Monday, May 30, 2011

Le të flasim pak TopFest


    Këtë javë është dhe nata finale e edicionit të tetë të TopFest, edicion i cili në përgjithësi ka pasur prurjet më të dobta nga të gjitha edicionet e mëparëshme, aq sa për pak ne menduam se nuk ja vlente të shikoje finalen kur...OPA! Drama! Drama dhe akoma më shumë drama po mësojmë se do të kemi në natën finale. Pavarsisht se këngëtarët gjithmonë shprehen se duan vetëm vlersimin e publikut, ne të gjithë e dimë që ajo statuja e vogël është OH! sa e rëndësishme dhe për ta. Po kush do të fitoj çmimet kryesore midis sërë e sërë çmimesh që do jepen atë natë? Teksa në forume shumica e fansave mendon se çmimin e madh do e fitoj Flori ose Elvana, më vjen keq që t'ju them se një e tretë është futur midis tyre dhe dueti i Anjëza Shahinit me Dren Abazin "Ti dhe unë", ka shumë mundësi të shkoj në shtëpi fitues. Duke pasur parasysh se në juri gjenden Elton Deda dhe Juliana Pasha (e cila bëri dhe disa komente negative në lidhje me muzikën tallava pak javë më parë) një gjë është e sigurt që Flori nuk e fiton çmimin e madh. Përsa i përket Elvanës, TopFest ose do i japi çmimin e këngëtares më të mirë ose çmimin e madh, dy kategori në të cilat ajo ka për të "luftuar" me Anjëza Shahinin. Pavarsisht se Flori e bëri Tallavanë të duket cool. nga ky festival ne shohim të dalë ose me çmimin e publikut ose atë të YouTube (në faqen e TopFest e pashë që kishin shtuar dhe këtë, ndoshta jam gabim). Eugent Bushpepaj, besoj do vlersohet me çmimin e këngëtarit më të mirë ose më i miri në kategorinë rrok. Gjithashtu Fisnikët patjetër do të vlersohen me ndonjë çmim, ndoshta atë për grupin më të mirë, sepse do ishte katastrofë të ktheheshin në shtepi pa asnjë trofe, çka nuk do ishte anormale konsideruar këngën me të cilën u prezantuan. Era Rusi,Flaka Krelani,Teuta Kurti, Xhensila,Vesa Smolica gjithashtu janë prezantuar shumë mirë. Vesa ra në sy për vokalin e saj super pavarsisht disa luhatjeve të vogla. Fiksim zëri i saj. Përsa i përket djemve, këtë rradhë krijimet ishin shumë monotone, pothuajse të gjitha pop-rrok saqë zor ti dalloje nga njëra-tjetra. Po mendojmë, ose i ka kompozuar i njëjti person ose të gjithë vijnë nga një shkollë. I vetmi që mund të veçojmë, do të ishte Vlashent Sata, i cili kishte një këngë të bukur dhe interpretim shumë të mirë. Të djelën Leoni,Marina dhe Luana do drejtojnë ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve, pavarsisht se në anketën e organizuar prej vetë organizatorëve të TopFest, fansat preferojnë më shumë Albana Osmanin (me 51% të votave). Si çdo vit parashikojmë që TopFest do jetë errësirë,efekte speciale,cool,drama,gallatë,shqip made in Ledioni dhe normalmente pra mo që do e shohim, në mos shtatë orët e tij absolutishtishtisht PO 20 minutat e fundit. OK edhe red karpetin. Do Sala e nuk bi shi!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Genta Ismajli, Fallin dy herë, të tretën ndoshta e mban - Shiko videot


    E provoi një herë në 2009, tani e provoi dhe një herë në 2011, ndoshta po ta provojë në 2012 do dali e treta e vërteta dhe do qëlloj në shenjë. Se kush i ka thënë Gentës, që ka vokal të ngjashëm me Alicia Keys, nuk e kam idenë, por di të them që e ka rrejt më keq se rrejnë kalamajtë plakat për një prillin. Sinqerisht...Alicia Keys? COMMON! Po Teuta aty pas a nuk i thoshte dot një fjalë të mirë si shoqe që e ka? Këto e dinë se jemi në 2011 dhe ç'ka del në video e fotografi nuk fshihet më për tërë historinë e njerëzimit lol.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Shiko Dafina Zeqirin tu bë gallatë - Supervideo!

Sunday, May 29, 2011

Elvana Gjata - Kudo që jam - Shiko versionin origjinal këtu


    Dje është publikuar kudo versioni i zgjatur i videkoëngës së re të Elvana Gjatës "Kudo që jam", ndërkohë që sot këtu në Albaniac po ju sjellim versionin origjinal të plotë. Si videoja ashtu edhe kënga janë fantastike, por akoma më fantastike duket Elvana e cila paraqitet në formën e saj më të mirë dhe nuk besoj se gjatë karrierës së saj ka pasur një look më të mirë sesa ky i shfaquri në këtë video. Gjithçka perfekte! Pa dashur të ngacmoj pak, videoja të sjell ndërmend "Rockstar" të Rihannës, por gjithsesi është diçka krejtësisht më vete dhe fiksim fiksim fiksim! Ju duhet të kuptoni, këtëj matanë kufirit kjo është një video një milionshe...e jo lekë, por dollarrrrë! Kënga është super dhe mendoj se do ishte cool ti bëhej dhe një version në anglisht, pasi Elvana vërtet ka provuar se zotëron të ashtuquajturën "paketën e plotë" për të qënë një superstar.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, May 28, 2011

Flori Mumajesi me "Tegila Vava" i 102-ti në YouTube.


    Kënga më e re e Flori Mumajesit "Tegila Vava" ka arritur brenda dy ditëve të mbledhë 81.107 vizitorë duke u shndërruar në një prej videove më të shikuara në mbarë botën në faqen e YouTube. Ajo është klasifikuar në vendin e 102 e njëkohësisht i vetmi videklip nga Ballkani në këtë list. Suksese Flori dhe drejt 5 milionshit lol



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Bertan Asllani publikon në Turqi këngën -"Imkansiz" - Dëgjoje këtu


    Mesaduket për këngëtarët shqiptar në Maqedoni, Turqia është marketi muzikor ku tentojnë të provojnë veten jashtë kufijve. Pas Berkanit dhe Big Mama, tani është Bertani ai që ka publikuar në turqisht një këngë e cila mban titullin "Imkansiz". Ne na pëlqen kënga dhe mendojmë se Bertani do ketë sukses me "Imkansiz" në Turqi. Kënga e tij ka filluar të transmetohet në një prej radiove më popullore atje "88.6 Istanbul FM" e cila jo vetëm transmeton këngën e Bertanit,por dhe e ka vendosur atë në kanalin e saj në YouTube si dhe në faqen e saj në internet. Ndërkohë kemi mësuar se së shpejti "Imkansiz" do të publikohet edhe në video.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Enada At' Nikolla për revistën "Jeta"


    Kopertina e muajit maj të revistës "Jeta" këtë herë zbukurohet nga stilistja Enada At'Nikolla e cila shfaqet në të duke përqafuar djalin e saj Harold. Të them të drejtën, Enada mezi njihet në këtë foto, por mua më pëlqen shumë pamja e re, modeli i flokëve, fytyra perfekte...WOW Revista "Jeta" në anën tjetër ka nevoj për një dizajnër të ri, sepse të vjen keq ta shohësh Enadën nën atë titull me atë model gërmash sikur po festojnë vitin e ri.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Supermodel of Albania Vs Albania's Next Top Model - Spotet


    Siç ju lajmëruam më parë, dy konkurse modelesh fillojnë së shpejti në Shqipëri, "Supermodel of Albania 2011" dhe "Albania's Next Top Model". Të dyja programet kanë publikuar këto javë spotet e tyre publicitare të cilat ne po jua sjellim më poshtë dhe po japim një gjykim të shkurtër se kush mendojmë që është realizuar më së miri. "Supermodel of Albania" ka publikuar disa spote, në një prej të cilave shfaqet dhe Emina Cunmulaj (fatkeqsisht nuk e disponojmë), por të treja spotet janë pak a shumë si kronika lajmesh, ndërkohë reklama e "Albania's Next Top Model" është vërtetë super dhe të jep idenë se këtë vit ky program do jetë më interesant. Fiksim, fiksim,fiksim spotin! Teksa jemi të sigurtë që si superi dhe topi do bëjnë një punë të mirë në prerzantimin e modelëve të rinj, në raundin e parë na vjen dispiaçe por fitorja i shkon Top Modelit :)





    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

NRG Band dhe Capital T publikojnë Veq Asaj - Dëgjoje këtu


    Kjo është kënga e re e NRG Band në bashkëpunim me Capital T e cila është publikuar sot në YouTube dhe pse nuk dihet nëse është versioni përfundimtar apo demoja. Nrg Band momentalisht konkurojnë në festivalin "TopFest" ndërsa Capital T pritet të publikojë një videokëngë të re. Sa për "Veq asaj"...eh


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, May 26, 2011

Tegila Vava - Videoklipi i ri i Flori Mumajesit feat Albatrit M. & Noga


    Kjo është videokënga më e re nga Flori Mumajesi në bashkëpunim me Albatrit Muçiqi dhe Noga, e cila mban titullin "Tegila Vava" (që përkthehet - Po të këndoj)



    Teksti i këngës:
    Flori:
    Mer vendimin ti te vish ne nje fest
    Si zemer un te kam ty si zemer
    Look-u jot ty vetem ty po te pret
    Gjithmon do tma kujtosh kete emer
    Albatrit Muqiqi:
    Se vetem sdo jesh ti vetem sdo jesh ti
    Vet ti e di persee
    Per qejf na krejt jena ma t'mirat ne i kena
    Provoje ti veten njeher
    Ref:
    Ua tequila vava ho
    Sillem kot knej e anej
    Ua tequila vava ho
    Per mua ti vetem ti vetem jei-jee x2
    Tequila x8
    Flori:
    Mer vendimin ti te vish ne nje fest
    Si zemer un te kam ty si zemer
    Look-u jot ty vetem ty po te pret
    Gjithmon do tma kujtosh kete emer
    Albatrit Muqiqi:
    Se vetem sdo jesh ti vetem sdo jesh ti
    Vet ti e di persee
    Per qejf na krejt jena ma t'mirat ne i kena
    Provoje ti veten njeher
    Ref:
    Ua tequila vava ho
    Sillem kot knej e anej
    Ua tequila vava ho
    Per mua ti vetem ti vetem jei-jee x2
    Tequila x8
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Elvana dhe Gaga pëlqejnë të njëjtën xhaketë


    Javën që shkoi një mini-reklamë e videoklipit të ri të Elvana Gjatës është postuar në Facebook, duke paralajmëruar publikimin e plotë në ditët e ardhëshme. E ndërsa fansat e saj janë në pritje, syrit tonë të mrehtë nuk i shpëtoi xhaketa që Elvana kishte veshur në këtë videoklip të cilën ne e kemi parë...të veshur dhe prej Lady Gaga (gjithashtu dhe prej kërcimtarëve të saj)! Mesaduket e bëjnë pazarin në të njëjtin dyqan :p Gjithsesi neve na pëlqen pamja e re e Elvanës. Rock-Chick '80!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Këngëtarët shqiptar paguajnë taksa?


