi, ish Miss Kosova Universe 2010, Kështjella Pepshi ka lënë të kuptohet se kinematografinë e sheh si destinacionin e ardhmshëm. Kështjella është e vetmja nga misset shqiptare që i ka qëndruar larg medias në vend,por mesaduket ajo ka vazhduar të punoj në qetësi duke u takuar me një regjizor francez e pavarsisht se Kështjella nuk futet në detaje kuptohet qartë se diçka "po bluhet" aty. Suksese!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Bleona në studio - Foto


    Bleona ka zbuluar dhe një tjetër sekret në lidhje me albumin e saj të ardhshëm. Timbaland në këngën që ka kompozuar për Bleonën ka përdorur dhe ritme shqiptare. Juve mund të ju duket disi e çuditshme, por ne e besojmë shumë mirë sepse kemi dëgjuar "ëhat You Got" të cilën Timbaland ka kompozuar për Justin Timberlake dhe që ka ritëm 100% folk-shqip. Ndërkohë këtu po ju sjellim disa foto të Bleonës në studion e regjistrimit,duke punuar për këngën "Fashion Shoë"...Duke gjykuar nga fotot, jemi të sigurt që do jetë hot! Po pse mi goce ashtu shtrirë punohet eeeee! A ti ti jo! Hahahaha!






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Fotot e reja nga Berkani

Foto nga xhirimet e klipit "Bjondina" - Sinani/Seldi

Friday, July 15, 2011

Rita Ora në posterin e ri të CK One

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu publikojnë videon e re - Bjondina


    Të them të drejtën, nuk jam ekspert në këtë gjini muzikore, por ku bëri këngë Sinani dhe nuk u bë hit, pa thoni ç'të doni juve. Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre që pritet të ketë po të njëjtin sukses sa dhe "Adrenalina" e cila është shndërruar në videokëngën e dytë shqiptare më të shikuar në YouTube. Sinani dhe Seldi kanë publikuar së bashku dhe një album i cili titullohet "Kur t'pendohesh".


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Lyrical Son - Kënga e re - FIKSIIIIIIIM! Dëgjoje këtu!

Tika Ivezaj për Diesel në Mercedez-Benz Fashion Week -Foto


    Mercedez-Benz Fashion Week është një prej aktimiteteve më të njohura dhe më të rëndësishme në botën e modës dhe zhvillohet në mbarë botën (L.A,Nji Jork,Majami,Paris, Berlin etj) Këtë javë "Java e Modës nga Mercedez Benz" po zhvillohet në Majami të Floridës, ku modelja shqiptare Tika Ivezaj ka sfiluar për firmën Diesel. Këtu po ju sjellim disa nga fotot e saj në pasarelë.






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/07/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive