Monday, August 29, 2011

Fotot zyrtare të Xhesikës dhe Afërditës në Miss Universe



    Më në fund janë publikuar fotot zyrtare të konkurenteve të Miss Universe dhe bukuroshet shqiptare vazhdojnë të prezantohen bukur. Megjithatë, teksa në Glamshot (me veshje braziliane) dhe rroba banje, të dyja vajzat duken të mrekullueshme në fotot me fustan mbrëmjeje...OZM çfarë janë ato fustane e ato ngjyra eëëëëëë. Duken si rrobat e përdorura të hirushes. BRRRAAZIIILLL! Le të shpresojmë që do i ndërrojnë në finale, së bashku me modelin e flokëve të Afërditës në
    "Close-up". Kush e pati atë ide me ja ngrit flokët përpjetë!!! Tërë ata flokë të bukur me ja fsheh e me ja bë si mal në kokë....JOOOO!














    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Xhesika Berberi reklamon Miss Universe



    Nëse keni vizituar faqen e Miss Universe këto ditë patjetër do keni vënë re që në faqen e parë së bashku me disa misse të tjera, këtë konkurs e reklamon dhe Xhesika Berberi (shiko foton-e para). Yeaaaaah! Më në fund pak ekspozim për Xhesikën dhe po shpresojmë që ajo të dali sa më mirë në këtë konkurs bukurie në të cilin për dy vitë rresht Shqipëria është klasifikuar në finalen e 15 (Hasna Xhukiçi) dhe 10 (Angela (Anxhela) Martini).
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Skillz publikojnë "Një Milion" -Shiko videon

Bertan Asllani - Imkansiz remix - Dëgjoje këtu



    Karriera e Bertan Asllanit në Turqi duket se po shkon më së miri. Pas publikimit të videkoëngës së parë dhe albumit në turqisht "Imkansiz", këngëtari shqiptar nga Maqedonia ka realizuar dhe një tjetër videokëngë " O Biliyor" e cila është publikuar në qershor. Ne po ju sjellim këtu një remix të "Imkansiz" i cili na pëlqeu, ndërkohë që kemi dëgjuar se këngëtari është duke punuar për këngën e rradhës në shqip. Nisja!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Sabri Fejzullahu publikon "Aeroporti" -Shiko Videon



    Sabri Fejzullahu është një prej këngëtarëve më me stil dhe më cool që kemi. "Aeroporti" (më duket se gjithashtu njihet dhe me emrin "Mërgimtari") është një këngë me tekst prekës që i kushtohet shqiptarëve të mërguar në vend të huaj e me ritmet e saj më rikthen dekada më parë kur muzika shqiptare dhe pse e frymëzuar me ritmet e huaja, sërisht kishte një origjinalitet të sajin. Videoja është e thjeshtë,por e mjaftueshme për të përcjellë mesazhin e duhur DHE Sabriu e unë paskemi të njëjtën këmishe hihihihihihi Vë bast e ka ble tek "J. Crew" :))) Nuk them kot unë që është këngëtari më me stil.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

MC Qoppa ft.Arben & Bledi - Emine/m

20+1 Albanian Summer Dance 2011-SHIKO VIDEON



    Cilat ishin këngët më tw mira dance të kësaj vere? Ne të Albaniac bëmë një përmbledhje të 20+1 më të mirave dhe në një kombinim të shkurtër po jua sjellim në videon e mëposhtme. Ju kujtojmë që rradhitja është e rastësishme dhe këngët janë të vendosura në video sipas listës së mëposhtme.














    20+1 Albanian Summer Dance 2011


    Zajmina Vasjari - Po ta dija
    Blero - Summer Love
    Ingrid Gjoni feat Tony Ray - My Heart Is Crying
    Samantha Karavella - Larg
    Xhensila - Dikush të do
    Soni - Nën Lëkurën tënde
    Aurela Gaçe feat McKresha-CA$H
    Big Basta - Bounce with The Star
    Elvana Gjata - Kudo që jam
    Flori Mumajesi - Tallava
    Elvana Gjata - Afër dhe Larg
    Vesa Luma - Ti po don
    Kaltrina Selimi - Hot
    Leonora Jakupi - Iluzion
    Rozana Radi - Kiss Me Rozy
    Besa - Always On My Mind
    Zanfina Ismaili -Ti pa mu nuk mundesh
    Vjollca - Holla at Me
    Nora feat Mc Kresha - As ni zo
    NRG Band - Rina
    Genta Ismajli - Guximi
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, August 24, 2011