    Këngëtarët shqiptarë ankohen se nuk fitojnë shumë të ardhura, biles gati në të qarë, të tregojnë se më shumë harxhojnë sesa fitojnë, por sipas disa burimeve të Zyrës së Tatimeve në Kosovë, duket se këngëtarët nuk hanë bukë me qepë ore jo! Ndërkohë që shumë këngëtarë kanë treguar se i paguajnë tatimet rregullisht në varësi të fitimeve sipas koncerteve që kryejnë,disa të tjerë si Ramadan Krasniqi dhe Labi kanë dhënë një shifër aktuale. Dani ka treguar se çdo tre muaj paguan rreth 1000 euro, ndërsa Labi vjet ka paguar për tërë vitin 7000 euro, çka do të thotë se të ardhurat e aktiviteteve të tyre arrijnë në një shumë vjetore prej dhjetra mijra eurove. E nëse Labi dhe Dani arrijnë të kenë fitime të tilla, a mund të imagjinoni sesa mund të jenë fitimet e disa prej emrave më të kërkuar të Estradës? Ndaj...ju lutemi të mos na qaheni më,sepse jo vetëm që nuk ju beson kush, por në të vërtetë as nuk i intereson kujt, ashtu siç nuk ju intereson juve se ku dhe si i gjen ato 5 eurot ai fansi i shkret për të ardh në koncertin tuaj. Ndërkohë përsa i përket Zyrës së Tatimeve dhe ankesave në lidhje me mospagimet korrekte nga ana e këngëtarëve, ne do ti kujtonim drejtuesve të kësaj zyre (e cila i ndalon daljen këngëtarëve jashtë Kosovës në rast mospagimi) se përpara se të qyrravitet nëpër ankesa, të tregoj se sa punë bëhet në Kosovë për të mbrojtur të drejtat e artistëve dhe krijimeve të tyre. Sa gjobiten përdoruesit e paligjshëm të krijimtarisë artistike të artistëve? Çfarë mbështetje ju jep shteti konkretisht këtyre artistëve? Dhe mbreti e di që të korrësh duhet të mbjellësh së pari, e nëse shteti nuk i garanton asnjë të drejtë artistëvë të tij, atëherë dhe sikur miliona euro të fitojnë gjatë vitit, asnjë zyrë shtetërore nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari apo lekë artistëve. Se në fund të fundit dhe këto taksa të paguara nga këngëtarët, nuk është se shkojnë dhe investohen në ndonjë institucion që ndihmon në përparimin e muzikës në Kosovë etj. Të paktën, të ju ndërtojnë një sallë për së mbari ku të kenë mundësinë të organizojnë një aktivitet në kushte normale, se në sallat aktuale dhe i ngrohti po ju mungon e lërë pastaj teknologjia etj etj etj.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Bleona Qereti në Tapetet e kuq





    Teksa ne ende nuk kemi lajme dhe jemi në pritje të videos apo albumit të ri të Bleona Qeretit, këngëtarja ka filluar të shfaqet përherë e më shumë në tapetin e kuq të evenimenteve dhe premierave të ndryshme në Amerikë. Kjo është një "lëvizje" që përdoret kryesisht nga menaxherët e artistëve të rinj, për ti promovuar në shtyp apo për ti paraprirë projekteve të ardhëshme që janë në punë e sipër, çka na ka bërë të mendojmë se Bleona diçka po "gatuan" dhe nuk do të jetë e largët dita që do na e bëj të ditur. Vetë këngëtarja,ndryshe nga herët e tjera duket se ka vendosur të qëndrojë e heshtur deri në realizimin e këtyre projektve. Këtu po ju sjellim disa fotografi të Bleonës nga tapetet e kuq,të publikuara në shtypin amerikan.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Tuesday, May 24, 2011

Intervistë:LiNa - Shqiptarja e suksesshme në skenën muzikore austriake


    Lajmet nga komuniteti shqiptar në Austri i kemi të rralla, e rreth talenteve muzikore pothuajse inegzistente, ndaj dhe ju mund ta kuptoni habinë time kur në listat e këngëve më të dëgjuara në vend renditej dhe një këngëtare e re me emrin LiNa e cila dalëngadalë po pozicionohet mirë në tregun muzikor vendas e në bashkëpunim me producentin e njohur Josef Mantl po tenton më gjërë. Në një konkurs të organizuar nga kompania JMC në të cilin morën pjesë me qindra talente nga mbarë Austria, ishte pikërisht LiNa ajo e cila do të përzgjidhej si fituese dhe do të nënshkruante kontratën muzikore më këtë kompani e cila sot synon ta shndërroj në princeshën e muzikës pop-dance. Fillimi duket i mbarë,kënga debutuese "Key Robot" po seleksionohet mirë në hitparejdet vendase dhe planet kanë filluar për një singël, album të dytë dhe një vizitë në Shqipëri...

