Thursday, June 30, 2011

Bleona Qereti intervistë në anglisht për FNL -Zbulon datën e albumit


    Ajjjjjjjjjjjj! Fiksim Bleona në këtë intervistë! E lirshme, me humor dhe me një anglishte të pastër. Intervista është marrë nga një festë e zhvilluar pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve të muzikës "BET AëARDS" e cila njihet si "Creme of the Crop". Foton që po ju sjellim janë marrë nga tapeti ndërsa videoja është nga FNL (Fashion Neës Live). Rocco (intervistuesi) e përuron për marrjen e nënshtetësisë amerikane, e pyet me shaka nëse e ka parë statujën e lirisë kur erdhi në Amerikë e Bleona i tregon se në testin për marrjen e pashaportës ajo ishte pyetja e parë që i bënë dhe këngëtarja ishte përgjigjur " E dua Amerikën! E dua Starbucks!" ndërsa oficerja e emigracionit i ka thënë "Të pyeta për statujën jo për Starbucks!" Hahahahahhaha! Gjithashtu këngëtarja ka treguar se po realizon tre këngë me Timberland si dhe Alex Cantrell e Makeba. Në fund të intervistës ajo ka zbuluar datën e publikimit të albumit të ri i cili sipas Bleonës do të dalë në muajin nëndor.Suksese!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

SKANDAL! Prishet "magnetofoni" - Minatori dhe Genta ngelen në skenë


    Kjo është dhe arsyeja përse në Shqipe nuk duhet të bëhen koncerte/festivale live; sepse teknika nuk është në nivelin e duhur! Në fakt dhe atëhere kur është në nivelin e duhur, ke frikë sepse tekniku i pultit a ndonjë i çmendur tjetër, për shkak të hatreve të X apo Y shkojnë dhe ta prishin komplet interpretimin. Personalisht përveçse atij momentit të sharjes i cili mu duk banal dhe pse e kuptoj të nxehurin e artistëve, më pëlqeu shumë sesi e mori në dorë situatën Genta. Sinqerisht më erdhi keq dhe në një moment thashë se do fillonte të qante! Askush nuk e meriton diçka të tillë dhe ti shkatërrohet karriera për difekte që nuk i përkasin artistëve.
    Publiku nuk e di, por një buton një centimetër është i shkreti aty në pult dhe komplet interpretimin e shkatërron e ta nxjerr Celine Dion si Britney Spears.Gjithsesi...HALLALL Genta! Shumë më pëlqeu se si veproi.Ndiqni videon... (pas reklamës)


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kush e urren Norën? + Fotot e reja

Elvana mbërrin në Santorini


    Ne ju treguam të parët se videoja për këngën e re të Elvanës do të xhirohet në Santorini të Greqisë dhe ja ku po ju sjellim provën. Këngëtarja ka postuar në faqen e saj të FB këtë foto e cila është marrë gjatë ditëve të qëndrimit në Greqi. Na vizitoni se do ju sjellim foto të tjera nga xhirimet e klipit.Në Albaniac...e ku tjetër!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Këngëtarëve nga Kosova ju mohohen çmimet në Shqipëri?Huh?