Dafina Rexhepi në tetor me Etnon në Amerikë



    Kemi mësuar se Dafina Rexhepi dhe Etnon gjatë muajit tetor do jenë në Amerikë për të dhënë disa koncerte në qytetet me komunitetet shqiptare më të mëdhaja në SH.B.A duke përfshirë këtu dhe Nju Jorkun. Ende nuk kemi detaje në lidhje më turneun e tyre,por vazhdoni të na lexoni këtu në Albaniac dhe do ju njoftojmë së shpejti. Sa për Albaniac... 100% qe do jemi në sallë atë natë :)
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Në Brazil ja kanë frikën Afërditës



    Afërdita Dreshaj ka mbërritur në Brazil së bashku me stafin e Miss Universe Kosova dhe ju "ka bërë" të ditur të gjithve se është akoma dhe më e bukur në person sesa në foto e se ka ardhur me qëllimin për të fituar. Jo më kot Miss Venezuela në një intervistë të sajën për shtyp deklaroi se sheh si rivale kryesore...e kë tjetër përveçse bukuroshes shqiptare (shih foton)


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Dafina Zeqiri- Foto nga xhirimet e "My Swag"



    Dafina Zeqiri së shpejti publikon videokëngën e re "My Swag" xhirimet për të cilën duhet të përfundojnë këtë javë. Sipas fotove që po ju sjellim, klipi pritet të jetë shumë cool dhe në të merr pjesë dhe motra e saj Besa e cila është modele ( super super super foto ka kjo femër. Fiksim!), ndërkohë që Dafina definitivisht po provon se ka SWAG :)










    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Miss Universe Kosova në Brazil - Foto

Miss Universe Albania në Brazil - Foto







    E teksa Afërdita gjendet kudo, Xhesika Berberi duket sikur e kanë çuar me zor në Brazil. Biles, të dyja bukuroshet shqiptare rrallë shihen së bashku (përveç një fotoje rasti që po e publikojmë këtu). WTF! Më poshtë po ju sjellim një foto të Xhesikës nga një sesion fotografik dhe shpresojmë që në ditët e ardhëshme të jetë më aktive, sepse e duam Shqipërinë në top15 të paktën!!!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, August 22, 2011

Fiksim! "Po ta dija" nga Zajmina Vasjari - Shiko videon



    "Po ta dija" është vërtetë këngë e bukur dhe më pëlqen jashtëzakonisht refreni. Zajmina duhej ta kishte publikuar këtë këngë në fillim të verës, gjithsesi jo keq dhe për të mbyllur sezonin si ndoshta kënga më e bukur e gushtit. Problemi i vetëm është se kënga është stërrzgjatur kot 4:20, po të ish përmbledh gjithçka në 3 minuta apo 3:50 do kish qënë super. Fiksim Zajmina këtu, jo thjesht seksi, por dhe shumë e bukur. O yll!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Hallo? Skillz? - Yo man Birdman here. What happened to that boy? LMAO



    E keni parë videokëngën e re të Skillz "Dokna mirë"? Ene unë e kam parë. Shumë po m'pëlqen si videoja edhe kënga, të dyja fiksim! Po nuk munda të mos vija re se Skillz apo kushdo që ka bërë këngën duhet të jetë fans shumë i madh i rreperit Birdman, pasi kënga e tyre "Dokna mirë" ka marrë ritmin (normal duke i shtruar tre kile bass e duke ndërruar një notë a dy lol ) e këngës "What Happened To That Boy", biles,biles dhe thirjen prrrrrrrrr të Birdman e dallon qartë në këngën e Skillz. Ncuq Ncuq Ncuq. Gjithsesi, ne sërisht mendojmë se "Dokna mirë" është super, thjesht po themi.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Videoklipi i ri i Besës "Always on My Mind"



    Ky është videoklipi më i ri i Besës për këngën "Always on My Mind" të cilën ne e kemi postuar më parë këtu në Albaniac. Kënga na pqëlqen, gjithashtu edhe videoja në të cilën Besa duket për qejf të vetë :) dhe e lirë. Gjithashtu desha të shtoj se diçka nuk është në rregull me zërin e këngës, ndoshta e ka lapitopi ime,por kënga në mp3 që kam unë, e ka ritmin shumë më të fortë.