    Lina përshëndetje, si po ja kaloni! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë po punoni?

    Faleminderit Elbino! Ndihem shumë mirë dhe aktualisht jetoj në Austri ku po punoj për karrierën time muzikor dhe po studioj shumë në të njëjtoën kohë.

    Urime për këngën "Key Robot". Shikoj që është pritur shumë mirë në Austri...

    Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur për hapat e parë, pavarsisht se të vegjël që po hedh në muzikë. Udhëtimi sapo ka filluar dhe rruga e muzikës më çon drejt një ndjenje lumturie dhe kënaqsie të papërshkrueshme.

    Si u përfshit në muzikë?

    Që prej fëmijërisë kam pas kënduar në shkollë dhe në shumë koncerte të vogla për fëmijë në qyetetin tim. Vura re se muzika do të ishtë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe kjo tingëllon mëse e vërtetë tani që po bëj pjesë në një projekt shumë të madh muzikor për të cilin jam duke punuar shumë.

    Duke qënë se kjo është intervista juaj e parë për lexuesit tanë, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth vetes suaj?


    Unë quhem Adelina Zenelaj dhe në muzikë njihem si LiNa. Jam shqiptare nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Austri me familjen. Dy vjet më parë kam filluar studimet për Stomatologji, të cilën e përzgjodha si profesionin tim të ardhshëm. Së fundmi kam filluar të merrem seriozisht me muzikë e cila është dhe pasioni më i madh që kam në jetë e do shërbejë si një mënyrë për ndarë ndjenjat dhe personin tim me botën.
    Tani që ju ka prirë suksesi në muzikë i vazhdoni ende studimet?

    Ende vazhdoj me studimet dhe do më duhet të shkoj në universitet dhe për disa vite të tjerë,sepse mjeksia kërkon shumë kohë dhe vëmendje.Tashmë që po i dedikoj shumë kohë dhe muzikës e kam pak të vështirë që të fokusohem vetëm në studime, por sidoqoftë po ja dalë mbanë dhe kam arritje të mira në të dyja fushat.





    Si ndihen prindrit tuaj tani që po i dedikoheni profesionalisht muzikës?

    Sigurisht që ndihen mirë dhe krenar për mua. Mendoj se të gjithë prindrit do ndiheshin të lumtur të shikonin fëmijët e tyre të realizonin ëndrrat.
    Muzika Dance është shumë e pëlqyer në Europë, çka e bën dhe më të vështirë depërtimin në këtë treg. Kush ju ka ndihmuar për të gjëtur suksesin dhe për të qën këngëtarja që jeni sot?
    Patjetër! Mendoj se një njeriu gjithmonë do ti duhet që të përjetojë dhimbje të mëdha për të arritur diçka të mrekullueshme. Na duhet të luftojmë për ëndrrat tona,dëshirat dhe për një të ardhme më të mirë.Gjithmonë do jetë dikush që do jetë më i mirë se ty e dikush që është më keq se ty, e rëndësishme është që të jetosh e të gëzosh për atë që ti po punon, për pasionin tënd. Mua më ka ndihmuar shumë ekipi i JMC drejtuar nga Josef Mantl i cili është dhe menaxheri im e njëkohësisht dhe përkrahësi im më i madh. Janë duke bërë një punë fantastike!

    Cilat janë planet pas "Key Robot"? Ndonjë këngë apo video të re?
    Jemi duke punuar për realizimin e dy këngëve të reja dhe sapo kemi përfunduar singlën time të dytë e cila do publikohet së shpejti dhe titullohet "Let the Party Rock".Momentalisht jam e pronotuar për të kënduar në shumë koncerte këtu në Vjenë, por ndërkohë po përgatitemi dhe për videoklipin tim të dytë.


    Ma do mendja pas tyre do kemi dhe një album?
    Hap pas hapi,ditë pas dite, gur pas guri, do thoshte ëhitney Houston. Albumi mendohet të publikohet nga vjeshta dhe do ti përkasi gjinisë muzikore pop-dance. Gjithçka do të realizohet nga JMC e cila ishte dhe kompania që më zbuloi e tani menaxhon aktivitetin tim.

    Familja juaj është larguar prej Prishtinës që prej 1998, a jeni rikthyer më pas?

    Po! Sigurisht që jam rikthyer shumë, shumë herë. Kemi kaluar pushime shumë të bukura jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri si në Gjirokastër,Sarandë e meqë ra fjala më ka marrë malli shumë.

    A do kemi rast të ju dëgjojmë të këndoni në Kosovë apo Shqipëri së shpejti?

    Unë dhe z.Manl jemi duke menduar dhe punuar që një gjë e tillë të ndodh dhe jemi të sigurt se së shpejti do e kemi këtë rast.
    Në fund, do desha të ju falenderoja për kohën dhe sinqerisht ju uroj më të mirat për juve dhe karrierën tuaj muzikore.

    Kënaqsia ishte e imja. Gjithashtu ju falenderoj juve dhe "Shekullin" për interesimin e treguar drejt meje. Shumë përshëndetje për të gjithë shqiptarët, shpresoj të ju shikoj së shpejti!

    Intervistoi/përgatiti: Elbino
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Melinda Ademi takohet me Adelinën në Nju Jork.