    Më falni çfarë tha Fehu? Po pyes se shpesh herë po dëgjoj nga artistët shqiptarë të Kosovës, të ankohen rreth dhënies së çmimeve në Shqipëri me idenë se shpesh herë shqiptarëve të Kosovës ju janë mohuar çmimet në festivalet që mbahen në Shqipëri. Jo jo jo jo jo jo jo! E dini kush është pyetja e vërtetë? Në një Videofest që zhvillohet në Kosovë e një Çelës magjik, sa herë kanë fituar çmim artistët shqiptar apo ma lër ta saktësoj, sa herë kanë fituar çmimin e parë/të madh artistët shqiptar nga Shqipëria? Pyes, sepse në Shqipëri,artistët nga Kosova kanë fituar çmim të parë si në Kënga Magjike, po ashtu dhe në TopFest,Festivali i Këngës në RTVSH etj. Gjithashtu po të krahasosh koncertet dhe ftesat që artistët nga Kosova marrin nga evenimentet shqiptare me ftesat që artistët nga Shqipëria marrin nga evenimentet në Kosovë, jam i sigurt që raporti është 70% me 30%. Në fakt është turp të bëhet një bisedë e tillë që i përket më tepër kafeneve sesa njerëzve të kulturuar,sepse personalisht shkoj gjithmonë me idenë që Shqipëri-Kosovë janë një e ndarjet e çmimit nuk bëhen sipas kufijve,por sipas artistëve. E gjithë kjo histori e ka fillin kur Armend Rexhepagiqit e disa artistëve të tjerë në "Festivalin e Këngës në RTVSH" dy dekada më parë, nuk ju dha çmimi i parë dhe në mbrapaskena ju kërkuan lekë apo nuk i respektuan si emra të njohur që ishin në Kosovë. Në fakt atë që nuk kuptuan, ishte se; kjo gjë vlente dhe për këngëtarët nga Shqipëria e nuk ishte asgjë personale. Atyre gjithashtu i është kërkuar lekë (e të tjera që s'po i themi) dhe po gjithashtu nuk kanë qënë respektuar ndonjëherë nga klanet e RTVSH. Fstivali i RTVSH ka qënë gjithmonë strikt në pranimin e rrymave të reja dhe teksteve të lehta, e po të shikoni me kujdes edicionet do vini re që këngët ritmike vijnë më së shumti nga Kosova. NUK KA LIDHJE! Po të ishin trajtuar kaq keq artistët nga Kosova, atëherë nuk do merrnin pjesë në festivalet në Shqipëri, po do bënin një të tyrin dhe hajt shëndet! Albaniac ka tetë vjetë (më gjatë se karriera e disave) që sjell informacione për të gjithë artistët shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare me qëllimin që të paktën ONLINE të krijohet një "treg" i përbashkët shqiptar dhe mendojmë se ja kemi arritur qëllimit. Këta shkojnë e hedhin fjalë pa të keq duke krijuar probleme të panevojshme. Le ta ketë thënë me shaka Fehu, nuk është aspak për të qeshur.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Hiti më i fundit nga Klejdi (Claydee) Lupa numër 1 në Qipro

Lori dhe Blero bastardojnë "Sonatën" e Eli Farës


    Kaq keq i paska punët Blero sa po bën duet me Lorin? "Kthehu sonte" mund të kish qënë një hit veror (e ndoshta do jetë) por mua nuk më pëlqen fare vetëm për faktin se nuk arrij ta kuptoj sesi dikush mund "ti fusi duart" në një këngë të tillë si "Sonata" e Eli Farës!!! Një këngë fantastike të cilën Lori ma këndon si në bullgarisht dhe mua po ma bën veshi grrrrrrrrrrrr! O shqipe! Nuk i prek dot kush këngët e Eli Farës o shqipe, e line pastaj "Sonatën" që unë e kam fiksim dhe është një perlë më vete. Ewwww! Jo-fiksim!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Sinani dhe Seldi "kërrcënojnë" Aurela Gaçen


    E kush mund ta mendonte se vëndin e parë të videokëngës shqiptare më të shikuar në YouTube do ta heqi nga posti "Adrenalina" e Sinan Hoxhës dhe Seldi Qalliut. Që prej publikimit të saj gjashtë muaj më parë, dyshja ka arritur të mbledhë 5.063.734 klikime duke premtuar që shumë shpejt t'ja kaloj dhe ti zërë vendin "Origjinale" të Aurela Gaçes e cila pas një viti ka grumbulluar 5.470.894 shikime. Diferenca është e madhe, por nëse ecin me këto ritme...në fund të vitit (të publikimit) një gjë është e sigurtë, "Adrenalina" do ja tejkaloj "Origjinales".
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, June 27, 2011