    Ps.Nq po pyesni përse kam zgjedhur këtë foto për lajmin, po ju them sepse më pëlqen shumë ajo lëvizje,ajo pozë...ene kshu. Kot për kuriozitet, ku i ka blerë ato këpucët që i vesh në fillim të këngës .




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, August 18, 2011

Policia shqiptare është firmato dhe në aksion



    Në çdo vënd të botës (siç thonë ata që kanë parë gjithë botën tek "Opinioni") kur ushtarakët/policia shkojnë në aksion, janë të armatosur gjer më dhëmbë e me uniforma komando ndërsa policia shqiptare...vishet firmato! Shikoni këtë foto. Polici në mes ka marrë poze si supermodel me këmbën pak anash dhe veshur ka një bluze në të cilën shkruhet F.B.I (gallatë hahahhaha). Fiksim sa të bukura i paska xhinset. Ndërkohë ky në të djathtën tuaj ka veshur një polo Ralph Lauren.Djali pas tij ka atlete me drita bling-bling,ai në cep është shumë larg për tu dalluar e ky në të majtë SHYQYR paska një Policia të shkruajtur në jelekun antiplumb, e pantallonat e lagura për qejf. Ju mund të talleni sa të doni, por kjo pesçe këtu është duke pozuar përpara një aksioni special në Lazarat, ku asgjesuan 1685 rrënjë bimë narkotike. Çfarë mëkati! Si nuk ju drodh dora ore e dini ç'keni bërë apo jo! Kukuuuuu! Hahahhahahhaaha! Ok, tani seriozisht, si tha ky? 1685 bimë? Jo mo jo! Shqiptarët u ulën e i numruan 1685 rrënjë për rrënjë? Qyyyyyyyshpa! Ku ka shqiptar që ulet e numëron deri në 1000 e jo më 1685. Nëse ka ndodhur me vërte atëherë do kenë qënë 10110 rrënjë se e dini ju si numërohen. Një për F.B.I një për bling-bling,një për Polon,një për të fundit, një për policia dhe një për raportim hahahhahaha.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

The Kid Gashi - publikon " In My Lifetime"



    Rreperi shqiptar me banim në Bruklin të Nju Jorkut, ka publikuar sot një tjetër video - In My Lifetime - dhe po ashtu si videokëngët e tjera prej tij dhe kjo e fundit është FIKSIM! Old School por SUPER! Nqs ai vazhdon me këtë ritëm, jam shumë i sigurt që nuk është e largët koha kur The Kid Gashi të shikohet kudo, biles sinqerisht nuk e kuptoj përse ende nuk ka "shpërthyer". Fiksim fiksim fiksim!






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Rita Ora paralajmëron - Albumi është tu ardh'



    Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Rita Ora ka paralajmëruar se albumi i saj është duke mbërritur. Më në fund dhe vetë këngëtarja e ka konfirmuar atë çka kemi kaq kohë që e presim. Ndërkohë...nuk më besohet që kam anashkaluar intervsitën e saj në "Dazed&Confused", jo për gjë por e marr dhe çdo numër grrrrrrrrrrrrrr. Gjithsesi, në këtë intervistë ajo tregon disa herë që është nga Kosova ( ♥ ♥ ♥), së fundmi është duke dëgjuar albumin e Adele dhe influencat e saj muzikore janë klasiket si Mariah,Whitney,Imogen Heap ( impresive!) dhe ka fiksim GWen Stefani. Mamaja e saj ka qënë doktoreshë në Kosovë dhe ka mbrojtur diplomën për të dytën herë në Angli ku momentalisht është doktorreshë. Roc Nation e konsideron si familje, mendon se Jay-Z është gjeni muzikor dhe nënshkrimin e kontratës me të e konsideron si një ëndërr që është bërë realitet.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Angela Martini në premierën e "Entourage"