    Gjatë koncertit të saj në Nju Jork, Adelina Ismaili ka ndaluar për një moment dhe ka përshëndetur Melinda Ademin (nga American Idol) e cila ishte prezente në sallë. Më pas ato kanë kryer dhe fotografi së bashku një prej të cilave ne po e postojmë dhe këtu.Ndërkohë, Melinda ka filluar të aktivizohet më së tepërmi në eventet e komunitetit shqiptar në Amerikë e të djelën që shkoi ka qënë e ftuar dhe në përvjetorin e gazetës "Illyria". Ndërsa ne ende nuk kemi ndonjë informacion rreth karrierës së saj artistike pas "Idol", po ju sjellim këtu versionin e saj të "Born This ëay" nga Lady Gaga që këngëtarja ka postuar në kanalin e saj në YouTube.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Hajdut news - bullgarët vjedhin "Më iku dashuria" të Hadërgjonajs-Dëgjoje


    Oh dita kur ankoheshim sesi shqiptarët vidhnin këngë prej bullgarëve! Tani bullgarët kanë filluar të kopjojnë nga neve. Këtë herë këngëtarja Gergana ka zgjedhur
    "Më iku dashuria" të Albërie Hadërgjonaj dhe e ka përkthyer në bullgarisht "Kojto iska da vjarva v ljubovta", po të paktën, ndryshe nga serbët, duhet ta pranojmë që Gergana e ka kënduar mirë këngën.Më poshtë keni mundësinë të ndiqni videoklipin e saj i cili është publikuar në fillim të vitit,por ngaqë ne po flisnim për kopjimin e "Origjinales" na u kujtua dhe kjo ene e vendosëm :)



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Hajdut news - serbët vjedhin "Origjinale" të Aurela Gaçes - Dëgjoje


    Serbët mund të thonë ç'të duan, por të paktën kur vjen puna tek muzika, nuk e bëjnë dot të tyren atë çka është e jona,sepse dhe kur mundohen dështojnë. Kështu ka ndodhur dhe me "Origjinale" të Aurela Gaçes, e cila është huazuar nga Baki B3 dhe SHA nën titullin "Mami" e si përfundim, kanë rezultuar në një version shumë të shëmtuar i cili përveçse kuriozitetit nuk të shtyn më dëshirën për ta ridëgjuar. Më poshtë keni mundësinë të dëgjoni versionin serb të "Origjinale" prej Aurela Gaçes e cila është këngëtarja e rradhës pas Bleona Qeretit,Shpat Kasapit,Vesa Lumës etj, të cilës i vidhen këngët nga komShkijet.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, May 21, 2011

Klejdi (Claydee) Lupa - Videokënga e re "Tonight"


    Kjo është videokënga më e re e Klejdi Lupës, një bashkëpunim me Playmen dhe Tamta e cila mban titullin "Tonight". Ky është versioni i gjatë i videoklipit dhe kënga (radio edit) fillon në minutën 1:05. Klejdi është një prej kompozitorëve më të suksesshëm në Greqi këngët e të cilit janë nominuar shtatë herë në ceremoninë e çmimeve më popullore të muzikës në Greqi - "Mad -Video Music Awards".



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Video nga koncerti i Adelinës dhe Sabriut në Nju Jork


    Këtu po ju sjellim dy video nga koncerti i mbrëmshëm i Adelina Ismailit dhe Sabri Fejzullahut, i cili ka rezultuar i suksesshëm. Videot janë bërë të mundura nga organizatorët Dukagjini Production", ndërkohë që sot këngëtarët do mbajnë koncert në Oakville, të Connecticut.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Videoklipi i ri i Genta Ismajlit - Pa ty


    Ky është videoklipi më i ri i Genta Ismajlit - Pa ty. Ndryshe nga videoklipet e fundit të Gentës, ky është disi më i thjeshtë, por që neve po na pëlqen më tepër e po e njëjta gjë vlen dhe për këngën. Në fakt nuk dinim ç'të prisnim fillimisht, pasi këngëtarja ka dhe një tjetër këngë me këtë titull (baladë) e ndërkohë me ardhjen e verës kujtuam se si zakonisht do na ofronte ndonjë këngë dance, por...asnjëra dhe as tjetra. Pop-rrok, duket se i shkon Gentës më së miri e ndoshta do kemi prurje të tilla prej saj dhe në të ardhmen.Nuk është ide e keqe!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Motra e Nora Istrefit në VideoFest me pantollat e Norës



    Ne e dimë që janë motra, por të paktën në tapetin e kuq të jenë pak më kreative dhe mos të shkëmbejnë veshjet. Teksa kanë parakaluar në tapetin e kuq, motrat kanë bërë të kthehen kokat e të gjithëve falë një modeli flokësh shumë të fryrë dhe format e bukura të trupit, por një mikes sonë gjëja e parë që i ra në sy ishin pantallonat e motrës së Norës. "A nuk i kishte veshur Nora këto në koncertin që mbajti në Nju Jork?", pasi disa kërkimesh të shpejta YEP! mikja jonë kishte të drejtë, siç mund të shikoni dhe në foto Nora...në fakt o njësoj.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Dafina Zeqiri dhe xhaketa fiksim

Sot në "Prive" - premierë "Pa ty" e Genta Ismajlit


    Në muajin prill Genta nëpërmjet kanalit të saj në YouTube, njoftoi se do të publikonte së shpejti videokëngën "Poison", e teksa fansat ishin në pritje, duket se planet kanë ndryshuar dhe këngëtarja vjen me një tjetër videokëngë e cila mban emrin "Pa ty". E ftuar në emisionin e mëngjesit "Ora shtatë" në Klan Kosova Tv, ajo ka treguar se videoklipi do të prezantohet sot në mbrëmje (e shtunë) në programin "Prive" të këtij kanali. Më poshtë ju mund të ndiqni intervistën e plotë dhënë gazetarit Alaudin Hamiti.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Friday, May 20, 2011