Ermonela Jaho dhe Inva Mula - Violetat absolute të Veronës



    "Arena di Verona Festival" është një prej festivaleve operistik më gjigandë në botë. Salla/skena ku zhvillohet në qiell të hapur -është më gjigandja në botë,gjatësia e këtij festivali -është më gjigandja,emrat operistik pjesmarrës janë më gjigandët dhe skenat...ah skenat si mund të ishin ndryshe përveçse gjigande (Kam parë një pasqyrë aty tek La Traviat më është bërë fiksim e dua për vete apo nuk është 100 metra e gjatë lol). I themeluar në 1936 në Verona të Italisë, ky është një prej festivaleve më të rëndësishëm në botë dhe më ....e gjetët pra...më gjigandët. Po e përsëris këtë fjalë shpesh herë që të kuptoni sesa i rëndësishëm është ky festival në botën e operas e sesa i jashtëzakonshëm është fakti që dy sopranot shqiptare Ermonela Jaho dhe Inva Mula këtë vit kanë "zaptuar' rolin e Violetës në operan "La Traviata" të Xhuzepe Verdit. Nga nëntë datat e planifukuara për tu vendosur në skenën e "Arenës së Veronës" tetë shfaqje do të interpretohen prej sopranove shqiptare dhe vetëm një datë nga Lana Kos. E IMAGJINONI DOT! Kuptoni që nuk jemi tu fol për "Sheqeren" e Shkurte Fejzës (me gjithë respektin që kam!) Fantastike! Sa shumë do doja të isha aty, megjithëse miqtë e mi do shkojnë kështu që ... ja zëre se dhe unë hahahhaa. Ne do mundohem i të ju sjellim disa foto në javët pasuese nga interpretimet. Momentalisht disponojmë vetëm foto to Ermonelës, pasi Inva i ka shfaqjet të planifikuara vetëm në korrik. Këto janë datat e plota : Ermonela Jaho - 17,24 qershor, 2 korrik, 4,11 gusht. Inva Mula - 16,21,28 korrik.





    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Kënga e re e Bleonës titullohet "Naked"


    Me paraqitjet e saj në tapetet e kuq të disa prej evenimenteve më të rëndësishme në Amerikë, Bleona Qereti na ka nxitur kureshtjen se çfarë projektesh fsheh në studio. Megjithatë, këngëtarja pak e nga pak e fjalë nga fjalë,po zbulon se së shpejti do sjellë një videokëngë të re. Ajo do të jetë në gjuhën angleze dhe titulli i këngës do të jetë "Naked". Gjithashtu intuita jonë na thotë se kjo këngë do të publikohet në tregun amerikan...thjesht intuita. Po mendoni dhe ju atë që po mendoj unë? Do e shkatërrojmë pultin!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Genta në formën e saj më të mirë



    Genta duket se po përgatit një ndryshim-rikthim total duke rinovuar vetveten dhe u përgatitur që gjithçka të jetë në nivelin më të mirë. Ka paralajmëruar videon dhe albumin e ri së shpejti, ndërkohë që vazhdon të publikoj sesione fotografike njërin më hot se tjetrin. Ne këtu po ju sjellim disa nga nga këto foto dhe WOW thjesht WOW.
    ps. Fotot janë realizuar nga Cameron R. Nielson




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Tuna pozon për "1E"

Gold AG dhe Rovena Stefa publikojnë "Thirrëm"


    Kjo është kënga e re e Gold AG në bashkëpunim me Rovena Stefën. Këtë javë kjo këngë është publikuar në internet dhe duke vënë re që cilësia është shumë e dobët, po mendojmë që është ndonjë demo dhe jo versioni përfundimtar se përndryshe....kukuuuuu!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Saturday, June 25, 2011

Elvana Gjata në San Torini për videon e re


    Do jetë Santorini në Greqi, vendi ku Elvana Gjata ka vendosur të xhirojë videoklipin e saj të ri për një prej dy singlave që këngëtarja planifikon të publikojë këtë verë të cilat do jenë të përfshira në albumin e ri. Yep! E dëgjuat shumë mirë! Elvana ka përfunduar punën në albumin e saj të ri dhe fjala është që ai do të hidhet në treg në fund të muajit korrik. Yeaaaa! Videokënga e re do të publikohet dhe në versionin anglisht nën titullin "Out of My Life". Gjithashtu ma thanë dhe titullin në shqip, po unë nuk po e gjej dot emailin tani ndaj...sorry! Herën tjetër :)
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Nora Istrefi përgatitet të thyej rekorde