    Kjo foto ka pak kohë që ish harruar në kompjuterin tonë, por na vjen mirë që e gjetëm. Modelja Anxhela Martini duket se ka siguruar një vend të rehatshëm për veten e saj në jetën shoqërore elitare të Manhatanit në Nju Jork, ku përherë e më shpesh po shfaqet në eventet më të rëndësihme që mbahen në qytet. Këtu ajo gjendet në premierën e sezonit final të serialit "Entourage", e cila u mbajt në ambjentet e "Muzeut të historisë natyrore amerikane". ♥ Anxhela
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Vjollca thotë Hollaaaaaa

Drita D'Avanzo së shpejti me linjën e vet kozmetike



    Për ata që kanë ndjekur shqiptaren Drita në serialin "Mob Wives", e dinë mirë që ajo ka për profesion makiazhin. Së fundmi mësojmë se falë suksesit dhe popullaritetin në këtë program, hot Drita është në bisedime për të hedhur në tregun amerikan dhe linjë e saj të parë kozmetike. Ne na bëhet shumë qejfi dhe i premtojmë se për faktin që e kemi tonën, të gjitha dhuratat këtej e tutje do i blejmë vetëm lapsa,buzkuqe dhe rimela nga Drita :)))
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, August 17, 2011

The Voice dhe X Factor tani dhe në Shqipëri



    Jallaaaaaa! Knej këta profesjonistat shkojn e thojnë që jan bo tërë robt këngëtar e ktej shkojnë bëjnë nga 15 emisione në kërkim të talenteve të reja. E për ça i dun këto emisione në Shqipe? Se jo për gjë po premtonin dhe kontratë me shtëpi diskografike hahahhahahahhaaha. Jo re jo! Kjo do jetë vërtet risi, se shtëpitë diskografike në Shqipe plasën tu ju lulzu biznesi me këto albumet që s'po i blen njeri. Këta nuk mbajtën dot "Ethet..." gjallë, për çfarë ju duhet "Vokali" ( çfarë titulli hahahhaha) dhe "I panjohuri". Për më tepër, përse shkojnë paguajnë kot të drejta të autorit dhe i japin lekë të huajve, në vend që të ulen SI PROFESIONISTA që janë dhe të krijojnë një program origjinal dhe që i përshtatet PUBLIKUT SHQIPTAR? E vërteta është, programet televizive shqiptare janë jashtëzakonisht të dobta, të mbushur me njerëz snob dhe "mendjedhënës" (opinionista që i thoni juve) të cilët flasin për një realitet prej Lizeje në botën e çudirave. Se më kapi syri emisionin e pasdites ku flisnin për edukimin dhe ushqimin e fëmijëve e përmëndën se, që fëmija të shfaq interes për të ngrënë perime duhet t'ja bësh në formë lulesh. Hajde rigon hajdeeeee! Ja do blejnë 2000 lekë kastravec t'ja bëjnë lules kalamonit se nuk e ha dot ashtu siç është, ndërkohë që shumicës së familjeve shqiptare (duke konsideruar jashtë qëndrës së Tiranës se këto që flasin veç në qëndër jetojnë) ju duhet të përzgjedhin o kastravecin o domaten sot. Pse nuk bëjnë një temë apo një emision që i përkon publikut vendas! Marrim mollën,qershin,luleshtrydhen.avokadon i fusim në grirse ene bëjme një gotë lëng frutash. Po mi po! A kanë ndëgju nonjiherë për bozë këto? Bozë re bozë!


    OK, se dola pak jashtë teme. Desha të them; Përse shqiptarët mundohen të bëhen apo kopjojnë kaq shumë nga të huajt dhe nuk mundohen të gjejnë apo krijojnë diçka nga vetvetja?