Ju prezantojmë - Elektriçisten


    Qëndresa duket se i ka të gjitha vetitë për një karrierë të suksesshme në muzikë, por kjo këngë është një zgjedhje e gabuar. Fillon mbaron kënga Qëndresa këndon /jam eletrogirl/ ...hmmm a nuk e morëm vesh nga titulli? /unë të elektrizoj/...hmmm, po nëse je electrogirl çdo bësh do elektrizosh apo jo? Ritmi është eurodance i këndshëm, por ne na hutoi fraza electrogirl saqë vendosëm ta zëvendësonim me elektriçiste dhe vetëm atëhere kënga mori disi kuptim. / Unë jam elektriçiste - çiste-çiste/ elektriçiste jam!/ Unë e ndez rrymën-rrymën-rrymën/KESH_in timin e kam-kam-kam/ Elektriçiste jam jam jam - elektricitet kam kam kam/ e shikoni? Super!
    ps.Sinqerisht nuk kemi asgjë kundra Qëndres, biles ajo na pëlqen , por kënga është...

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Niko Pepaj do reklamoj pijen Coca ~ Cola


    Ne kemi mësuar se modeli shqiptar Niko Pepaj, ka arritur të nënshkruaj një kontratë pune me kompaninë e pijes më të famshme në botë për të reklamuar Coca ~ Cola, në fushatën e ardhëshme publicitare. Pas rolit në videoklipin e Selena Gomez, sesionit fotografik në revistën "Elle" me Katy Perry, dhe pjesmarrjes në reklamat e disa prej firmave më të njohura në Amerikë,Niko duket se është në rrugën e duhur të suksesit.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Model, top model apo super model?

    Aurela Hoxha (Albania's Next Top Model)


    Kur vjen behari çel qershia/vajza të bukura/ vajza të paputhura...po asnjëra prej tyre nuk e ka mendjen tek djemtë,sepse me beharin ka filluar dhe sezoni i përzgjedhjeve të modeleve më të mira në Shqipe dhe pasqyrë o pasqyrë...kush o ma e mira?

    Në Kosovë, përgatitjet kanë filluar për edicionin e dytë të "Unë jam Top Model". Në Tiranë, po mbahen audicionet për edicionin e dytë të "Albania's Next Top Model", e gjithashtu sapo ka përfunduar dhe përgatitja finale e maratonës tetë javore "Supermodel of Albania 2011". Që Shqipja kishte kaq modele nuk më kish shkuar në mendje, duke pasur parasysh që tregu i kësaj fushe është disi inegzistent, megjithatë vitet e fundit shumë prej modelëve tanë po aktivizohen dhe jashtë vendit e tashmë dhe agjensia e njohur Elite ka hapur filialin në Kosovë. Se për pak desh harrova...Dhe Elite ka filluar audicionet për konkursin "Elite Model Look" që prej 13 majit.Ufffaaaa! Le të shpresojmë që nuk do bëhen të gjithë model, siç u bënë të gjithë këngëtar disa vite më parë! Përsa i përket programeve, të gjitha janë interesante për tu ndjekur, e të gjitha e kanë një problem të përbashkët - kohëgjatësinë! Janë shumë të gjata dhe kanë minuta të tëra përgatitjeje,parakalimi,pozimi etj. Kjo gjë bën që teleshikuesi të humbasi vëmendjen, ndaj gjërat duhet të jenë sa më direkte,të shpejta dhe në temë. Askush nuk do të dijë detajet e ngjyrosjes, rimelit,llastikut etj, por një të përgjithshme të shpejtë. Mbaj mend teksa po ndiqja një seri të "Unë jam Top Model", po realizonin një sesion fotografik dhe NUK MBARONTE! Publikut i mjafton nje element i shkurtër dhe pozat më të mira, sepse po ashtu si dhe unë e ndërron kanalin...ene sa herë e ndërroj më del "Opinion" i Blendi Fevziut, ene e kthej prapë, e dalin reklamat,ene e fik fare. Po qy pa! Vive la mode!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Sot në Nju Jork, Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu nisin turneun amerikan.


    Sot në Nju Jork, Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu nisin turneun e tyre amerikan. Koncerti do të mbahet në Highline Ballroom (Manhatan) dhe hyrja fillon në ora nëntë. Ky ndoshta është një prej koncerteve më të shumpritur në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, duke qënë se të dy këngëtarët jo vetëm që janë ndër më të preferuarit në historinë e muzikës shqiptare, por dhe ndër të paktët që arrijnë të kënaqin publikun me interpretimet e tyre në koncerte dhe ne sinqerisht do ju rekomandonim të mos e humbisnit këtë rast. Për datat e plota të turneut klikoni në fotografi e për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të Dukagjini Production.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Thursday, May 19, 2011

Ju prezantojmë fantastikët "Blla Blla Blla"


    Kanë fituar në Videofest, çmimin e videoklipit të grupit më të mirë, por jo shumë vetë i njohin Blla Blla Blla. Grupi përbëhet nga Krenar Ismaili,Nikola Bochvarov,Blagojce Penov dhe Idriz Ahmeti, të cilët vijnë nga qyteti i Shkupit në Maqedoni e tashmë kanë shumë vite që aktivizohen në muzikë,pavarsisht se kanë realizuar vetëm një album i cili gjithashtu mban titullin "Blla Blla Blla". Janë fantastikë dhe një prej grupeve më të veçanta të muzikës shqiptare . Ne do veçonim disa prej krijimeve të tyre më të mira "Bleta"."Ke kujdes","Babayaro","Si ndjehesh ti","Ty të pash","E keqja ke më la" dhe më të fundit "Kujt i bije". Yep! Yep! Të gjitha na pëlqejnë. Më poshtë po sjellim videoklipin e "Kujt i bije" dhe një postim audio të këngës "Bletë" (Fiksim fillimin).