    Sa video ka realizuar Nora Istrefi këtë vit? Katër apo jo? Që do të thotë se ajo është këngëtarja me më shumë video brenda gjashtë muajve të parë të 2011 DHE këngëtarja ka në plan të realizoj të tjera! Ajo ka treguar se gjatë verës do publikoj dhe një videokëngë të re, e normalisht deri në fund të vitit me këto ritme siç e ka nisur do ketë arritur në dhjetë lol. Marshalla, marshalla! Suksese!
    ps. Më poshtë po ju sjellim një remiks të këngës "Dy shokë" nga viti i shkuar, pasi na pëlqeu shumë, biles më tepër se origjinali :)

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Genta publikon kopertinën e albumit?


    Mesaduket nuk kanë qënë fjalë sa për të thënë, premtimet e Gentës se këtë vit do të publikoj një album të ri në të cilin do të përmblidhen disa prej hiteve të shkuara dhe disa këngë të reja. Këtë javë këngëtarja, ju prezantoi fansave dhe atë çka mendohet se do të jetë fotoja e kopertinës së albumit (sipër). Midis këngëve të reja do të jetë dhe kënga "Te unë" e cila kur ta dëgjoni do ju kujtoj "Doën On me " të Jeremih dhe 50 Cent, pasi kanë të njëjtin ritëm. Këtë herë veç, Genta është siguruar që të jetë legalisht në rregull dhe për këtë janë respektuar të gjitha të drejtat e autorit dhe pagesat përkatëse. Kënga është punuar nga KAOS çka do të thotë se një tjetër hit do kemi prej saj.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Vesa Luma sjell "Ti po don"


    Vesa ka publikuar videokëngën e re "Ti po don" dhe ashtu siç premtoi ka sjell një hit. Kënga është e bukur, megjithëse do kishim uruar që ato prerjet muzikore të ishin disi më të rralla, por gjithsesi pas disa dëgjimesh jemi të sigurt që kjo do jetë një prej këngëve më të dëgjuara këtë verë. E njëjta gjë vlen dhe për videoklipin. Në përgjithësi është një videoklip ok i cili na kujton pak Geri Hariëell tek "Mi Chico Latino". Ne nuk mundemi te ju sjellim videoklipin, sepse një kompani (nëse është e tillë) e njohur si EasyCom pretendon të ketë të drejtat dhe blla blla blla e ka bllokuar për ta ndarë si video në faqet e tjera të internetit. Personalisht një veprim i tillë më duket komplet idiotik, sepse këngëtarët tanë nëpërmjet videove dhe shpërndarjes së tyre në internet kanë arritur të bëhen të njohur për publikun shqiptar, sidomos atë të diasporës i cili organizon dhe koncertet më fitimprurëse. Kjo kompani veç sa i kufizon promovimin dhe në mënyrën më qesharake kërkon të shesi dhe videot e këngëtarëve online. Seriozisht? Hahahahahaha! Nejse, seicili bën zgjedhjet e veta, por unë thjesht desha t'ju bëj të ditur për një moment se nuk kam për të publikuar ndonjëherë ndonjë video e cila mundësohet nga kjo kompani. Shnet!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Friday, June 24, 2011

Tuna - "Dyshemeja" Shiko videon këtu.