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ja si kërcehet tallavaja - Video

Tuna publikon "E para dhe e fundit"



    Të shikosh vetëm videon pa dëgjuar këngën ku Tuna në rroba plazhi duket superhot, të jepet ideja sikur kjo është kënga dance më e fortë e kësaj vere, por pastaj kur ngre zërin gjëja e parë që të vjen në mëndje është WTF! Ritmi është cool, por është ritëm dubstep që e gjen në çdo remiks të momentit dhe kënga ...amon se më pëlqen Tuna e kjo këngë më duket komplet pa lidhje e s'dua ta komentoj më.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ermela në kopertinën e revistës "Psikologji"



    Dje nuk më zinte gjumi.Po mendoja shumë, shumë, shumë dhe më shqetësonte fakti se përse Ermela e la Ervinin ? Kur në mëngjes hap televizorin dhe ç'të shoh? Reklamën e numrit të ri të revistës "Psikologji" ku shfaqej Ermela mbështetur mendueshëm në një pemë dhe titulli "Pse e lashë Ervinin hileqar". Aaaaaa e paska lënë se paska qënë hileqar! Kjo të gëzoj atë çmimin që mori se 15 minutat e kësaj, përfunduan 3 orë përpara lol.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Afërdita Dreshaj në kopertinën e "Anabel"



    Ajjjjjjjjjjjj unë kujtova se ishte Emina Cunmulaj fillimisht, ndoshta ngaqë lexova titullin "Bukuri perfekte",por dhe Afërdita mezi njihet. Arsyeja? Ka të bëj me faktin që ky numër i kësaj reviste ka një pjesë të tijin në 3D (përfshirë dhe kopertinën) e për ta parë më qartë (e shumë më afër) do ju duhet të përdorni syzet e posaçme 3D. Kjo do të thotë që do ta shikoni Afërditën sikur e keni përballë (për një efekt më të mirë fikni dritat dhe shikjeni në errësirë). Ne e ♥ Afërditën dhe mezi po presim finalen e Miss Universe 2011, sepse jemi të sigurt që nuk kthehet pa një Top5 në Shqipe. Ndërkohë na vizitoni së shpejti, pasi do publikojmë fotot e saj zyrtare të pjesmarrjes në Miss Universe
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, August 15, 2011

Don Omar në Shqipëri - Video

    Don Omar mbajti një koncert në Shqipëri ditën e djelë në plazhin "Cavalli" ku mësojmë se biletat e tavolinave shkonin deri në 800.000 mijë lekë të vjetra. Më poshtë po ju sjellim një video amatore nga ky koncert ku dhe pse cilësia është dobët (uleni zërin) mund të shihni qart që Don Omar e ka djeg!










    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Don Omar kapet mat nga një shqiptar ... në Facebook!



    Facebook + shqiptar = Gjithmonë gallatë! Teksa Don Omar të shtunën ka postuar në profilin e tij zyrtar të Facebook_ut se është duke shkuar për në aeroportin e Romës, një shqipe i ka lënë një mesazh në të cilin thuhet "O legen je në shqipri tani". HAHAHAHAHAHAHAHAHA. Si në shumicën e rasteve me shqipet-facebook_un dhe dëshirën e tyre (tonën) për të treguar se i dinë të gjitha, ky i fundit nuk e ka vënë re se Don Omar e ka vendosur atë status ditën e shtunë tek po nisej për në Shqipëri e jo të djelën kur shqipja ka postu komentin. Sidoqoftë...na bëri të qeshnim.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Eliza Dushku me të dashurin festojnë në Kosovë - Foto



    Ne ishim të parët që ju njoftuam se i dashuri i Elizës, Rick Fox gjithashtu do shoqëroj aktoren e njohur në udhëtimin e saj në trojet shqiptare dhe këtu po ju sjellim fotot nga festimet në Kosovë tek klubi Duplex. Meqë jemi tek Eliza desha të shtoja dhe diçka; Kam lexuar në komente të ndryshme e ndoshta ndonjë shkrim ku Eliza cilësohet si aktore amatore apo jo aq e famshme etj budadalliqe të tilla. Duke qënë se kam shkruar për të që në 2001 kur ende nuk njihej në Shqipëri dhe në mënyrë të vazhdueshme kam ndjekur aktivitetin e saj, më vjen keq të lexoj mendime të tilla. Së pari Eliza ka tërë jetën në kinematografi dhe ka interpretuar me aktorë dhe ikona të kinematografisë amerikane e botërore. Ndoshta nuk është aktore e përkryer,por është e pëlqyer dhe e respektuar në profesionin e saj. Ka mundësinë që ti thojë po dhe jo një projekti të rëndësishëm kinematografik dhe paguhet me mbi një milion dollarë për film. Së fundmi...kuptoni qe Hollivudi nuk përbëhet nga 10 aktorë shumë të talentuar dhe dhjetë të tjerë për të cilët shkruhet tërë kohës. Ka me dhjetra mijra të tjerë të cilët në pamundësi për të bërë seks me Tom Cruise, në vend të pozimit për kopertinat e revistave, bëjnë punën e tyre të përditshme dhe janë mëse të lumtur. Ene kshu!