    BLETA


    TY TE PASHE


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Vildane Zeneli mërzitet me revistën "Shqip"


    Vildane Zeneli ka dhënë një intervistë për numrin e fundit të revistës "Shqip" ku flet për suksesin e arritur si modele në Sh.B.A (Ka realizuar reklamën e Beats by Dre,BabyPhat,Sëeetface by JLO etj), por kur ka marrë në dorë kopjen e revistës nuk ka mbetur aspak e kënaqur me titullin që i ishte vendosur "Moda e fotove erotike".
    Modelja e cila nuk ka aspak lidhje me këtë seksion të modelimit, nëpërmjet llogarisë në Facebook ka shprehur indinjatën e saj, duke shpjeguar se ai titull nuk ka aspak lidhje me profesionin që ajo ushtron. Ja sesi është shprehur ajo :

    "Nese e keni lexuar këtë magazine, ju lutem duhet ta dini që une nuk jam modele erotike dhe nuk ju kam dhënë asnjë të drejt të shkruajn atë gjë apo diqka rreth këtij titulli.... Une kam bërë intervist me revisten `Shqip` rreth karieres time si modele profesionale... Ata te poshter e kan keqpërdor të mirën time dhe më kanë dhënë një titull qe mua s'më takon.... është poshtersi e madhe qe prap me duhet të mirem me keto lloj budallalleqesh, dua qe adhuruesit e mi te e din se Kush jam une dhe të respektojn punën time si modele profesionale e Jo diqka qe une nuk jam modele erotike..... Ju faleminderit shumë për mbështetjen dhe respektin që keni ndaj punës time..."
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Videokënga më e fundit e Jonida Maliqit - "Një orë më shumë"


    Kjo është videokënga më e fundit e Jonida Maliqit e cila titullohet "Një orë më shumë". Ne na pëlqen shumë dhe mendojmë se është një prej punëve më të mira që këngëtarja ka publikuar. Kënga është perfekte, videoklipi gjithashtu, por problemi qëndron tek mënyra sesi është xhiruar, e cila është jashtëzakonisht shumë televizive, ndërkohë që ideja dhe interpretimi janë shumë dramatik. Do kishte qënë e udhës, që videoklipi të ish xhiruar bardh e zi, ose me një ton të theksuar blu apo të kuq, në mënyrë që të vihej më në pah performanca e cila falë një kamereje të dobët e humb disi vlerën e saj. Gjithsesi, ne na pëlqen ideja dhe ndryshueshmëria që kohët e fundit artistët tanë po sjellin me videot e tyre duke u bërë sa më krijues dhe të veçantë. Padyshim një prej këngëve më të mira të sezonit!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, May 18, 2011

Ermal Fejzullahu - Oj Nafaka jeme - Shiko videon këtu

Ju prezantojmë: The Bloody Foreigners - Dëgjoji këngën këtu

    The Bloody Foreigners janë një grup i përbërë prej Fatos Derguti,Joseph Cook,Fatos Bejta dhe Ard Kelmendi të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në Londër dhe po njohin sukses të konsiderueshëm në skenat lokale me këngët e tyre, një miksim i rrokut dhe ritmeve ballkanike. Më poshtë po ju sjellim një prej këngëve të këtij grupi që ne na pëlqen më tepër (Nuk po du banane), ndërkohë për më shumë informacion vizitoni kanalin e tyre në YouTube.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Çiljeta në kopertinën e revistës "Psikologji"

Këtë javë Antoinette Nikprelaj në "Pirates of the Caribbean"


    Këtë javë në kinematë botërore fillon të shfaqet filmi " Pirates of the Caribbean: On Strangers Tides" në të cilin interpreton dhe aktorja shqiptare Antoinette Nikprelaj. Ajo ka rolin e një prej sirenave në film, i cili dhe pse rol i vogël, për aktoren shënon një hap të madh drejt karrierës së saj në Hollivud. Ne këtu po ju sjellim një foto nga filmi në të cilin shfaqet dhe Antoinette (vajza e pestë nga e majta). Në lajme të tjera, ajo do të shfaqet dhe në filmin e ri te Hugh Jackman "Real Steel" i cili gjithashtu pritet të dalë në kinema përgjat këtij viti.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Shqiptaret në premirën e filmit "Pirates of the Caribbean:On Stranger Tides"




    Antoinette dhe Eliza Dushku dukeshin superhot teksa kalonin në tapetin e kuq në premierën e filmit "Pirates of the Caribbean". Antoinette ka mbërritur së bashku me "sirenat" e tjera e veshur me fustan të kuq, ndërsa Eliza e shoqëruar nga i fejuari i saj Eric Fox, e veshur me një fustan të shkurtër tantellë.