    Ky është videoklipi i ri i Tunës, për këngën "Dyshemeja". Ne e kemi postuar dhe më parë, por ky është versioni i plotë dhe përfundimtar e njëkohësisht më cilësor. Ne shumë na pëlqen kënga dhe teksti...i cili me ngjarjet e fundit në jetën e Tunës, merr nuanca personale.Sidoqoftë...ne e ♥



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Emina Cunmulaj në kopertinën e revistës "Jeta"


    Emina ishte para pak kohësh në Shqipëri për të realizuar një sesion fotografik në vendet më të bukura turistike shqiptare, fotot e të cilit do përdoren për fushatën e re publicitare të stilistes Sherri Hill. Për këtë vizitë pune, ajo flet në numrin e ri të revistës "Jeta" e cila i ka rezervuar modeles më të njohur shqiptare dhe kopertinën e qershorit.

    ps. Kushdo që dizenjon revistën "Jeta", JU LUTEMI kërkoni në Google për FREE FONTS dhe ndërrojini atë shkrim në kopertinë se na duket vetja si në 1997, se i ulin vlerën shkrimeve dhe fotove...fiksim!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Fotot më të fundit të Miss Universe Kosova Afërdita Dreshaj

Ardian Bujupin e pushtojnë fansat në Vienë


    Ende nuk ka publikuar këngën e tij të parë, por ka me miliona fansa në Gjermani,Zvicër,Austri,Shqipëri,Kosovë etj. Së fundmi Ardian Bujupi ka qënë për të kënduar në Vienë të Austrisë ku siç do ta shikoni dhe nga videot, është takuar dhe ka dhënë autografe për fansat e tij atje të cilët kanë tejmbushur qëndrën tregtare. Fiksim!




    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Nertila Koka në kopertinën e revistës "Elegance"


    Nuk ka publikuar një këngë prej mëse 20 vjetësh dhe pjesën më të madhe e kalon jashtë vendit,por dhe në vizitat e saj të shkurtra tërheq vëmendjen e publikut. Pjesmarrëse në disa programe televizive ku më së shumti ka qënë e ftuar për të diskutuar rreth temave të ndryshme shoqërore, Nertila me arsyetimet,sjelljen dhe mënyrën e të komunikuarit i ka bërë sërisht shqiptarët të dashurohen pas saj. Së fundmi ajo shfaqet në kopertinën e revistës "Elegance" dhe ne jemi pa fjalë.
    ps: Ne e dimë çfarë do të thotë Elegancë, po ElegancE çfarë kuptimi ka?
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Wednesday, June 22, 2011

Ingrid Gjoni dhe Tony Ray - My Heart Is Crying - VIDEOJA


    Po vijnë rumunët! Po vijnë rumunët po mbathjani! Hahahahaha! Pas Bleros dhe Ingridi duket se është influencuar nga ritmet rumune të diskos, por në ndryshim me Bleron ne na pëlqen kjo këngë. Ndoshta,sepse Ingridi gjithmonë ka kënduar në këtë rrymë muzikore dhe i përshtatet më së miri. Videoja gjithashtu është ok. Ndonjëherë Ingridi duket shumë Hot e ndonjëherë jo (me ato paruket-hiq dorë!) Fiksim fillimi, pjesa tjetër pastaj si çdo video dance në planet. Njerëz të bukur në plazh.

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Angela Martini ♥ Albaniac :)



    Angela Martini ka lexuar shkrimin tonë në lidhje me incidentin në CFDA Fashion Awards dhe i ka pëlqyer. Ajo ka treguar në llogarinë e saj në Twitter se "HAHA Ky është shkrimi shqiptar më me humor që kam lexuar për të (incidentin). LOL Shumë për të qeshur."

    Awwwwwww! Ne na vjen mirë që ajo e ka kuptuar që e kemi pasur me humor dhe sigurisht që e duam shumë (me një sy shkelur këtu :)
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ledio Mehmeti imazhi i firmës VANCL në Kinë



    Modeli shqiptar Ledio Mehmeti, pas daljes në versionin kinez të revistës "GQ" në Kinë, duket se i ka hapur dyert vetes dhe po vazhdon me sukses atje,karrierën si model. Së fundmi ai ka pozuar për fushatën e re publicitare të firmës së veshjeve "VANCL" dhe posterat me imazhin e tij gjenden kudo nëpër qytetet kryesore kineze. Më poshtë ne po ju sjellim disa foto nga kjo fushatë të cilat janë marrë nëpër rrugët dhe stacionet e Beijingut.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Vedat Ademi - Videoja e re "Emrin tim"