    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Niko Pepjaj në reklamën e "Bluenotes"

Aurela me pamje të re dhe 100% në formë



    Fiksim, fiksim! pamja e re e Aurela Gaçes. Këngëtarja gjendet në Shqipëri ku vazhdon të japë koncerte, (më të fundit e ka pas ditën e shtunë në Durrës) dhe është shfaqur para publikut në formën maksimale. Në këtë foto me këngëtarin/modelin Xhani Shqerra ajo pozon me një look perfekt. Makiazhi, flokët,fustani. Pinc! Në lajme të tjera...po mendojmë...a ka vendosur Aurela të lindi në Shqipëri? Pyesim se në shtyp u fol që në Eurosong ajo ishte rreth 5 muajshe,që do të thotë se tani në gusht është 8 muajshe dhe...të gjithë e dinë se nuk është e këshillueshme të fluturosh në këtë fazë të shtatzanisë, ndaj...pas një llogaritje shkencore (se ne këtë punë kemi) na doli se ajo ka vendosur të lindë fëmijën e saj të parë në Shqipe. Ajjjjjjjj cool!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë "Perinatit'Njonitjetrit"



    Jay Z e Kanye West What? Ai lajm është i vjetër e aj album s'ka pse të qëndroj më në veshin tuaj,pasi vjen e enjtja dhe dy prej rreperëve më të njohur në Kosovë publikojnë albumin e parë së bashku; Një cd dyshe e cila titullohet "Përinatit'Njonitjetrit". Promovimi i këtij albumi do të mbahet në Prishtinë tek "Zone Club" e veç me qënë anormal mos me marrë pjesë pasi përveç Mc Kreshës dhe Lyrical Son, do të ngjiten në skenë dhe Don Arbas,Kaos,Da Ghost,Singullar,Big Basta, Capital-T etj. Pjesmarrësve në hyrje do tu jepet dhe një kopje falas e albumit. Na dërgoni foto eeeeej! :p
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Zanfina Ismaili publikon "Ti pa mu nuk mundesh"



    Unë Zanfinën e kam pas qejf që të vogël e gjithmonë më është dukur tip e të them të drejtën estrada pak bosh është dukur pa videokëngët e saj. "Ti pa mua nuk mundesh" është një këngë e lezetshme verore dhe videoklipi në përgjithësi është i thjeshtë dhe pak në stilin e vjetër të Zanfinës, por nga minuta 2:55 e deri në fund FIKSIM si veshja, si skena, si interpretimi :)))))






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Friday, August 12, 2011

Nora dhe Mc Kresha sjellin "As ni zo" - shiko videon



    Ajjjjjjjjj! Fiksim kjo video. Ndër më të mirat video të vitit dhe Nora këtu FIKSIM! Kurrë s'ka qënë më hot e më cool sa ç'është këtu. Kënga gjithashtu FIKSIM. Komplet ndryshe nga ritmet e momentit dhe shumë e bukur. Fiksim fiksim fiksim s'kam ç'të them tjetër. Shumë punë e mirë!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, August 11, 2011

Kjo është videokënga e re e Bojkenit?



    Të them të drejtën, këtë videon kisha disa ditë që e kisha parë,por kujtova se ishte video e vjetër e Bojken Lakos nga vitet 2000-2002, ndaj u çudita kur mësova se kjo ishte kënga e tij e re? SERIOZISHT? Pavarsisht se e kam qejf Bojkenin jo vetëm si këngëtar,por dhe si artist që prej fillimeve të tij me The Fish Hook....seriozisht, kjo videokëngë i përket shekullit të kaluar. Videoja? Kush bën më grafiti rrugëve në 2011, e ato kërcimet idiote në klub pfff. E vetmja gjë që kupton nga kjo video është se Bojkeni qënka plakur e kënga duket si e nxjerrë nga arkivi i viteve kur Bojkeni ishte në kulmin e suksesit lol. Sa keq! Gjithë ky artist fantastik.






