
Rita Ora del në treg me një këngë të re këtë verë. Gjatë një shkrimi të publikuar në revistën "Elle" ajo ka treguar se gjatë verës pritet të publikohet singla e saj e parë, por ende nuk është vendosur nëse do të jetë kënga e kompozuar nga Ting Tings apo ëill.i.Am. Më tej, këngëtarja ka folur dhe për albumin debutues i cili tashmë duket se e ka një datë të caktuar e bëhet fjalë për një nga muajt e vjeshtës. Përveç muzikës, midis të tjerash Rita ka folur dhe për miqtë, familjen dhe prejardhjen e saj shqiptare. Tashmë që kemi mësuar se babai i saj është dhe pronari i një pubi në Kilburn (emri i pubit është "Queens Arms") e sigurt që gjatë vizitës në Londër nuk do e lëmë pa e pirë një birrë atje...ku i dihet, ndoshta gjejmë dhe Ritën, e cila e viziton sa herë që është në qytet.
Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/05/rita-ora-del-ne-treg-me-nje-kenge-te-re.htmlVisit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
No comments:
Post a Comment