    Ne e kemi thënë që na pëlqen Vedat Ademi. Ai është i talentuar dhe ka këngë shumë të bukura ashtu siç është dhe më e reja prej tij "Emrin tim". Gjithsesi një herë në një apo dy vjet ne do dëshironim ta shikonim Vedatin pak më ndryshe dhe më të guximshëm në krijimet e tij të cilat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën përsa i përket formës melodike. Këtë e themi,sepse përndryshe dhe pse të bukura, këto këngë mund të japin efektin e kundërt dhe ta bëjnë monoton këngëtarin, siç ka ndodhur dhe me Bleron,Albanin etj.


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Vrasësi i Emmy i lirë pa u mbushur viti nga vdekja e saj


    Pa kaluar një vit nga vdekja e këngëtares Emmy (Elsina Hidershaj), personi i cili u dënua si fajtor për vdekjen e saj është lënë në gjëndje të lirë. Dënimi prej një vit e katër muaj burg ju dha biznesmenit Këlmendi, pasi u shpall fajtor mbi akuzën e "vrasjes nga pakujdesia", por ai është liruar vetëm pasi ka kryer tetë muaj burg,pasi sipas ligjeve shqiptare koha e arrestimit paraburgor llogaritet dyfish ndaj dhe ai përfitoi tetë muaj falas. Jalla re bir! Ksi ofertash as City Park nuk i ka për vit të ri!



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Ah Ministria e Turizmit!


    Çfarë nuk shkon me këtë foto? Në përpjekjet për të sjellë sa më shumë vizitor në vendin tonë të dashur, punën e dobët për zhvillimin e turizmit në vend, kjo ministri mundohet ta mbulojë me foto mahnitëse nga natyra mundësisht të fotografuara sa më lart në qiell. Gjithsesi të gjithë e dimë që shërbimi,çmimet,pastërtia dhe "bukuria" e qyteteve tona lënë për të dëshiruar dhe zor se mund ti krahasosh me ndonjë shtet tjetër europian që pretendon të mbledhi një milion vizitorë në vit. Po djellin nuk mund ta mbulosh me shoshë, ashtu si nuk mund ti mbulosh me photoshop problemet aq të theksuara të qyteteve tona, ndaj dhe në mënyrën më dështake në faqen e promovimit të turizmit shqiptar, Ministria e Turizmit dhe e 150 dështimeve të tjera gabimisht ka publikuar dhe një foto nga përmbytjet në Shkodër. Mirëseerdhët në Shqipëri dhe do Zoti nuk bie shi!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Tuesday, June 21, 2011

Ah Telegrafi!

Ah Samanta!

NRG BAND kopertina e albumit të ri "IV"


    Të gjithë shtëpiaket dhe fëmijët e tyre do të lumturohen kur të marrin vesh se NRG do të publikojnë së shpejti albumin e ri e tani së bashku do kenë mundësinë që të na terrorizojnë me përsëritje non-stop të "Rina Rina". Hajt pushoni se të gjitha e dëgjoni mos bëni si kullere kot e ja vini fajin kalamojave. Neve na pëlqen kopertina. Aty mund të jenë katër,po vetëm një është Majkëll Xhekson. A mund ta gjeni? Ok Shakatë mënjanë, mendojmë se kopertina e albumit është e bukur dhe albumi do ketë sukses. Urime djema!
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Elvisi është gjallë


    E mbani mend Mr.Elvis? Oooooo si jo?! Ai ka qënë shumë i famshëm nga fillim-vitet 2000!!! Ju mund të kishit kujtuar se ai kish humbur, por nuk është e vërtetë! Ne e gjetëm në YouTube ku në një bashkëpunim me Bora Fera ka publikuar një këngë të re e cila titullohet "Kam jetën time". Po po! Në Shqipëri të gjitha kanë jetën e tyre, por merren me jetën e tjetrit hahahhahaha. Mua më pëlqen kjo këngë për të gjitha arsyet e gabuara (siç thonë amerikanët, se jetojmë jashtë shtetit neve, jena bo si të joshtëm ene kshu, flasim si t'joshtëm edhe shqip se e kena harru shqipen fare, ke pa ti!!!). Në fillim unë mendova se ishte bullgarisht kënga, po kur dëgjova /kam jetën time/, e kuptova se nuk ishte bullgarisht, se pjesën tjetër të tekstit nuk e marr vesh. ABSOLUTISHT PO që është e vërtetë! OZM sa bukur i bien ato puplat nga qielli! Fiksim kur këndon /Nëse më shkrepet dua të shkoj/Po t'ma thotë mendja do të qëndroj/ . Dy komanda mendja e kësaj ; Ose Shkrepet, ose Ja thotë. FIKSIM këtë këngë OPAAAAAA!

    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Mark Marku dhe Marcela Oroshi nuk fitojnë "Kroacia kërkon një yll"


    Dhe pse i vlersuar më së miri nga juria, shqiptari Mark Marku i ka dhënë fund konkurimit në konkursin e talenteve muzikore "Kroacia kërkon një yll" duke i dhënë udhë finalistëve Goran Kos dhe Marcela Orosi të cilët javën që shkoi "luftuan" për titullin kryesor. Ne kishim menduar se në një treshe finale ku dy janë shqiptarë, një nga tanët do e fitonte, por ja që harruam për pak se Kroacia është Ballkan dhe...ja dhanë të tyrit. S'ka gjë se dhe kur të konkuroj ndonjë kroat tek "Ethet..." dhe ne do e çojmë deri në finale dhe pastaj do ja japim Luizit çmimin.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Blero sjell Romanian Love në Shqipe.


    Mesaduket kur Inna ishte në Shqipëri për koncert, diku nëpër kuinta duhet ti ketë rënë dhe kjo demo e papërfunduar, të cilën e paska ka gjetur Blero dhe ...ja ku e keni "Summer Love". Ne e dimë që ritmet rumune tashmë janë popullore në mbarë botën, por kjo s'do të thotë që të gjithëve mund t'ju shkoj. Melodia është e bukur dhe videoja e këndshme, por vokali i Bleros nuk shkon me këtë këngë. Normale që falë ritmit do bëhet hit...por ne as nuk jena tu e shkarku. Ndoshta do presim ndonjë remix. E një pyetje...përse kanë filluar të gjithë bëjnë këngë me refren një fjali që përsëritet 120 herë? A po vuajnë për tekste apo janë bërë të gjithë poetë? I shkatërrojnë këngët kot. Summer Love në titull, summer love në strofkë,summer love në refren,summer love në mbyllje. Bllajk!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Monday, June 20, 2011

Sinani dhe Seldi së shpejti me album bashkë.Ja kopertina!


    Ca shokë luajnë futboll bashkë, ca pijnë kafe, ca dalin xhiro, Sinani dhe Seldi bëjnë album. Pas një kënge,një videoklipi ,e një turneu në Europë,Australi etj, ata tashmë vijnë para jush me albumin "Kur të pendohesh" dhe ne këtu po ju sjellim eskluzivatimamente tatatatatata kopertinën e këtij albumi.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Desperate Housewives of Kosovo


    Tuna sapo u nda nga bashkshorti, Genta përfundoi një lidhje të gjatë dashurie, Nora e mban të fejuarin larg medias dhe kushedi sa herë i kanë ndarë e bashkuar...Të tre këngëtaret kanë vendosur të kalojnë pushimet së bashku në plazh, duke pozuar dhe si "Charlie's Angels", por që ne më tepër na kujtuan femrat e "Desperate Housewives" lol.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Rozana Radi: Fotot i shiti Rezarta Shkurta për $200


    Në lidhje me fotografitë nudo të këngëtares Rozana Radi të cilat u publikuan javën që shkoi tek "Panorama", këngëtarja është prononcuar ashtu siç pritej dhe ka treguar se ato jo vetëm që i janë vjedhur nga kompjuteri por edhe janë shitur. Sipas Rozanës, fotografitë i janë shitur "Panoramës" për 200.000 lekë të vjetra nga këngëtarja Rezarta Shkurta me të cilën ka pasur marrëdhënie dhe zënka të këqija që prej "Shpija VIP" në Kosovë. Ne nuk dimë sesa është e vërtetë, por nëse Rozi thotë kështu...ashtu do jetë. Rozi gjithmonë ka të drejtë! Më pas, duke treguar të bukurën e Durrësit dhe femrat e Butrintit, ajo ka munduar ta bëj sa më normale këtë ngjarje...po mi po! Jo po të fillojnë dhe Davidat e Mikelanxhelos tani nëpër panorama se dhe ato kemi mangut hahahhahaha.
    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

OMG! Britney Spears kopjon Elvana Gjatën!!!



    HAHAHAHAHAHA! Imagjinoni sikur reklama e këngës së re "I Wanna Go " të Britney Spears, të kish dalë përpara premierës së klipit të Elvana Gjatës!!! Do ish mbushur Facebook me akuza për kopjim. "Eme ja tek mikrofoni, ja si e ka bërë tamam si Britney!" Po tani që Britney e ka publikuar më vonë? Thua e ka kopjuar Britney Elvanën? Line mikrofonin, po shikojeni dhe me pantallona të shkurtra të rrjepura e me xhaketë e me dorashka. Jo jo, kjo nuk është rastësi! Ka shumë mundësi dhe ja cila është teoria jonë. Linda Halimi, ka treguar se ka takuar Britney Spears ,motrën dhe babain e saj në Amerikë (I know right!?), biles Jamie Lynn dhe i ka postuar mesazh në Wall në Facebook (OMG!) Mesaduket kur e kanë pyet për kengëtaret shqiptare, Linda i ka tregu dhe për Elvanën, e kur Britney ka parë videon e fundit ja ka kopju edhe pjesën e mikrofonit. IMAGJINONI! Linda i ka taku pardje, sot ka dalë reklama. Kjo duhet të jetë!


    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
Sunday, June 19, 2011

Kënga e re e Ardian Bujupit


    Nuk është ende zyrtare,por këto janë fragmentet e reja nga debutimi i Ardian Bujupit në tregun europian. Këngëtari shqiptar, finalist në "DSDS" të Gjermanisë duket se ka ngjallur interesimin e fansave të cilët pas publikimit të kësaj videoje (shikoni më poshtë) e kanë aprovuar këngën me 72% të votave dhe mendojnë se do jetë e suksesshme. Të njëjtin mendim kemi dhe ne, pasi ritmi është fantastik. Që prej fillimit na ka pëlqyer Adriani, jo vetëm prej vokalit, por dhe prej stilit në veshje e në prezantim. Suksese!






    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Linda Halimi publikon video,këngë dhe niset për në Amerikë!


    Kjo është botë më vete dhe zor të kutphet se çfarë i shkon nëpër mendje, por videoklipi i "Kohën do ta ndal" është videoklipi më i keq i këtij viti. Duket sikur janë mbledhur çunat e lagjes dhe opa! Kënga pavarsisht se në ritmet e viteve '90 nuk është dhe aq e keqe, por s'ka për tu bërë hit. Ndërkohë ne nuk e kuptojmë se përse ajo ka zgjedhur të realizoj këtë këngë në videoklip dhe jo "Take Me" një bashkëpunim me Big D, e cila është vërtetë këngë e bukur dhe kënduar super nga Linda, e cila e kombandon vokalin në përshtatje me melodinë pa egzagjerimet e zakonshme të vokalit. Personalisht do kisha preferuar këtë këngë pa pjesën rrep, por gjithsesi është super. Këto dy këngë Linda i ka publikuar përpara se të nisej për në Amerikë, ku thuhet se do të qëndrojë për disa javë, për të realizuar disa projekte muzikore.



    Source URL: https://antoinettenikprelajpirates.blogspot.com/2011/06/
    Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection

Popular Posts

My Blog List

Blog Archive