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

HITI ABSOLUT I VERES 2011 - Dashuria të mundon -Mirjeta Hoxha -VIDEOJA



    Këtë këngë ma dërguan sot dhe të them të drejtën nuk di nëse ma nisën më një fije të hollë sarkazme në drejtimin tim apo sepse videoja dhe këngë janë aq nuk po them qesharake po them gazmore që mos të ofendoj njeri... nejse aq minuta përqëndrohem në mendime unë, kshu që sidoqoftë po e postoj për të gjithë juve këtu në Albaniac HITIN e verës 2011. "Dashuria të mundon" kënduar nga Mirjeta Hoxha. Biles e kam aq qejf këtë këngën - sidomos kur thotë Allahile zbulove Amerikën ap ouh uh uh ah e hahahhahaha ene aty çmim Nobël ke për me marrë...jam për rehabilitim HAHHAHAHAHHAAHA - saqë do e mbaj një javë në krye të faqes. NISJA!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Elvana Gjata në kopertinën e iMedica



    Pas disa videosh,publikimit të albumit të ri dhe koncerteve në mbarë vendin zor se mund të kaloj dita pa dëgjuar emrin apo një këngë të Elvana Gjatës. Së fundmi ajo ka pushtuar dhe kopertinën e revistës iMedica. Pu pu pu pu pu këmbët...HOT!


    ps. Po kjo revista përse e quan veten magazinë (revistë) ekskluzive? Jam i trashë unë nuk kuptoj se çfarë ka dashur të thojë xhaxhi autori, se tani këto fjalët ekskluzive,absolutisht,patjetër etj etj etj kanë marrë kuptime universale i fut një absolutisht ene je në rregull dukesh si gjë e zgjut lol. Pyes sepse Elvana ishte dhe në kopertinën e "Harmony" si dhe ka dhënë disa intervista në shtyp...dmth s'ka si të jetë ekskluzive për këtë revistë. Për Amy Winehouse ka shkrujt gjithë bota...nuk mund të jetë ekskluzive as kjo.Pse meshkujt tradhëtojnë e si të zgjasim rininë, janë tema të stërrpërsëritura...prandaj po pyes absolutisht pa të keq dhe patjetër pozitivisht e kam kur them; që pse kjo revistë e quan veten magazinë e për më tepër magazinë eskluzive? Ta marrim vesh kush o fruti e kush është revista këtu se në mënyrë absolute na kanë çoroditur!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Modelja Tika Ivezaj në Fashion TV - Shiko videon



    Këtu po ju sjellim një video nga sfilata e "Dolores Cortes" në të cilën sfilon dhe modelja shqiptare Tika Ivezaj. Kjo sfilatë është zhvilluar gjatë "Miami Fashion Week" dhe është transmetuar në kanalin më të njohur të modës në botë "Fashion TV". Tika na lë pa fjalë...hidhini një sy dhe fotos me fustan të kuq SUPER! Boooo sa keq po na vjen për veten hahahahaha!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Programi më i preferuar i shqiptarëve të Italisë është "Start" i Ora News TV



    Në Shqipe, të gjithë të thonë që emisioni i tyre është më i miri apo emisioni i tyre është më i ndjekuri, por kur vjen puna për shifra...ncuq,ncuq,ncuq. Ndërkohë revista italiane "Di Piu Tv" në një shkrim të sajin rreth programeve më të ndjekura nga të huajt në Itali, ka shkruajtur se emisioni "Start" i kanalit televiziv "Ora News", i cili drejtohet nga Ermal Peçi dhe Dajana Shabani, është programi më i preferuar i shqiptarëve të Italisë, nga programet shqiptare që transmetohen në këtë shtet. Klani qysh? Top Channel çka? Eja eja luleborëëë lol


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Tuna me 120 mph



    Që pas ndarjes nga (ish)bashkshorti i saj, Tuna duket se ka zgjedhur terapinë më të mirë për raste të tilla...pushime non-stop. Gjatë gjithë verës ajo ka publikuar fotografi të sajat nëpër plazhe e festa të ndryshme e së fundmi këtij albumi i shtohet dhe një foto HOT nga Kroacia ku ajo momentalisht ka shkuar me disa miq të saj.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/08/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive