
Tatatatatatatatatata! Falë lirshmërisë së Facebook, shumica e këngëtarëve i kanë dhënë dorën gazetarëve dhe pasi kanë bërë menaxherin,stilistin,kompozitorin,koreografin,zëdhënësin e shtypit dhe biznesmenin muzikor....tani kanë vendosur të bëjnë dhe gazetarin. Nuk e di pse (si këngëtarëve dhe artistëve) ju ka hypur në kokë që mund ti bëjnë të gjitha, kur nëse mbani mend, në hartime 90% e klasës nuk i lidhte dot dy fjalë. Do jenë ai 10% këta.Ok! Na falni!
Kthehemi tek lajmi. Teksa kanë provuar të përcjellin informacionet rreth vetes dhe aktiviteteve të tyre në Facebook, shumë prej artistëve e kanë gjetur veten në telashe, pasi ajo çka ata kanë publikuar ose është keqkuptuar ose keqpërdorur nga një pjesë e shtypit. Për të mos folur pastaj për fotografitë e albumeve, që i gjen kudo me diçitura nga më të ndryshmet. Nuk guxon njeriu të publikoj një foto duke u përqafuar me miqtë se neser del i fejuar në faqe të parë lol. Po rasti më ekstrem i ka ndodhur këngëtares Shkurte Gashi, e cila ka publikuar në fillimviti këngën "2 pika dashuri" një kompozim i Flori Mumajesit. Më pas, në mënyrë të mistershme apo duhet të them të pakujdesshme, dikush nga rrethi i bashkëpunëtorëve të Shkurtes ka hedh në YouTube/Facebook versionin demo të kësaj kënge i cili këndohej nga Flori vetë, dhe i kanë vendosur titullin "Dashuria". Si përfundim...versioni i Florit jo vetëm që është bërë më popullor dhe përhapur kudo, por e ka lënë nën hije origjinalen. Hahahaha! Vetëm në Shqipëri. Pavarsisht, lajmërimeve të dy këngëtarëve për të përgënjeshtruar lajmin...fansat vazhdojnë të ribotojnë "Dashuria". Mend për herë tjetër eh? lol
Visit antoinette nikprelaj pirates for Daily Updated Hairstyles Collection
No comments:
Post a Comment