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Masiela Lusha fotografohet nga Fadil Berisha

Moda e re...vipat në videoklipe!


    Pas Tunës, Gretës,Dafinës,Gentës,Enit, tani dhe Linda,Blero e Shota janë shfaqur në videoklipin e një tjetër këngëtari pavarsisht se nuk këndojnë në të. Mesaduket, kjo gjë po shndërrohet në një modë të momentit e që ndoshta më tepër "të ftuar" do shohim në videoklipet e ardhëshme. Më poshtë keni mundësinë të ndiqni "Çdo natë" të Lindi dhe Eki i cili është publikuar këtë javë.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, May 16, 2011

Klejdi (Claydee) Lupa pushton Mad Video Music Awards


    Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të muzikës në Greqi - Mad Video Music Awards, emri i Klejdi Lupës do të dëgjohet më shumë se një herë. Si kompozitor, krijimet e tij "The End" kënduar nga Rekless dhe "Last Summer" nga Nicko janë nominuar në pothuajse pesë kategori, ndërsa vetë si kantautor Klejdi është nominuar në kategorinë e "Mad Radio 106.2 Trak of The year" dhe "Dance Video Clip" me këngën "Call Me" në bashkëpunim me Dimension X. Të treja këngët së bashku janë nominuar shtatë herë në kategoritë e këtij viti. Kjo ceremoni mbahet më 14 qershor dhe transmetohet në televizioon nga kanali muzikor grek Mad Tv. Suksese Klejdi!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Një film i shkurtër komik nga Eliza Dushku


    Më poshtë keni mundësinë të ndiqni një film të shkurtër komik në të cilin interpreton aktorja shqiptare Eliza Dushku. Filmi është në anglisht dhe ne po përtojmë të jua përkthejmë, ndaj ju kërkojmë ndjes paraprakisht. Gjithsesi për të interesuarit...ja ku e keni:


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Anxhela Martini në lidhje me Kanye West - E konfirmuar 100%


    Atëhere...sot kudo në shtyp, pas një lajmi të publikuar në gazetën "NY Daily News" është përfolur për një lidhje dashurie midis rreperit të njohur Kanye West dhe Miss Albania Universe Anxhela Martini. Në gazetë tregohet se Kanye dhe Anxhela shoqërohen prej tre muajsh, por nuk e konfirmon lidhjen, ndërkohë...ne kur flitet për të huajt, nuk mund të themi gjë, por kur shqipet janë pjesë e lajmit ncuq ncuq Daily News të na marrtë të keqen lol. Burime shumë, shumë të sigurta na tregojnë se Anxhela Martini dhe Kanye West kanë më shumë se tre muaj që shoqërohen së bashku dhe në shoqërinë e tyre të gjithë e dinë që janë zyrtarisht çift. Pra lajmi është mëse i vërtetë. Pas Rita Orës, Anxhela Martini është e dyta shqiptare që përfshihet në rrethin e ngushtë shoqëror të Kanye West-Jay Z (me të cilin ka festuar të premten mbrëma në Nju Jork, së bashku me Christina Aguilera dhe të dashurin e saj).
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, May 15, 2011

Besa - Always on my mind - dëgjoje këtu

Aurela Gaçe dhe Soni Malaj së shpejti bëhen nëna


    Javën që shkoi të dyja këngëtaret janë përfolur në shtyp se së shpejti janë në pritje të fëmijëve të parë. Soni ka mbi një vit që përjeton një lidhje dashurie me një balerin italian, ndërsa Aurela në një intervistë të fundit ka treguar se momentalisht është në një lidhje dashurie, por ende nuk ka konfirmuar nëse është në pritje të një fëmije apo jo. Gjithsesi nëse lajmi është i vërtetë ne dëshirojmë ti dërgojmë urimet më të mira të dyja këngëtareve.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Julka do rikthehet


    Teksa po kontrollonim për diçka në koleksionin tonë të muzikës, aksidentalisht filloi të luhet një këngë e Julkës dhe ne menjëherë na lindi pyetja se çfarë bëhet me një prej këngëtareve më të suksesshme të viteve 2000. Pasi biseduam me Julkën mësuam se përveç punës tek Radio NRG, këngëtarja që tashmë është bërë nënë, po i dedikohet tërësisht fëmijës së saj të parë, por dhe muzikën nuk e ka lënë pas dore. Ajo tashmë ka të regjistruara shumë këngë dhe sapo të jetë gati do ti rikthehet skënës muzikore me po të njëjtin hov dhe si më parë. Ne mezi po presim, ndërkohë që po ju sjellim këtu dhe një prej këngëve të saj më të suksesshme "Gangsta"



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, May 7, 2011

KAOS publikon videokengen e re "Le t'kallen" - shikoje ketu


    Kjo eshte videokenga me e re nga KAOS. E çuditshmja ketu eshte se duket sikur "Le t'kallen" perbehet prej dy kengeve dhe prej dy klipeve dhe e çuditshmja tjeter eshte se; ne e pelqejme shume pjesen e pare te videos (ate vizatimore) teksa na duket bajate e dyta, nderkohe qe na pelqen me shume pjesa e dyte e kenges dhe pjesa e pare po na duket ok. Teksti i kenges eshte super, gjithsesi nuk mjafton per ta bere hit. Ne jemi fansa te KAOS, por kete here...yep! Ndiqeni dhe gjykojini vete.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ermela dhe Ervini ndahen

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive